Kresha
A pretty face can never trick me
Shumë të burgosur kanë bërë kërkesë për falje. Një gjë të tillë ata e kanë bërë pas hyrjes në fuqi të ligjit i cili e rregullon këtë çështje.]
Falja e parë pritet të ndodhë më 17 shkurt, në njëvjetorin e pavarësisë. Komisioni përkatës është duke shqyrtuar kërkesat e rreth 500 të burgosurve.
Rreth 500 të burgosur në Kosovë janë në pritje të mëshirës së presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Ky i fundit pritet që të martën, në përvjetorin e parë të pavarësisë së Kosovës, të bëjë faljet e para për personat që kanë rënë në kundërshtim me ligjin, e si të tillë kanë bërë kërkesë për falje.
Ndonëse nuk është bërë e ditur zyrtarisht se falja do të ndodhë më 17 shkurt, komisioni përgjegjës në Presidencë, tashmë i është përveshur punës.
Shërbimi korrektues i Kosovës, sipas drejtorit Resmi Hoxha, ka pranuar kërkesa për falje nga 509 të burgosur.
Një kërkesë të tillë, të burgosurit që kanë aktgjykime të plotfuqishme, kanë pasur të drejtë ta bëjnë nga koha kur ka hyrë në fuqi Ligji për falje, më 30 janar, e deri më 5 shkurt të këtij viti.
"Konform ligjit, ne i kemi pranuar kërkesat. I kemi kompletuar dhe përpunuar lëndët ashtu siç është kërkuar me ligj dhe si të tilla i kemi dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila pas një dite i ka dërguar ato në Presidencë", sqaroi për gazetën Resmi Hoxha./express/