Ne ,në virtual ( ne dhe virtualiteti)

Bebw, apo Hilarious jane identike me Xh... jashte forumit.Nuk jam tip qe me pelqen te gjykoj , apo te bej sherre(pikerisht sic e kam pasqyruar ketu).Me pelqen te fal dashuri dhe miresi pa limit(ndonjeri mund ta marr si shtirje ) .Fjalet e mira si kursej as ne realitet pra nuk jan elozhe, une ate qe ndiej e shpreh .Me mbyt ose pendohem nese se shpreh ate qe ndiej ...vetem se ne realitet personat qe e njohin Xh...jane te pakte per shkak te tipit te mbyllur qe kam (ky ishte ndryshimi i vogel jashte forumit) .Se di nese kam merzitur ndonje deri tani me fjalet apo veprimet e mija, por di te them qe kam pat raste jam prekur shume , edhe pse nuk kam reaguar.Nuk them se jam perfekte , kam shume difekte (nje prej tyre naiviteti )por qe nuk di ti bej keq askujt , madje nuk di te mbaj as mëri ?.Une them gjithmone miresia dhe dashuria duhen falur pa kushte ...jane gjera qe nuk te kushtojne asgje .Nese dikush ua ben per borxhe ...fare thjesht distancohuni .Nuk keni pse merzisni veten per persona qe nuk ja vlen ,apo e kunderta ta gjykoni apo ta ofendoni .Dmthn une te pakten keshtu veproj.Kaq pipellsa ??? ju lovi shume ❤❤❤❤
 
Redaktimi i fundit:
Interesante! Ne fakt mendoj se pavarsisht xixave qe do i veshesh vetes, eshte praktikisht e pumundur (e shtrire ne kohe) te jesh nje tjeter surrat! Pervec amplifikit qe virtualeti te jep, eshte : S.O.S
Same Old Sh!t.
Kjo me kujto i barsolet :
babai mer djalin ti tregoje procesin e berjes se sallamit -
Ja djal i dashur, ketu fusim derrin dhe pasi perpunohet nga kjo makineria..... (dhe vazhdon ti shpjegoje me detaje c'do gje) -
Ja ! Me ne fund tek kjo makineri del sallami. Djali pasi e kish ndjekur per me sh se gjysem ore e pyet : O ba po ta fusim sallamin ketu a do dale derr tek makineria e pare!?
tmerrsisht i zhgenjyer i ati ja kthen :
-Jo ! Kte proces vetem une kam bo....

Me pak llafe nqs je legen, Bukurosh etj, ne jeten e perditshme gjast jane qe ketu te shkelqesh ne keto...

Dhe anasjelltas sigurisht.
@Tip ?
 
Jam absulutisht e njejta,kurre ne jeten time s`kam thene dicka per veten qe nuk eshte e vertet dhe e njejte me elementet e mi real.
Asnjehere s`kam pas frike,as s`kam as nuk do kem,te them identitetin tim,se kush jam,cila jam etj etj.
Nese s`kam dasht ti jap te dhenat e mia,dikuj,apo qofte edhe nje nicknaimi me dy tre postime,(zeme shembull)pergjigja ka qene e sinqerte dhe e drejte per drejte,s`me pelqen te flas per veten me tej,respekte dhe gjithe te mirat ,dhe shendet,mbyllet biseda.
Por ama kurre genjeshtra apo gjera qe s`kane te bejne me mua.
Shpesh kam lexuar njerzit qe thone,une s`flas,apo s`tregoj apo ku di une, me pretekstin qe te ruaj privatesine.ME duket i pranueshem dhe i respektueshem mendimi i tyre
Por kurrre s`do arrije te kuptoje ate pjese qe lundrojne neper virtualitet duke sajuar lloj lloj gjerash dhe tantakulash per vete apo rreth vetes se tyre.
Tashme ne keto kohe,nese per ne akoma virtualiteti eshte nje fllusk,per brezin qe po rritet eshte dicka krejte normale,miqesi,njohje,mesime,pune etj etj.
Shume gjera kane fillesen ne nje rrafsh online .
 
Une mendoj qe ne virtualitet mund t'i lejojme te tjereve te kuptojne dicka tonen qe mbase nuk e shfaqim ne realitet nga njera ane. Ndersa ne anen tjeter, duam s'duam ndonjehere mund te krijojme edhe ndonje imazh apo pershtypje jo sh te vertete te te tjeret, pa e pasur si qellim ne vetvete. Gjithsesi une personalisht jam dashamirese e te vertetes, shtirja nuk me fal asnje emocion
 
Une nuk mund te them se jam ndryshe nga ktu,ndonjehere tek rreshtat e mia ketu kam shprehur gjera qe ne realitet nuk i'a kam thene askujt.
Madje kam kuptuar se ktu nuk te vret kush,nese ti shpreh dicka.
Te rastis te lexosh rreshta qe te duken sikur i ke shkruar ti.
Ashtu sic futem postoj ktu ne terezine time,ashtu shoh e punen time ne realitet.
Nuk me pelqen te shaj njerez pas shpine,e as te futem ne inboxe te pyes nese 2 anetar forumi duhen apo te pyes nese x/y me shajn pas shpine.
Ne virtualitet ndjehesh sikur je e lire,nuk e ndrydh veten.
Ne realitet jo cdo here kam thene ate cka kam ne mendje,jo nga frika por nuk dua te lendoj askend.
Mund te dukem sikur nuk merzitem,por kur dikush ofendon pamjen apo veshjen tende edhe jam ndjere keq.
Gjithsesi e njejta jam,nuk hiqem si dikush qe nuk jam.
 
Nuk e kuptoj shume temen, a eshte puna sa te sinqert jemi ketu dhe sa kemi treguar nga realiteti jone ne virtualitet?!
Nese eshte keshtu, atehere une sjam e sinqert ose mbaj jeten reale pak me larg , nga realiteti ime as 20% skam treguar ketu, por ka njerez qe me njohin jasht forumit.

Sa per diskutimet ne lidhje brenda ne virtualitet ose realitet, po une jam kjo, nervoze, e ndjeshme, prekem, injoroj sic me injorojne, sjam engjull, ama sjam as skuthe, nuk te fus fitilin, e mbrapa te behem sikur te dua. Perplasem me mendime edhe me njeriun me te afert por kjo nuk ndikon mos e dua at si person. E di kur gaboj, shpesh nxitohem dhe mbrapa pendohem.
Kam e shum e shum te meta por kaq mu kujtuan.
 
Nuk e kuptoj shume temen, a eshte puna sa te sinqert jemi ketu dhe sa kemi treguar nga realiteti jone ne virtualitet?!
Nese eshte keshtu, atehere une sjam e sinqert ose mbaj jeten reale pak me larg , nga realiteti ime as 20% skam treguar ketu, por ka njerez qe me njohin jasht forumit.

Sa per diskutimet ne lidhje brenda ne virtualitet ose realitet, po une jam kjo, nervoze, e ndjeshme, prekem, injoroj sic me injorojne, sjam engjull, ama sjam as skuthe, nuk te fus fitilin, e mbrapa te behem sikur te dua. Perplasem me mendime edhe me njeriun me te afert por kjo nuk ndikon mos e dua at si person. E di kur gaboj, shpesh nxitohem dhe mbrapa pendohem.
Kam e shum e shum te meta por kaq mu kujtuan.

Mire e paske kapish
 
Kohe rrefimi!
Mendoj te jem tip sh e qete ne jeten private, me miq dhe te njohur kam nje formule te pamposhtur (di te numeroj si normalisht por edhe mbrapsht kur e kerkon situata)
Ndaj ceshtjet me "thike" sipas rendesise dhe afersis ... psh ne jeten private dhe miqesire nuk mbaj mend te jem zene me njeri apo te kem patur debat. Ju duket cudi? Besoni as debat kurre!
Ne pune jam sh e keqe ... pse ? E kam pyetur veyen 100 here dhe kam arritur ne konkluzionin qe ka dy mundesi te mundeshme : e para ngaqe vertet me eshte dashur te punoj shume e fort e paorare dhe pa mu dashur ti them askujt flm gjithcka fal objektivave, perqendrimit,impenjimit dhe ngritjes me e forte nga cdo dere e mbyllur.
E dyta ngaqe sic jap pretendoj te japin, ngaqe me ngjan sikur me ofendojne intelligencen kur provojne "te me hedhin hi syve" ...kur me bejne komplimente (ketu e kan zakon) per tme patur ne anen e tyre... behem bishe!
Ne virtualitet si jam?
Une qe diten e pare ne kete faqe ( pasi eshte e vetmja gje virtuale qe perdor ..jam kundra virtalitetit, skam as fb as ista etj etj...
Perse jam kundra ?
Sepse sa me shume perdorim kete bote aq me shume i pershtatemi ..dikush eshte tipi mbyllur e kjo bote e ben te hapet ne virtalitetet anonimate e te ndihet me espansiv e gjithmone me shume i mbyllur ne realitet...
Sepse mund te krijojme personalitete te dyta
Sepse jeta jone private behet publike e prone e motorreve te kerkimeve
(Po flas ne pergjithesi per virtalitetin)

-ne kete faqe virtuale nuk kam perdorur asnje filter dhe sme eshte dashur te numeroj pasi kam patur dhe kam kenaqesi tju lexoj, kam kenaqesi te ndaj copesa te jetessime me ju.. kam nderin te ecim njekohesisht ne kohe e hapsire e mendime duke shkembyer njohuri,bindje apo shije.

Si perfundim si eshte jana real eshte edhe me ju pervecse ne ambientin pune !
 
Cdo dite qe kalon na duket vetja me te pjekur e qeshim me veprimet e te djeshmes,imagjino qe ne maj???

Seriozisht tani.

Une ket vit se njof veten, kur lexoj ca kam shkrujt e kujtoj sa njerez kam lenduar them qe skam qene une, dhe me e pakta qe mund te bej eshte qe ju detyrohem nje ME FAL me te medhaja. Mendoj qe izolimi sme ben mire dhe sdi te manaxhoj mire situatat pandemike panikore qe shyqyr zotit jane 1 here ne shekull lol

Gjithesesi tani gezoj shendet te mire ekuilibri mendor kjo ka rendesi lol
 
Seriozisht tani.

Une ket vit se njof veten, kur lexoj ca kam shkrujt e kujtoj sa njerez kam lenduar them qe skam qene une, dhe me e pakta qe mund te bej eshte qe ju detyrohem nje ME FAL me te medhaja. Mendoj qe izolimi sme ben mire dhe sdi te manaxhoj mire situatat pandemike panikore qe shyqyr zotit jane 1 here ne shekull lol

Gjithesesi tani gezoj shendet te mire ekuilibri mendor kjo ka rendesi lol
Perderisa eshte nje situate e panjohur,ose arrijme te reflektojme ajo qe une me shume besoj eshte sepse asnjehre nuk arrijme ta njohim veten,100% derisa nuk e dime sesi do reagojme kur jemi te perfshire menderisht,shpirterisht ne nje situate te caktuar.Dhe kjo eshte e shtrire ne te gjithe rrugetimin tone.
E vetmja gje qe duhet te pranojme me ndergjegje ,eshte se padashur ti bejme keq dikujt,me plotesisht te drejte tone,dikush mund te lendohet,ashtu si dhe e kunderta.Kjo sna ben njerez te ligj apo me pak te mire.

Ne e kaluam mire te pakten,po te lutemi per ata qe na rrethojne ti kemi mire!
 
Nuk jan robota ato qe shkruajne ketu. Dhe pse shumica e mohojne si jan ketu jan dhe ne realitet .ndonjeher ketu jan me te vertet se ne realitet me ato qe thojne

Si anetar i vjeter i forumit qe jam, te them me plot bindje se nga ata qe i kam takuar edhe ne realitet, pak jane, shume pak ata te cilet ishin njesoj me sjellje dhe mendime si ne virtualitet.
 
Kurse une ato qe njoh nga virtualiteti jan njelloj dhe ne realitet.
Nuk ka ndryshim asnje gje
 
Ai qe eshte pa mekat te hedhi gurin e pare.

Qofshi ne paqe me veten te gjithe.
Në paqë me veten jam kahera. Edhe kur kam lënduar pa qëllim të keq. Sa mëkat është të jesh njeri, është po aq njerëzore të mëkatosh.
Tani nuk mund të them se jam 100% vetja në virtual, sepse shumë gjëra janë të kufizuara. Intenziteti i mirësisë dhe mëkatit, janë në nivele të ndryshme nga reliteti.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top