Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Albina Hoxha
Shekulli

Jemi në periudhë pushimesh. Kryeqyteti në fundjavë është bosh. Ndërsa vendet bregdetare janë të mbipopulluara. E çfarë na shohin sytë në plazhet tona! Jo më larg se Durrësi, përveç atyre që bëjnë paradë për modën e fundit të rrobave të banjës, ka edhe femra që shkojnë buzë detit e qëndrojnë poshtë çadrës, me perçen myslimane. Kjo gjë, ne të “Jetës” na bëri kureshtarë për të mësuar më shumë për këtë kulturë fetare dhe deri ku shkon ndalimi dhe lejimi i perçes në plazh...

myslumuante-ne-plazh.gif

Në fakt, ato vajza e gra sillen si gjithë pushuesit e tjerë, por të qenët me perçe i dallon nga të tjerët.

Për të mësuar më shumë për rregullat e myslimanëve dhe për të pyetur në lidhje me besimtaret me perçe në plazh, ne kemi biseduar më teologun Dorian Demetaj, i cili është anëtar i kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ai theksoi se: “Në të vërtetë, femra myslimane nuk duhet të shkojë në një plazh ku ka meshkuj dhe femra, të cilat janë të veshura me rroba banje, për arsye se ashtu siç nuk u lejohet atyre njerëzve që të vështrojnë pjesë të trupit të femrës myslimane, po ashtu edhe asaj nuk i lejohet që të vështrojë tek të tjerët ato që ajo vetë nuk ua shfaq atyre personave. Kështu që një femër myslimane, e cila e ka kuptuar ashtu si duhet islamin, nuk bëhet shkak në asnjë lloj rrethane që të tërheqë vëmendjen dhe vështrimet e të tjerëve”. Pra Komuniteti Mysliman thotë se femra myslimane nuk mund të shkojë në vende publike, aty ku bie në sy dhe dallohet nga të tjerët, pasi këtë nuk e lejon feja islame. Lind pyetja se ku mund të shkojnë femrat myslimane në plazh. Në fakt, pas kërkimeve tona na rezulton se nuk ka vende të posaçme. Vetëm në Spille (Kavajë) ndodhet një vend i tillë. Në këto kushte, duke qenë se edhe mjekët e rekomandojnë plazhin për një sërë sëmundjesh, në një intervistë për “Shekullin”, dermatologia Blerta Gjoni na tregon se nëse nuk ekspozohet lëkura në rrezet e diellit, atëherë nuk marrim asgjë nga të mirat e plazhit. “Mosekspozimi në diell nuk përthith rrezet e diellit, aq më tepër nëse trupi ynë nuk ka kontakt me to dhe me rërën. Mosekspozimi në diell bën që lëkura të mos i marrë të gjithë komponentët”, -shprehet ajo. Dermatologia shton më tej se nëse personat nuk mbajnë veshje të përshtatshme, si për shembull me ngjyrë të errët e rënduar, sipërfaqe trupi të mbuluara, pelenat tek fëmijët e vegjël; rrezikojnë të shfaqin probleme në lëkurë. Sipas saj, kjo ndodh për arsye të ndotjes së veshjeve që mbajnë. Nëse mjeku thotë se me një veshje të tillë ka rrezik të sëmuresh, nga ana tjetër Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thotë se një besimtare myslimane nuk duhet të shkojë në plazhe ku dominojnë femrat me rroba banje, atëherë përse në plazhe shohim femra të mbuluara ?! Përse shkojnë ato në plazh?!

KMSH: Besimtaret nuk duhet të shkojnë në plazhe të populluara

Teologu Dorian Demetaj jep argumentet se përse një besimtare nuk mund të shkojë në të njëjtin plazh me të tjerët dhe e veshur sipas besimit mysliman, me perçe, tërësisht e mbuluar...

A duhet të shkojë një besimtare myslimane e veshur në plazh?

Shkuarja në plazh në vetvete nuk është e ndaluar as për femrën dhe as për mashkullin mysliman, por kjo shkuarje ka rregullat e saj morale dhe fetare, të cilat çdo mysliman dhe myslimane përpiqet t’i respektojë.

Femra myslimane veshjen e saj e ka obligim dhe adhurim të veçantë për Zotin, kështu që edhe nëse ajo shkon në plazh, duhet të jetë e veshur. Por nëse ekzistojnë vende të posaçme ku femra myslimane mund të shkojnë në plazh vetëm në prezencën e bashkëshortit, atëherë ajo mund të zbulohet, gjithmonë nëse nuk ka persona të tjerë që mund ta vështrojnë, përveç bashkëshortit.

Po e veshur, a nuk tërheq vëmendjen e të gjithëve?

Në të vërtetë, femra myslimane nuk duhet të shkojë në një plazh ku ka meshkuj dhe femra të cilat janë të veshura me rroba banje, për arsye se ashtu siç nuk u lejohet atyre njerëzve që të vështrojnë pjesë të trupit të femrës myslimane, po ashtu edhe asaj nuk i lejohet që të vështrojë tek të tjerët ato që ajo vetë nuk ua shfaq atyre personave. Kështu që një femër myslimane, e cila e ka kuptuar ashtu si duhet islamin, nuk bëhet shkak në asnjë lloj rrethane që të tërheqë vëmendjen dhe vështrimet e të tjerëve.

Përse nuk lejohet që të shkojë në plazh si gjithë të tjerët?

Femra myslimane nuk ia lejon vetes që t’i shfaqë njerëzve të huaj trupin e saj, por në të njëjtën kohë edhe asaj nuk i lejohet që të vështrojë tek të tjerët ose të tjerat atë që ajo nuk ua shfaq atyre.

اfarë thonë rregullat tuaja në këtë rast?

Rregullat tona janë të bazuara në Kur’anin famëlartë, kështu që gjithçka që është në kundërshtim me rregullat e poshtëpërmendura është thyerje e këtyre rregullave, të cilat janë obligime si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

Blerta Gjoni: Mos shkoni në plazh me veshje të papërshtatshme

Mjekja dermatologe tregon se është e rrezikshme të shkosh në plazh me veshje të papërshtatshme pasi rrezikohet marrja e një sërë infeksionesh. Më tej ajo shton se edhe pelenat tek fëmijët janë të dëmshme në plazh. Veshjet e ndotura çojnë në shfaqjen e infeksioneve të ndryshme në lëkurë

Përse rekomandohet vajtja në plazh?

Të shkuarit në plazh rekomandohet për të marrë jodin, ngjyrën e lëkurës dhe një sërë komponentësh të tjerë të rëndësishëm për shëndetin. Ekspozimi i rregullt në oraret e përshtatshme ndaj diellit i jep vitalitet lëkurës, nxit mikroqarkullimin e gjakut nën lëkurë, ndihmon në përthithjen e rrezeve të diellit, në forcimin e kockave tek moshat e reja si dhe tek prania e duhur e kalciumit në trup tek moshat e vjetra.

اfarë marrim ne nga rrezet e diellit?

Rrezet e diellit i japin ngjyrën lëkurës, por duhet pasur kujdes që të mos ekspozohemi në diell kur nuk kemi një lëkurë të shëndetshme dhe pa probleme. Ekspozimi i tepërt nën rrezet e diellit dhe në oraret e papërshtatshme (ora 11-16) mund t’i acarojnë, por nganjëherë edhe t’i shpërthejë sëmundje të tilla si: acne rozacea, vitiligo (mungesë e pigmentimit të lëkurës), herpes simplex, lupus eritematoze.

Pse është e rëndësishme të shkohet në plazh një herë në vit?

Pikërisht për të mirat që ofron deti, ujin i kripur, rrezet e diellit dhe gjithçka tjetër.

Nëse shkojmë në plazh dhe nuk ekspozohemi në diell, i marrim të mirat prej tij?

Nëse nuk ekspozohemi në diell nuk marrim asgjë. Moseksozimi në diell nuk përthith rrezet e diellit, aq më tepër nëse trupi ynë nuk ka kontakt me rrezet e diellit, me rërën etj. Mosekspozimi në diell bën që lëkura të mos i marrë të gjithë komponentët e lartpërmendur. Pra nuk merr asgjë nga koha që kalon në plazh pa u ekspozuar në diell.

Po nëse në plazh vishemi me rroba, ç’ndodh?

Personat me veshje jo të përshtatshme (me ngjyrë të errët e rënduar, sipërfaqe trupi të mbuluara) në periudhën e plazhit rrezikojnë të kenë probleme në lëkurë për arsye të ndotjes së veshjeve që mbajnë edhe nga ujërat jo shumë të pastër pranë zonave të plazhit ku ka derdhje të ujërave të zeza.

Cili është rreziku që vjen nga rëra dhe uji i ndotur?

Uji dhe rëra e ndotur mund të bëjnë që edhe te persona që nuk vuajnë nga sëmundjet e lëkurës të shfaqen sëmundje me natyrë bakteriale e infektive si dermatozat bakteriale, impetigoja që preferon më shumë të shfaqet moshat pediatrike duke u shfaqur me elemente në lëkurë si flluska, papula eritematoze, që shoqerohen edhe me prurit (kruarje). Këto persona në asnjë mënyrë nuk mund të vazhdojnë të bëjnë banjë dielli dhe të lahen pa u vizituar dhe konsultuar nga mjeku specialist dermatolog.

Cilat janë sëmundjet më të shpeshta të lëkurës që hasen në këtë periudhës?

Sëmundjet më të shpeshta janë dermatitet bakteriale, intertrigo mykotike, celulitis, erisipela që kërkojnë detyrimisht të drejtohen tek mjekut. Dermatolologu përcakton terapinë mjekuese si dhe parandalimin e komplikacioneve që ato mund të krijojnë.

70% e Shqiptarëve janë myslimanë. Kjo shifër është përafërsisht pasi nuk ka të dhëna të sakta. Besimi islam në Shqipëri është feja kryesore dhe ka numrin më të madh të besimtarëve.

Citime nga Kurani

Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.

Thuaju edhe besimtarëve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet.

(Marrë nga Kur’ani Famëlartë En-nur, 30 – 31 )

Ku mund të shkojnë femrat myslimane në plazh?
Në fakt nuk ka shumë zona dhe nuk janë të përcaktuara qartë, posaçërisht për këtë kategori. Një vend i veçantë vetëm për këtë grup është në plazhin e Spillesë, në Kavajë. Atje në një qoshe ka vetëm familje myslimane, të cilat janë të veçuara nga pushuesit e tjerë. ثshtë një luginë, e cila është krijuar nga dy kodra të vogla me rërë, por që e izolon pamjen. Aty femrat myslimane lozin me fëmijët e tyre, bëjnë plazh dhe shtrihen në rërë. Ky plazh është quajtur “Plazhi i Burkës”. Ai është i vetmi i kësaj natyre në gjithë bregdetin shqiptar. Plazhi është pak larg dhe duhet të ecësh në këmbë për të mbërritur aty. A duhet të ketë më shumë plazhe vetëm për femra, për gratë e devotshme myslimane, të ndarë nga meshkujt?
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

Nga: Albina Hoxha
Shekulli

Jemi në periudhë pushimesh. Kryeqyteti në fundjavë është bosh. Ndërsa vendet bregdetare janë të mbipopulluara. E çfarë na shohin sytë në plazhet tona! Jo më larg se Durrësi, përveç atyre që bëjnë paradë për modën e fundit të rrobave të banjës, ka edhe femra që shkojnë buzë detit e qëndrojnë poshtë çadrës, me perçen myslimane.
myslumuante-ne-plazh.gif

Citime nga Kurani

Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.

Thuaju edhe besimtarëve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet.

Nese kjo gazetareja, Albina, e Shekllit - 21 :syze::hathonjeme kete shkrimin ka pershkruar vajzen nga fotoja apo dicka te tille kam pershtypjen se gabon kur e quan goce apo femer me perce. Ne realitet kjo goca ne foto eshte me shami nderkohe qe perce-ja eshte dicka krejtsisht tjeter.

E ne qoftese Albina, ka pershkruar raste te femrave me perce dhe fototn veq e ka vu kot sa per ilustrim kam pershtypjen se munde te jete shkrimi i vitit me ilustrimin me banal: foto-shkrim.

Tani sa i perket pergjigjes rreth temes kam pershtypjen se mjafte mire e ka dhene perfaqesuesi i Komitetit Musliman. Gjithashtu edhe ne Kuran duket mjafte mire e spjeguar (gjithmon nese eshte perkthyer mire por ky perkthimi qe gjendet ketu nuk pranohet nga nje pjese e muslimaneve) :syze:.

Megjithate qejfe-qejfe kjo dynja por kan plakat: ''Nuk eshte mire mu dallu si dhia nder dele''.
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

secili ka deshiren dhe lirine e vet, te shkoje ne plazh ashtu sic do dhe si e ndien veten rehat.
sa per vajzat e grate me shami, normale qe eshte me mire te shkojne ne ambiente jo kaq te populluara ne menyre qe te jene edhe me komode per veten, dhe per syte kureshtare te te tjereve, ( edhe pse nuk ka asgje per t'u habitur ne kete mes, po hajt mo, ne asnjehere nuk shohim punet tona. mbase nuk kemi, se po te kishim sdo gjykonim te tjeret)
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

Njerz me me shum paragjykime se ne shqiptaret nuk gjen askun !po kush e din ajo mbase per ndonje arsyje te fort ka ik ne plazh ndoshta ? ajo me mir se ne i din rregullat e fes..... ne kemi mbet ti qajm hallin e tjerve por vertet keta gazetaret paparac te mdhenje jan.
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

Une e shoh vetem me perçe, dhe nuk besoj pa e pare me syt e mi edhe me bikini..;)
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

Lauri me perce e shiikoj dhe un se me fustanin e bardhe dhe me meng te gjata ka dal , nese nuk quhet perce por quhet kadaif mua pak pune me prish kjo besimtare e devotcme ndodhet ne nje vend te ndaluar .Jo me larg se para 1 muaj kam par un me nje perce te zeze burri ishte me rroba banjo gruja e veshme deri ne fyt tek tropikali ne durres , te pakten nese mer mundimin me mbajt nje besim mos e shkel besimin tend .Nese ste lejohet te shkosh ne plazh mos shko mbaje deri ne fund ose me mir ta heqi percen dhe te bej nje jet si gjith te tjeret , se mu ky xhest me lejon te kuptoj qe kjo e mban me tregu qe beson por ne fakt nuk beson .
 
Pe: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

Un skuptoj ku o problemi ktu
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

I nderuar Lauri...

Aty femrat muslimane shkojn veq ne lloj shetitje, por jo gje tjeter.

Per ate eshte e pelqyer qe ato te shkojn ne deti ne kohen kur nuk ndodhen te zhveshurit aty...
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

e nderuar jetesa per cfare shkojn per shetitje un e kam par me syt e mi nje skene te shtrire ne shazllon dhe nese ti thu qe ska njeri te zhveshur aty shikjoje mire foton ke nje me rrypa blu :)

Master ska asnje lloj problemi dhe asgje te keqe .
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

jo jo Angel une e di qe shkojn per si shetitje aty...keshtu kam degju...

Me tej smund te them gje...
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

dhe un spo e vej ne dyshim ate qe thu ti ka shum qe shkojn per shetitje , por un 1 kam par skam par 100 kshu qe ajo 1 smund te perfaqesoje gjith femrat myslimane.
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

Ehh ne tmizes...E ka then mire ai i shkreti...Nga mer bab gamorin tat, lol
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

Gazetari qe ne start te titullit eshte ngaterruar me fjalen perqe ! Ai se pari duhet mesuar ato gjera elementare qe jane ne besimin Islam e pastaj te marre ate te drejte te merret me gjerat tjera .
Simbas ketij artikullit te postuar , ose me mire me thene simbas gazetareve shume kurreshtare per femrat me "perqe"' apo pa te , s'duhet ti shijojn te mirat e detit natyres ato fare . Ato edhe pse i perkasin nje besimi nuk ben ti shijojn keto te mira ! Faji i tyre s'eshte aspak sepse ne shqiperi me sa e di une ka shume pak vende ose fare nuk ka te caktuara per pushime per besimtare te feve te caktuara. Faji eshte i shoqeris ne shqiperi , i njerzeve qe qdo gje si detin si token si qdo te mire natyrore nuk e perdorin me perputhje me ligjet e Zotit . Edhe mua me pelqen deti dhe kam deshir te shkoj ne deti por menyra se si njerzit si e kan bere jeten , se si jeta e tyre eshte ne perputhje me ligjet e Zotit e bejne te ndaluar prezentimin ne ato vende .
Por qka me len pershtypje nda disa ketu ne forum , ju po e dini se prezentimi ne vende te tilla nuk ben te jete per besimtaret , e si athere ja lejoni vetes ket gje ? Do te thote ju nuk jeni besimtare !
Keshilla ime per te gjithe ata qe mirren me veprat e te tjereve , e ndersa veprat e veta i harrojn . Ju kisha lut mirruni me veprat e juve e sdo te ju shkoj mendje per veprat e te tjereve më, se nuk me jeni asnje engjuj nga veprat qe te merrni te drejten ti gjykoni njerzit. Per veprat tona kujdeset dhe e drejte e mbikqyrjes dhe e gjykimit eshte Allahu , e nuk eshte e drejte e askujt tjeter.
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

Per mendimin tim cdo njeri eshte i lire te bej cte doje. Neqoftese kjo gruaja donte te shkonte ne plazh, mire ka bere. Kush ja ndalon? Askush. Kur nuk e merr ajo mundimin te mendohet per fen e saj, perse valle ta marim ne te tjeret qe as nuk e njohim. Secili ka arsyet e veta, profeson fen ashtu sic e koncepton. Tani mbase gazetarja ka gabuar duke then "perçe" ne vend te "shamis" por sme duket fundi botes. Gjithsesi skemi pse ja qajm hallin perderisa ka plote besimtare qe sot nuk i zbatojn te gjitha rregullat, flas per mysylmanet. Besoj se sot njerezit po mesojn te ecin me hapin e kohes dhe po i lene pas disa gjera, ka kush i zbaton ka dhe nga ata qe i lene le. Mua personalisht sme bejn pershtypje sjam askush per te gjykuar dhe disa persona kete duhet te mesojn te bejn mos te gjykojn shume se per kete shumica e shqipetareve e bejn me vrap.
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

thote ZOti: Cdo kush eshte pergjegjes per ate qe vepron, keshtu qe cdo njeri jep llogari per veprat e veta... Tani ramazan, beni sa me shume lutje e falje dhe beni pak pushim sa i perket bisedave te kota, :p.... ketu ne shqiperi paska aq shume halle saqe ceshtja e nje gruaje me shami ne plazh eshte si nje grimc rere ne shkretetire....

gjthss mendimi im pa e lexuar artikullin po vetem nga titulli do thoja:

SIpas vendit dhe kuvendit, per nje vvajze me shami seshte e pershtashme te shkoje ne plazh ku te gjithe vishen me bikini pasi dhe pse vete nuk vishet ashtu shikimi i njerezve lakuric nuk lejohet, se ne rruge dalin si dalin po dhe e ul shikimin ndersa atje nga ti kthesh syte njesoj sheh:D:D.... nga ana tjeter njerezit qe svishen ashtu te shikojne hallin e vet dhe tshikojne te permiresojne veten ne radhe te pare pastaj te japin mend a ben apo sben,... dhe si perfundim, nga cdo veprim duhet te presim cdo reagim qofte pozitiv qofte negativ..... a jemi ne demokraci apo jo? lol a doni te emancipohen muslimant? ja po jua bejne qefin, haha....(shaka kjo e fundit)
p.s. mos tme citoj njeri se kushedi kur futem dhe sju kthej dot pergjigje:D.... haha...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

E mir mir,nuk eshte as e para as e fundit,donte te shihte dhe ajo se cbehet,ndoshta donte ti bente shoqeri burrit,burri per vete ben plazh edhe sheh femrat e tjera pothuajse te zhveshura,kjo rri me shami e menge te gjata,qe gjithashtu sheh tjeret prap pothuajse te veshur...Vertet qe feja nuk karakterizohet me 1,2 njerez ama jane pikerisht keta qe vlera skane e moral bejne:)
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

@Angel, jami kthyer 100 vjet pas. Zogu vuri ligj kunder perçeve ndonse ishte vete mysliman, ndersa keta shkojne ne plazhe per te marre diell me perçe ne koke lool.

@Jetesa, desha ta shoh se si duket ne bikini.....;)
 
Titulli: Pe: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

E mir mir,nuk eshte as e para as e fundit,donte te shihte dhe ajo se cbehet,ndoshta donte ti bente shoqeri burrit,burri per vete ben plazh edhe sheh femrat e tjera pothuajse te zhveshura,kjo rri me shami e menge te gjata,qe gjithashtu sheh tjeret prap pothuajse te veshur...Vertet qe feja nuk karakterizohet me 1,2 njerez ama jane pikerisht keta qe vlera skane e moral bejne:)
E thot dikun artikulli se eshte me burrin ajo apo ja fute ti ashtu kot!Ku mund ta dim ne arsyjen e Zonjes se ka ik ne plazh?Ajo i din rregullat me mir se ti e un ,feja nuk e ndalon plazhin po menyra se si shkojn ne plazh ...... tani te behemi realist e dim fare mir si shkojn aty dhe cfar shofin syt tan . Po nejse ai eshte plazh dhe kuptohet, por deti eshte edhe sherues , pra ajo zonja ndoshta per ata arsyje ka shku e ne fen nese ke rrezik jeten lejohet edhe mishin e derrit ta konsumosh ku per fen islame eshte e ndaluar dhe haram.Pra mos paragjykoni vetem nga pamja e jashtme se eshte mekat
 
Pe: Titulli: Pe: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

Ne artikull thuhet
Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.

Thuaju edhe besimtarëve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet.

Mund te me thuash dot kjo femer sa nuk sheh meshkujt vec me brek ne plazh?...E dyta,une permenda bashkeshortin,pasi ne nje pjese tjeter te artikullit thuhet
Shkuarja në plazh në vetvete nuk është e ndaluar as për femrën dhe as për mashkullin mysliman, por kjo shkuarje ka rregullat e saj morale dhe fetare, të cilat çdo mysliman dhe myslimane përpiqet t’i respektojë.

Femra myslimane veshjen e saj e ka obligim dhe adhurim të veçantë për Zotin, kështu që edhe nëse ajo shkon në plazh, duhet të jetë e veshur. Por nëse ekzistojnë vende të posaçme ku femra myslimane mund të shkojnë në plazh vetëm në prezencën e bashkëshortit, atëherë ajo mund të zbulohet, gjithmonë nëse nuk ka persona të tjerë që mund ta vështrojnë, përveç bashkëshortit.

Tani se kush ja futi kot spo di une:)...Pasi ne fillim e thot eshte e ndaluar,pastaj edhe NESE shkohet thot duhet vec me bashkeshortin:)...

Tani ti me del me teori te reja,nese e ka per jeten le te shkoje etj etj e lejon dhe feja,ku prap ne nje pjese tjeter te artikullit thuhet :
Nëse shkojmë në plazh dhe nuk ekspozohemi në diell, i marrim të mirat prej tij?

Nëse nuk ekspozohemi në diell nuk marrim asgjë. Moseksozimi në diell nuk përthith rrezet e diellit, aq më tepër nëse trupi ynë nuk ka kontakt me rrezet e diellit, me rërën etj. Mosekspozimi në diell bën që lëkura të mos i marrë të gjithë komponentët e lartpërmendur. Pra nuk merr asgjë nga koha që kalon në plazh pa u ekspozuar në diell.

Pra e nderuar Arfenilla,sic e thote dhe mjekja,po nuk dole ne diell,ne rere,ne uje nuk merr ASGJE...pra zonja/zonjusha ne foto qe ka shkuar ne plazh mund te me thuash cfare kurimi merr?Kur vete mjekja thot qe nuk merr ASGJE??Ah nese e ke te domosdorshme justifikimin atehere ste them gje:)...

Une e thash dhe ne komentin e pare,jo cdo femer e mbuluar respekton fene,jo cdo femer e mbuluar perfaqeson femren besimtare,ka dhe femra te mbuluara qe thyjne rregullat,rendesi ka te kuptoni qe ja ky mund te jete nje rast,qe ska asgje te keqe te pranohet...Ashtu sic ka dhe ateieste apo besimtare te feve te tjera qe bejne gabime,por mos te mundohemi ti shfajesojme:)
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

E pash moj ca thuhet ne artikull shum mir, po ku te dim neve se ajo eshte muslimane apo e ka ven per mod ?sinqerisht popull paragjykues jemi e kam then shum her ket gje un....

Pastaj ajo eshte ulur ndoshta lengon nga kembet . dhe rera i duhet me shum se dielli .Ajo mund ti ket shum arsyje qe ne nuk i dim neve nese eshte vertet femer muslimane e mbuluar....Mir thon i din meta punt e veta.

nuk kam pse ti shfajsoj aspak sepse nje femre e mbuluar ajo shum me hert i ka mesu rregullat dhe vendos mbulesen e jo ashtu kot per sy e face te vendoso mbulesen..Ama nevoja e ben te veten.Burrin nuk ja shofim aty !? dhe neve na mbetet vetem te paragjykojm , na ishte hasa hysa!
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

A e ka vendos mbulesen per Zotin apo per sy e faqe, ky krahasim as nuk ka kuptim te behet, sepse per sy e faqe askush nuk e bart se nuk eshte leht me bart mbules -e veqanti ne kohen e sotme moderne.

Dhe per fund ajo femer e mbuluar ne foto qenka shum - Zonje e Bukur. Tek e fundit me e mir eshte ajo qe bart mbules, sesa nje qe ska...

Per keto vende fort bukur e ka shpjegu Teologu Dorian Demetaj

Shkuarja në plazh në vetvete nuk është e ndaluar as për femrën dhe as për mashkullin mysliman, por kjo shkuarje ka rregullat e saj morale dhe fetare, të cilat çdo mysliman dhe myslimane përpiqet t’i respektojë.

Pra shum bukur eshte shpjegu...dhe ska cte diskutohet. Fundja çdo njeri ben siq do vet...
 
Pe: Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

E pash moj ca thuhet ne artikull shum mir, po ku te dim neve se ajo eshte muslimane apo e ka ven per mod ?sinqerisht popull paragjykues jemi e kam then shum her ket gje un....

Pastaj ajo eshte ulur ndoshta lengon nga kembet . dhe rera i duhet me shum se dielli .Ajo mund ti ket shum arsyje qe ne nuk i dim neve nese eshte vertet femer muslimane e mbuluar....Mir thon i din meta punt e veta.

nuk kam pse ti shfajsoj aspak sepse nje femre e mbuluar ajo shum me hert i ka mesu rregullat dhe vendos mbulesen e jo ashtu kot per sy e face te vendoso mbulesen..Ama nevoja e ben te veten.Burrin nuk ja shofim aty !? dhe neve na mbetet vetem te paragjykojm , na ishte hasa hysa!

Arfenilla pse ma kthen pllaken e muhabetit?Ti a po mbroje faktin qe eshte e mbuluar?Tani me del e me thua kete
E pash moj ca thuhet ne artikull shum mir, po ku te dim neve se ajo eshte muslimane apo e ka ven per mod ?
Ti sdi te dallosh nje femer te mbuluar nga nje qe ve nje shami ne koke per mode?Une di ta dalloj,jo per gje po i kam perdite parasyve dhe e di edhe si lidhet nje shamia:)...Ajo eshte lidhje tipike e nje shamie,e jo mode...Te ishte per mode nuk nxjerr njeri objekt bisede ate...

E dyta spo paragjykojme po flasim per nje artikull te sjell ne forum,fundi i fundit per kete jemi ne forum te diskutojme...E njejta gje do ndodhte edhe me nje femer topless apo nudo fare ne plazhe,nuk besoj se ti e shume te tjere ketu qe kur si pershtatet muhabeti dalin me fjaline e famshme : Secili di vete se cben e si sillet...
Sikur ne plazhet publike shqiptare te dilte nje femer nudo fare,besoj se plasnin bisedat si ne rastin konkret,ama mos te mundohemi te justifikojme cdo gje,pasi vete ti ne postimin tend te pare shkruajte
ajo me mir se ne i din rregullat e fes.....
Pra ti e more si femer te mbuluar e mos e dridh muhabetin duke thene e ka vene per mode...

Por si te dilte nje femer nudo si nje e mbuluar,njeriu duke pare dy extreme,fillon e komenton,mua sme hyn gje ne xhep nga e gjitha kjo,ama e di shume mire reagimin te dilte nje nudo,mos te them qe edhe do ofendohej ne menyre direkte,e sdo thonit : Secili di vete se cben...Nejse mo nejse...
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

Kush na garanton neve se eshte vertet femer musliman mos eshte ber debat me ate? lere ama se kjo mund te jet shum thjesht edhe montazh e vete paparacav ata ate pun kan por edhe nese eshte femer musliman me mbules mund te ket shum arsyje te shkuarje se saj?prandaj edhe thash se ajo e din me mir per fen e vet. Un nuk kam pse ta shaj pse ka ik ne plazh nje femere psh , me mbules, se ajo nuk krahasohet me nje femer nudo kurr ,mos bej krahasime tilla se eshte shum abstrake .ME cudite me shum fakti se ku po mbrohen tani te drejta muslimane! kur ne shum raste ato demantohen shum ashper dhe mesjetare !
 
Ne fillim ti dole duke thene eshte femer e mbuluar,me pas the ndoshta e ka vene per mode, e tani thua eshte montazh:)...Pse hidhesh nga dega ne dege?...
Nje femre muslimane nuk i lejohet te shkoje ne plazh,ne foto eshte shume qarte qe eshte femer muslimane...

Te bejme dicka te qarte,ka muslimane qe veshen ose mbulohen keshtu : imagesCAMRNL5N.jpg

Kjo ndodh me shume ne vendet e Arabise Saudite...

Ka femra muslimane qe mbulohen keshtu : imagesCABYEOAK.jpg

Kjo eshte me e perhapur ne Shqiperi(keshtu eshte dhe shoqja ime)...Shalli i modes qe thua ti qe vihet ne plazh eshte ne keta forma : imagesCA017LID.jpg

untitled.jpg

imagesCAVATZKQ.jpg

Nga cilat keta foto te ngjason veshja me femren ne material??Mua me ngjason me foton e dyte:)...Pra e nderuar Arfenilla,mos te mbulojme diellin me shoshe,ku jane gjerat gabim te thuhen,ku jane mire te thuhen...Gjeja tjeter mesa di une femres muslimane nuk i lejohet fare shkuarja ne plazh,pse?Sepse nje femre te mbuluar,qe e ka menget e gjata deri tek kyci i dores,dhe e mbuluar ne fund te kembeve deri tek kyci i kembeve,i ndalohet te shohe meshkujt gjysme te zhveshur...Edhe mashkullit,nuk i lejohet te dale me pantolla te shkurtra siper gjurit,por duhet ti veshe poshte gjurit...Pra ne kete rast spo mundohemi te nxjerrim fene gabim as njerezit musliman gabim,por ama besimtare perfekt e njerez perfekt ska...

Gjeja tjeter,krahasimi i femres nudo me nje femer te mbuluar ne plazh e bera jo si krahasim morali,por veprimi,extreme te dyja dhe nuk do rrinte pa u paragjykuar me pak as ajo po he...
.ME cudite me shum fakti se ku po mbrohen tani te drejta muslimane! kur ne shum raste ato demantohen shum ashper dhe mesjetare !
Une per vete nuk i besoj asnjeres fe,ama mos te mundohemi gjerat gabim ti fshehim nen tapet,as nuk kam thene ndonjehere qe feja muslimane eshte mesjetare apo dicka te tille,se une nuk i besoj skam te drejte ti ul:)
 
Titulli: Në plazhin e Durrësit me perçe dhe bikini!

Se kuptoj ku qendron problemi, mjafton qe nuk jane te zhveshura, atehere po mund te jepja nje gjykim pasi plazhet jane vende publike plote me femije.
Si me perce apo me bikini kjo eshte dicka qe i takon secilit te zgjedh ne menyren e vet dhe nuk demton askend.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top