Në lojë pronat e marinës dhe kufiri me Greqinë

Një grumbull gënjeshtrash me zarar. Kështu i konsideron ish-komandanti i Flotës, Kundëradmirali në rezervë, Kudret Ccela, deklarimet e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami në daljen e tij të fundit mediatike, të cilat konvertohen fare lehtë në përmbledhjen ‘10 gënjeshtra nga Mbrojtja’. Tensioni që përshkron aktualisht ushtrinë e sidomos Flotën, fsheh lojërat me kufirin detar me Greqinë, por edhe interesa ekonomike që lidhen me mjediset ku qëndrojnë të stacionuara mjetet e Forcës Detare. Sikundër vetë Cela sqaron në këtë replikë, ajo ccfarë luhet është realisht pasuria kombëtare.


cela-238x300.jpg


Kudret اela

Ministri i Mbrojtjes tentoi të implikonte ShBA-në si mbështetëse të ristrukturimit. Nëse ai do t’i prezantojë opinionit publik mendimin e SHBA lidhur me këtë çështje le të bëjë publike raportet dhe diskutimet që ka pasur me zyrtarë të Pentagonit, aleatëve të tjerë apo vetë NATO-n.

Gënjeshtra 7: Sipas Imamit, Baza e Bishtit të Pallës nuk është më funksionale. اdo vit është kërkuar nga Flota buxhetimi për thellimin e basenit dhe rikonstruksionin e objekteve të Bazës së Bishtit të Pallës, por asnjëherë nuk është realizuar financimi nga Ministria e Mbrojtjes. Fondi për këtë bazë miratohej në muajin Janar dhe si për çudi fondi shkurtohej më pas nga Ministria pa propozim të Flotës. Ky ka qenë një veprim i qëllimshëm për të nxjerrë këtë bazë nga operacionaliteti. Në fakt, thellimi i saj kushton vetëm 70 milionë lekë, aq sa Ministria e Mbrojtjes pagoi një stacion televiziv në fund të vitit 2011 vetëm për një spot televiziv. Shtabi i Përgjithshëm dhe konsulentët e tij nuk kanë asnjë dokument studimor për të bërë një vlerësim të operacionalitetit të Flotës sipas strukturës që ata propozojnë. Të githë përpjekjet e Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm kane synuar që Flota me çdo kusht të argumentojë dhe propozojë zyrtarisht strukturën që ata kanë dëshiruar. Plani i Zhvillimit të Forcës Detare (2011-2020) është produkt i një pune mbi një vjeccare me përfshirjen e më shumë se 40 oficerëve të saj. Ai është mbështetur në vlerësimin e mjedisit të sigurisë kombëtare detare aktuale dhe te pritshme, Misionin e Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare, Rolit drejtues të Rojës Bregdetare në bashkëpunimin ndërinstitucional, rolit të pritshëm të Shqipërisë në sigurinë rajonale detare si dhe angazhimeve të Republikës së Shqipërisë në NATO, sidomos mbas Samitit të Lisbonës.

Gënjeshtra 8: Ministri u shpreh se “Ccela nuk ka qenë në marrëveshje e kufirit detar me Greqinë. Nuk ka asnjë lidhje me ccështjen… Ne si ministri kemi dhënë të gjithë ekspertizën tonë dhe unë kam vërejtje negative. Shpresoj që të arrihet një marrëveshje edhe më e mirë, nëse mund të arrihet”. Imami ka qenë Shef i Kabinetit të Kryeministrit kur është nënshkruar marëveshja dhe ka qenë i përfshirë direkt, pavarësisht se edhe si Ministër Mbrojtje Imami vazhdon te shprehet se ka vlerësim jo pozitiv për marrëveshjen. Imami kërkon të fshehë se Komandanti i Flotës është direkt i përfshirë në Marrëveshjen Detare. Ka një Urdhër të Kryeministrit Nr. 63 të datës 4.7.2011 “Për ngritjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës për përfundimin e marrëveshjes së delimitimit detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë”, ku përfaqësues nga Flota isha unë si Komandanti i saj. Unë personalisht kam marrë pjesë në disa takime dhe mbas lirimit tim, në mungesë të Komandantit të FD ka marrë një herë pjesë Zv.komandanti, z. Mecollari. Si rrjedhim edhe më pas do të vazhdojë të marrë pjesë përsëri Komandanti i Flotës. Unë si Komandant i Flotës dhe anëtar i këtij Grupi i kam dorëzuar Kryetarit të Grupit të Punës “Për Ndarjen e Kufirit detar me Greqinë” pranë Ministrisë së Jashtme, një material vlerësimi të marrëveshjes detare prej rreth 140 faqe si dhe kemi iniciuar një draft-ligj për kufirin detar të Shqipërisë. Opinioni i eksperteve të Forcës Detare qysh në fillim ka qenë shfuqizimi i Marrëveshjes Detare me Greqinë. Në vlerësimin tonë, sicc jam shprehur edhe në Grupin Ndërinstitucional, vijimi i marrëveshjes mund të arrihet vetëm nëpërmjet vendimit të një Gjykate Ndërkombëtare, me kërkesë të përbashkët të të dy palëve. Por përpara kësaj, Shqipëria duhet të hartojë legjislacionin mbi kufirin detar, i cili të rivendosë vijën e drejtë bazë dhe gjerësinë e detit territorial prej 12 milje detare. Lidhur me këtë ccështje kam paraqitur dy propozime: një ligj të ri për kufirin detar ose amendimi i Nenit 12 të Kodit Detar të Republikës së Shqipërisë.

Gënjeshtra 9: Ministri gënjen kur thotë se ka raporte korrekte me presidentin. Ka shumë raste kur Presidenti ka vizituar njësi dhe reparte të FA, por asnjëherë nuk është shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes. Forcat Detare për ceremoninë e hedhjes në ujë të anijes ORIKU, më 13 Shtator 2011, i propozuan Ministrisë së Mbrojtjes që në ceremoni të merrte pjesë Presidenti. Ministria e Mbrojtjes i dërgoi ftesë vetëm Këshilltares Ushtarake të tij. Po ashtu, më 4 Dhjetor 2011 kur me rastin e Festës së Ushtrisë injoroi pjesëmarrjen e Presidentit në Ceremoninë e Akademisë së Mbrojtjes dhe e dubloi këtë ceremoni. Shkelja e Kushtetutës për emerimin e fundit është bërë me vetëdije, hapur dhe duke injoruar kompetencat e Presidentit.

Gënjeshtra 10. Mbas të gjithë kësaj odiseje të Imamit për të manipuluar opinionin publik qëndrojnë interesa klanore për ti zhvatur Flotës territoret më të mira. Në këtë listë nuk është vetëm Bishti i Pallës, por janë edhe Ish-Komanda e Flotës në Plepa, Shkolla e Marinës në Vlorë, Shëngjini, Palermua, ish-Komanda e Distriktit në Ujin e Ftohtë në Vlorë si dhe kalimi i vartësisë së Kantierit Detar direkt nga Ministria e Mbrojtjes. Ai nuk mund të arrijë asnjë nga këto qëllime pa propozimin e Komandantit të Flotës dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Gjunkshin e ka me vete si në Shqipëri edhe në intervista televizive nga ثashingtoni…Unë, duke qenë tashmë në rezervë, por duke patur eksperiencën e hidhur të punës me ty, u rekomandoj të gjithë ushtarakëve, sidomos atyre në SHP dhe MM: mos bini pre e manipulimeve të njerëzve më të papërgjegjshëm në udhëheqjen dhe drejtimin e MM-së dhe Shtabit të Përgjithshëm. Busulla juaj duhet të jetë ligji, nderi dhe atdheu. Mos harroni se disa nga shokët tanë, ushtarakë të devotshëm dhe të përkushtuar, prej vitesh enden dyerve të gjykatave për historinë e Gërdecit.

1. Shkresa Nr. 1908 date 3.6.2011 “Mendime per projekt strukturen dhe TOP-in e FD”, firmosur nga Kunderadmiral Kudret Cela.

2. Shkresa Nr. 3106/1 date 20.9.2011 “Relacion shpjegues mbi draft projektin e TOP-it te FD”, firmosur nga Kunderadmiral Kudret Cela.

3. Shkresa Nr. 3424 date 17.10.2011 “Dergim Dokumentash” firmosur nga Kunderadmiral Kudret Cela. Ne kete dokument eshte kundershtuar me argument projekti I struktures se FD te hartuar nga SHP dhe MM dhe eshte prezantuar Planin Afategjate te Zhvillimit (PAZH) te FD (2011-2020). PAZH I FD eshte nje dokument studimi i hartuar nga mbi 50 ushtarak te FD ne baze te Urdherit te Komandantit te FD Nr. 05 date 5.1.2011.

4. Shkresa Nr. 16 date 17.1.2012 “Dergim mendimesh dhe raporti perfundimtar per strukturen organizative dhe TOP-in e Forces Detare te propozuar nga SHPFA”, firmosur nga Kapiten i Rangut te Pare Artur Mecollari. Ky dokument eshte firmosur nga 16 ushtaraket me te larte drejtues te Forces Detare.



GثNJESHTRAT E IMAMIT

Gënjeshtra 1:
Kur u pyet nëse ishte në dijeni se emërimi i Komandantit të Flotës ishte kompetencë e Presidentit ai përgjigjet se nuk kishte dijeni dhe se stafi i kishte bërë këtë rekomandim nisur nga precedenti i vitit 2008 për Komandantin e Forcave Ajrore. Por Ministri nuk përmend Kushtetutën dhe ligjin 8671 date 26.10.200 Neni 7 (6) i cili është taksativ. Po ashtu, edhe ish Komandanti i FD që mbante Gradën e Kapitenit të Rangut të I-rë, u emërua në vitin 2005 me dekret të Presidentit. Nuk ka asnjë punonjës civil apo ushtarak, të Ministrisë së Mbrojtjes që nuk është në dijeni të debatit të zhvilluar lidhur me emërimin Komandantit të Flotës në fund të muajit janar. Të gjithë ju kanë këshilluar mos ta shkelni Kushtetutën, por ju keni vendosur veton. Në anën tënde kanë qenë vetëm Shefi i juaj i Shtabit të Përgjithshëm dhe një Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm. Tani, pas revokimit tuaj, nuk po dënoni fajtorët e kësaj shkeljeje, por po kryeni një gjueti shtrigash.

Gënjeshtra 2: Për të shmangur përgjegjësinë personale nga kjo shkelje e Kushtetutës Imami bën diversion se kishte zbuluar disa armiq të brendshëm dhe të jashtëm të Ministrisë së Mbrojtjes. Armiqtë e brendshëm ai i deklaroi se ishin në stafin e tij dhe po atë ditë filloi gjuetinë e shtrigave. Po armiqtë e jashtëm kush ishin? Ata janë disa atashe ushtarakë të vendeve të NATO-s? Një koresponcence diplomatike e fillimit te muajit shkurt është gjithashtu provë e qartë se ju jeni i vetmi fajtor dhe shkelës i Kushtetutës.

Gënjeshtra 3: Për çështjen e urdhrit, Imami thotë se nuk kemi punuar në qëllim të keq. Nëse është keshtu le të shpjegojë përse u lirova unë dhe më pas Zëvendëskomandanti i Flotës. Ky i fundit në vitin 2009, së bashku me një grup oficerësh detarë, i ka rekomanduar Imamit shfuqizimin e Marrëveshjes Detare me Greqinë si një marrëveshje në dëm të Sigurisë Kombëtare dhe që cenon integritetin territorial dhe marrëdhëniet me disa fuqi detare.

Proces antiligjor. 180 familje hidhen në rrugë

Gënjeshtra 4: Imami kërkon të paraqesë ristrukturimin e FA si një proces ligjor. Në fakt, nuk sqaron se nuk ka asnjë direktivë për ristrukturimin e Forcave të Armatosura. Ai thotë se e ndjek vetë me vëmendje këtë proces qysh prej janarit 2010, por harron të sqarojë se dokumenti i parë është lëshuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i cili urdhëron rishikimin e Tabelës së Organizimit dhe Pajisjeve dhe jo të strukturës (Urdhri Nr. 602 date 26.10.2011 i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm “Për ngritjen e Grupit të Punës për rishikimin e Tabelave të Organizimit dhe Pajisjeve të FA”). Ky urdhër është absolutisht i pavlefshëm pasi ka si bazë ligjore kompetencat e Ministrit të Mbrojtjes.

Gënjeshtra 5. Komandanti i Flotës, si këshilltari kryesor dhe ligjor i ministrit dhe i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ka propozuar strukturën e Flotës. Për këtë i ka dërguar Ministrit brenda 6-mujorit të dytë të 2011-s katër studime të bëra me grup pune nga ekspertët më të mirë të Flotës. Në të gjitha studimet thuhet qartë se struktura e propozuar nga Shtabi i Përgjithshëm cenon operacionalitetin e Flotës dhe rrjedhimisht sigurinë kombëtare detare. Këto janë konkluzione kolegjiale të Flotës dhe Ministri nuk mund t’i shmangë. Kushdo mund t’i gjejë pasi janë të arkivuara. Struktura e prezantuar nga Imami krijon gjithashtu problem me personelin e Bishtit të Pallës, kosto të cilën Ministria e Mbrojtjes nuk e përballon dot. Kjo kosto është më e madhe se thellimi i Bazës së Bishtit të Pallës, një çështje e cila lidhet me një personel prej 180 vetësh dhe familjet e tyre.

Gënjeshtra 6: Koncepti “Smart Defense” që përmendi Ministri i Mbrojtjes nuk konsiston në vjedhjen e pronave, por bërjen e Forcave të Armatosura më efektive me koston më të ulët. Dhe, jo sicc po mendohet të veprohet me Bazën e Bishtit të Pallës, ku transferimi i saj në Pashaliman ka koston 8.3 Milion Euro, ndërsa thellimi dhe rikonstruksioni i saj kushton 1.1 Milion Euro
Burimi: Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top