Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Në Kuvendin e Kosovës shkelet ligji kundër duhanit
Ligji kundër duhanit duket se më së shumti po shkelet në institucionet shtetërore.
Pas disa fotove që u publikuan ditë më parë nga byfeja e Qeverisë së Kosovës, ku zyrtarët e këtij institucionin shiheshin duke pirë duhan, kësaj radhe duhani po pihej edhe në byfen e Kuvendit të Kosovës.
Tre të rinj, që të martën po qëndronin në këtë byfe kishin ndezur cigare dhe po pinin megjithëse përpiqeshin ta bënin fshehurazi.
Ky është shembulli më i keq për zbatimin e një ligji po vjen pikërisht nga institucioni që e ka miratuar atë.
Ligji kundër duhanit që ka filluar zbatimin e tij që disa ditë ndalon pirjen e duhanit 100% në hapësira publike./Kosovapress/