Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Në “luftë” kundër Photoshop-it



Shumë personazhe të famshëm, veçanërisht gra, nuk do të ndiheshin fare mirë po të shfaqeshin në ekran pa grimin e duhur. Por, dikush së fundmi, nga bota e yjeve të kinematografisë, ka zgjedhur të shfaqet ashtu siç është në të vërtetë.

Kjo është Jennifer Aniston. Aktorja sapo ka mbushur 45 vjeç dhe në rolin e saj të fundit për filmin “Cake” (Torta), gjatë gjithë skenave shfaqet e pagrimuar. Aniston jo vetëm që shmangu vendosjen e çdo lloj elementi grimues në fytyrë, por zgjodhi gjithashtu të shfaqet me ngjyrën e flokëve të saj natyral.

Dhe, me këtë zgjedhje origjinale, ajo ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj. Aktorja madje është shprehur se, duke shkuar çdo ditë në shesh xhirim e pagrimuar, është ndjerë mrekullisht mirë, kaq ëndërrimtare dhe shumë e çliruar.

Në një intervistë për “Vanity Fair”, ajo është shprehur se e ka shijuar shumë lirinë e një roli pa “make-up”, sepse kështu është edhe vërtetësia e jetës. “Si gra, ne e ndiejmë se na duhet të jetojmë çdo ditë me të papriturat, edhe kur shkojmë para kamerave, edhe kur shkojmë për në supermarket”, shprehet Aniston.

Me këtë pamje, padyshim që ne shohim Jenniferin në një version krej ndryshe, por gjithsesi ajo duket e bukur.

Keira Knightley, aktorja e famshme e Hollivudit, gjithashtu ka shprehur një qëndrim të sajin për imazhin e gruas. Ajo ka zgjedhur të pozojë “topless” pa Photoshop, duke protestuar kështu ndaj zgjedhjeve komerciale për të shitur imazhin e gruas për diçka që nuk ekziston në të vërtetë.

“Unë mendoj se trupat e grave janë një fushëbetejë, ku fotografi është pjesërisht fajtor në këtë krim”. Aktorja e filmit “Imitation Game” u fotografua për një intervistë në muajin gusht, por vetëm ditët e fundit ajo zbuloi se, shkrepjet e Patrick Demarcherlier ishin një protestë kundër imazhit jo real, në të cilin po vendoset sot gruaja, veçanërisht përpara syve të publikut.

ثshtë e qartë që në këtë kopertinë, Keira nuk ka zbukluar gjoksin e saj me qëllimin për të joshur meshkujt. E fuqishme? Po. E fortë? Po. Feministe? Absolutisht po.

Dhe në modë nuk ka rregulla - thotë artisti Christopher Williams. Gjatë prezantimit të linjës së produkteve të lumturisë “The Production Line of Happiness”, në një ekspozitë në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork, ai ka paraqitur fotografinë e një gruaje të veshur me të brendshme transparente, me shputat e këmbëve të papastra dhe me një pamje qartësisht të dukshme për syrin, e pa prekur nga Photoshopi.

“Gjithçka mund të serviret si një imazh fantazie, mjafton ta vendosësh në kontekstin e duhur”, thotë Williams. Shumë nga fotot e tij janë të kompozuara specifikisht që të duken si reklama, por me një prekje fine.


/ Top Channel /
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back