Në prag Evropiani “XL” me 24 skuadra

_King_Arthur_

Mbret i Elbasanit
Më 26 shtator, në Borso, pritet transformimi i “Euro”-s në një mini-Botëror

UEFA, për momentin, ka vendosur të mos marrë asnjë vendim. Ka përfunduar ultimatumi i parë, Euro 2012 do të mbetet në Poloni & Ukrainë. Do të flitet sërish në vitin 2009.

Por nuk përjashtohet që më shpejt të diskutohet për ta ndryshuar Evropianin, ku interesat janë të shumta për të konfirmuar një ide të shprehur tashmë, por që duket shumë komprometuese.

Do ta thotë shefi ekzekutiv i UEFA-s, Platini, më 26 shtator në Bordo: në axhendë, edhe transformimi i Evropianit në një mini-Botëror (24 kombëtare) dhe modeli i ri i Kupës UEFA.

Euro 2012

Në Blater vuan me Afrikën e Jugut, nuk vuan më pak Platini. Raporti i Lambert konfirmon që punët po ecin mirë në Poloni, por ngadalë në Ukrainë; premtime të pafundme, po aq sa edhe probleme.

Kriza politike në Kiev e përkeqëson edhe më shumë dhe kooperimi midis Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë është një tentativë ekstreme. Por për momentin as që bëhet fjalë për kthim mbrapa.

Plani B

Gjithçka është shtyrë, duket se në mbledhjen e marsit të Komitetit Ekzekutiv (Bukuresht): UEFA do të vlerësojë një raport tjetër. Pra që do të thotë dy gjëra: 1) sa më shumë kohë kalon, aq më pranë zeros janë shpresat e Italisë, sepse, në këtë rast, Ekzekutivi do t’i jepte 2012 vetëm atyre që janë gati 2) favoritet për ta marrë janë Anglia dhe Spanja (kampione e Evropës).

Por për të marrë Evropianin s’është e lehtë. Në Zgjedhjet e UEFA-s në 2011-ën nuk pritet revolucion në raport me Lindjen.

Euro me 24

Në kompensim, mund të jetë Evropiani i madh 2016: Evropiani me 24 skuadra është gati realitet. Studimi i përfitimeve të UEFA-s është “Ok”, Platini beson se ka “Po”-në unanime të 53 federatave.

Sigurisht, një fazë finale me 24 skuadra do të ulë cilësinë, me finaliste gati një skuadër në dy. Rritja me 50% të skuadrave nuk do të rrisë përfitimet me 50%, kështu i bie më pak para për kokë. Por UEFA i ka llogaritur të gjitha.

Formula e re

Nuk është e sigurt që Ekzekutivi do ta aprovojë edhe formulën e fazës finale dhe atë të eliminatoreve.

Në rast se Platini preferon një Evropian të tipit “Usa 94” apo “Italia 90”: 6 grupe me nga 4, në çerekfinale 2 të parat e çdo grupi dhe 4 të dytat më të mira.

Alternativë për studimin: 8 grupe me nga 3, me vetëm 1 të eliminuar dhe pastaj një fazë e re në grupe, që do të na kthejë në formulën ekzistuese.

Ekziston ideja për një Evropian me 20 skuadra, por duket e vështirë. Për t’u diskutuar janë edhe eliminatoret: Do të duhet të qëndrojë sistemi i konsoliduar, 8/9 grupe, por më shumë shanse: dy të parat menjëherë në fazën finale dhe të tretat në “play-off”.

Ndryshon UEFA

Do të diskutohet edhe për Kupën e re UEFA, e cila nga 2009-‘10 do jetë një kopje e Champions me fazë paraeliminatore: faza në grupe (12 në vend të 8 të Champions), kështu që eliminimi direkt vetëm në 16-she.

Mungon emri: është propozuar “Euro League”, por Platinisë nuk i pëlqen. Atëherë do të konfirmohet emri historik? Ku i dihet.

KUPA e re UEFA

Në 2009-‘10 Kupa UEFA do jetë një kopje e Champions me fazë paraeliminatore: faza në grupe (12 në vend të 8 të Champions), kështu që eliminimi direkt vetëm në 16-she

top-channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top