Në Prizren vritet mjeku Ndue Gega

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
Në Prizren të mërkurën pasdite është vrarë mjeku, Ndue Gega, derisa po dilte nga ndërtesa e spitalit, ndërkaq vrasësi Xhon Pnishi është vetëdorëzuar në Polici.

Siç njofton Policia e Kosovës, Gega ka qenë i plagosur rëndë dhe 30 minuta pas sulmin ka ndërruar jetë.

Viktima ishte mjek ortoped nga fshati Shpenadi, Komuna e Prizrenit dhe në atë kohë posa kishte dalë nga vendi i tij i punës në Spitalin e Prizrenit.

I dyshimti i këtij rasti, Xhon Pnishi (1965) nga fshati Mejë, Komuna e Gjakovës, kishte ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tij Mercedes, ndërsa me vonë është vetëdorëzuar tek patrulla e Policisë, e cila ishte vendosur pikërisht për këtë rast në hyrje të qytetit të Gjakovës, në të njëjtin vend ai ka paraqitur edhe armën revole e kalibrit 9mm, armë e cila dyshohet të jetë përdorur për të kryer veprën penale vrasje.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Policisë, para shtatë muajve viktima kishte ndërmjetësuar në fejesë - në mes të vajzës së të dyshimtit dhe një personi tjetër. Para afërsisht një jave, të fejuarit janë ndarë nga njëri tjetri dhe dyshohet se ky ishte arsyetim i mjaftueshëm për të dyshimtin për të kryer veprën penale të vrasjes. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top