Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Në Maqedoni shënohet 98 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Në Maqedoni shënohet 98 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

f.0826020846424_m.jpg



Në Maqedoni sot, me një sërë aktivitetesh përkujtimore tradicionale, do tё shënohet 98 vjetori i lindjes së Nënë Terezës.Programi që organizohet nën patronazhin e institucioneve fillon me homazhet pranë memorialit të saj në Shkup. Pasdite do të zhvillohet akademi përkujtimore në Parlamentin e Maqedonisë, ku pritet edhe ndarja e çmimeve shtetërore “Nënë Tereza”. Në kuadër të këtij aktiviteti do të bëhet promovimi i librit “Nëna ime Nëna Terezë” të autores Kadrije Zejnullahu, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe dr.Dom Lush Gjergji, kreu i Ipeshkvisë Shkup-Prizren.

Aktivitete përkujtimore për humanisten shqiptare Nënë Tereza do të zhvillohen edhe gjatë muajit shtator.

Shqiptarja shkupjane Agnesa Gonxha Bojaxhiu në moshën 18 vjeçare vendosi të bëhej misionare katolike duke braktisur qytetin e saj të lindjes, për t'ia përkushtuar jetën të sëmurёve dhe të varfërve në Indi.

Në vitin 1950 ajo e themeloi organizatën "Misionerët e Mëshirës", e cila i zgjeroi aktivitetet e saj nëpër tërë botën, ndërkaq në vitin 1979 iu nda اmimi Nobël për paqe. Në tetor të vitit 2003 Papa Gjon Pali i Dytë e shpalli atё shenjëtore.Telegrafi
 
Maqedoni, qeveria pengon përkujtimin e Nënë Terezës

Drejtoresha e Institutit "Pjetër Bogdani" në Shkup , Mirushe Hoxha shprehë keqardhje për faktin që nuk është në gjendje ta realizojë në mënyrën e planifikuar: me një akademi shkencore e solemne përvjetorin e Nënës Terezë.


Shekulli Online

Marte, 26 Gusht 2008 12:58:00

Drejtoresha e Institutit "Pjetër Bogdani" në Shkup , Mirushe Hoxha shprehë keqardhje për faktin që nuk është në gjendje ta realizojë në mënyrën e planifikuar: me një akademi shkencore e solemne përvjetorin e Nënës Terezë. Sipas saj shkaku eshte bllokimi i buxhetit të Institutit nga ana e MASH-it.
Sipas saj, Ministria e Arsimit pa asnjë arsyetim juridik ka bllokuar buxhetin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
“Më datë 26 gusht shënojmë ditëlindjen e Nënës Terezë (26.08.1910). Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup kërkon ndjesë opinionit të gjerë që këtë datë me simbolikë të posaçme për gjithë njerëzimin, sidomos për shqiptarët, nuk është në gjendje ta shënojë në mënyrën e planifikuar: me një akademi shkencore e solemne në frymën e Nënës Terezë, shkaku i bllokimit të buxhetit të Institutit nga ana e MASH-it pa kurrfarë arsyetimi juridik”, thekson Hoxha.
Ajo thotë se Koalicionit VMRO-DPMNE - BDI po diskriminon veprimtarinë e Institutit të Trashëgimisë Shqiptare në Maqedoni.Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back