Në një çift, romanca udhëhiqet nga femrat..!

Love

βeℓℓe â๓e
romance.bmp


Romanca në marrëdhënien në çift udhëhiqet në të shumtën e herëve nga femra.
Ky është rezultati i studimit 3-vjeçar të bisedave dhe mesazheve telefonike mes personave të dashuruar në Britaninë e Madhe.

Femrat telefonojnë të dashurin, të fejuarin apo bashkëshortin e tyre më shpesh se çdo person tjetër, edhe kur bëhet fjalë për vite të tëra martesë. Bashkëshorti është pika e tyre e referimit deri në kohën kur fëmija e tyre bëhet prind, pas kësaj, në vëmendje të femrave janë këta të fundit.

Ndërkohë, meshkujt tregojnë “interes” për të dashurën, të fejuarën apo bashkëshorten e tyre në 7 vitet e para të lidhjes, më pas fokusojnë vëmendjen tek miqtë.

Udhëheqësi i studimit, profesori Robin Dunbar, nga shkencat sociale në universitetin Dunbar në Oksford, thotë se kjo është prova më e fortë që romanca në një lidhje, udhëhiqet nga femra.

Në studim u analizuan 3 milion mesazhe telefonike, zanore dhe me tekst.
Burimi: individi
 
Titulli: Në një çift, romanca udhëhiqet nga femrat..!

Ku spo fitoni ju :D ne cdo vend jeni ju, mas na lasht Zoti pa ju :)
 
Pe: Në një çift, romanca udhëhiqet nga femrat..!

Bashkëshorti është pika e tyre e referimit deri në kohën kur fëmija e tyre bëhet prind, pas kësaj, në vëmendje të femrave janë këta të fundit.
Mos ka dashur te thote qe e kane vemendjen tek burri deri kur behen prind,pastaj i kushtojne vemendje femijes...

Femra dihet qe eshte burimi i dashurise,dhe di te mbjelle dashuri kudo...Jane gjithmone me emotive dhe skane tabu ne shfaqjen e ketyre ndjenjave...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top