Kresha
A pretty face can never trick me
(Fjalimi i ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Skendër Hyseni, në seancën e Këshillit të Sigurimit, më 26 nëntor, në New York)
Zoti Kryetar i Këshillit,
Shkelqësi,
Faleminderit shumë për mundësinë e dhënë që të ndaj me ju pikëpamjet tona rreth gjendjes së tanishme në Republikën e Kosovës, si dhe për sfidat që janë para nesh. ثshtë nder të flas para jush sot për përparimin e vazhdueshëm në Kosovë pas pavarësisë, me theks të veçantë te zhvillimet në dhe rreth Kosovës që nga deklarata ime e fundit para Këshillit të Sigurimit, më 25 korrik 2008.
Zoti Kryetar, më lejoni që edhe një herë të theksoj rolin e rëndësishëm që ka luajtur Këshilli i Sigurimit i OKB-së në secilën fazë të zhvillimit në Kosovën e pasluftës.
Zoti Kryetar, jam krenar për përparimin që kanë bërë vendi im dhe qeveria që nga deklarimi i pavarësisë, më 17 shkurt. Gjatë nëntë muajve të stërngarkuar, ne kemi vënë themelet e një shteti demokratik, multietnik, në paqe me të gjithë fqinjët dhe të vendosur fuqimisht në rrugën drejt integrimit euro-atlantik. Kemi nxjerrë një kushtetutë moderne, të bazuar në rekomandimet e fituesit të اmimit Nobel për Paqe dhe të dërguarit special të OKB-së për Kosovën, Marti Ahttisaari. Kjo kushtetutë ofron mbrojtje shumë të avansuar për minoritetet.
Qeveria jonë ka punuar intensivisht që të implementojë si idealet, ashtu edhe objektivat e ngërthyera në kushtetutë dhe në Planin e Ahtisarit: komunave u është mundësuar shkallë e lartë e qeverisjes lokale nën kornizën e re ligjore të Kosovës; anëtarët e pakicave etnike të Kosovës, duke përfshirë edhe ata nga komuniteti serb, rregullisht marrin pjesë në sesionet e Parlamentit, në qeveri dhe në institucionet e tjera të Kosovës.
Deri më tani pavarësinë e vendit tonë e kanë njohur 52 vende nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe shumicën e kombeve të përfaqësuara në këtë Këshill. Njohja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran ka vazhduar edhe pas shqyrtimeve të fundit që ky këshill i ka bërë situatës në Kosovë. Edhe nëntë vende të tjera e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Më lejoni që për një çast t'u shpreh falënderimet dhe mirënjohjen tonë të thellë popujve dhe qeverive të Kolumbisë, Belizesë, Maltës, Samoas, Portugalisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Malajzisë që kanë përkrahur të drejtën e popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur. Ka pasur po ashtu edhe veprime dhe masa konkrete edhe nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën formalisht, p.sh. njohja e pasaportave, për t'u përshtatur me realitetin e Kosovës së pavarur.
Njohjet e fundit janë një dëshmi e qartë e progresit që Kosova ka bërë në të gjitha fushat pas shpalljes së pavarësisë, veçanërisht në rrafshin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave. Njohja nga Mali i Zi dhe Maqedonia, fqinjët tanë të parë, përpos që dëshmon se pavarësia e Kosovës e ka shtuar dukshëm ndjenjën e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, po ashtu ka përforcuar vullnetin dhe përkushtimin te vendet e rajonit për të punuar bashkë në shumë çështje të interesit të ndërsjellë. Të gjithë në rajon shpresojmë se me kohë edhe Republika e Serbisë do t'u bashkohet përpjekjeve për të ndërtuar një ambient bashkëpunimi dhe mirëkuptimi në rajon, duke përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës.
Shumica e vendeve evropiane tashmë e kanë njohur Kosovën, duke theksuar atë që ne në Kosovë tashmë e dimë, se zemrat dhe vendi ynë janë në Evropë. Populli i Kosovës u është mirënjohës të gjitha qeverive që kanë zotuar gati dy miliardë dollarë ndihmë për zhvillim ekonomik për Kosovën në korrik, duke përfshirë edhe vende si Arabia Saudite që ende nuk kanë marrë vendim për të na njohur. U jemi thellësisht mirënjohës anëtarëve të NATO-s që vazhdojnë të ofrojnë mjete dhe resurse njerëzore për ruajtjen e sigurisë së vendit tonë.
Presim më shumë njohje në muajt që vijnë, përkundër faktit që qeveria serbe ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë një mendim këshillues për pavarësinë e Kosovës. ثshtë për keqardhje që një kërkesë e tillë madje edhe është bërë. Edhe ne, edhe përkrahësit tanë ndërkombëtarë vazhdimisht kemi theksuar se çështja e pavarësisë së Republikës së Kosovës është e zgjidhur dhe e pakthyeshme. Prandaj kemi besim se ky referim që i është bërë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk do të pengojë kombet e botës që të vlerësojnë të arriturat e vazhdueshme në Kosovë dhe rrjedhimisht të vendosin të njohin pavarësinë tonë.
Do të marrim pjesë aktive për të prezantuar çështjen tonë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Jemi të bindur se Gjykata do të jetë e drejtë dhe e paanshme në veprimet e saj. Po ashtu besojmë fuqimisht se pozicioni ynë do të rikonfirmohet. Sido që të jetë Kosova do të vazhdojë zhvillimin dhe progresin si vend i pavarur, duke punuar ngushtë me partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Do të vazhdojmë të kërkojmë njohje të reja të pavarësisë së Kosovës përmes aktivitetit diplomatik dhe kontakteve të qëndrueshme ndërkombëtare nga të gjithë sektorët e shoqërisë sonë.
Kemi filluar tashmë procesin e anëtarësimit në FMN dhe Bankën Botërore dhe në kohën e duhur do të iniciojmë procesin e kërkimit të anëtarësimit në institucionet e tjera ndërkombëtare politike dhe financiare.
Dhjetë ambasadat e para të Republikës së Kosovës tashmë janë themeluar. Kam kënaqësinë që sot ulur krah meje në këtë dhomë kam shefin e misionit, përkatësisht ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, z. Avni Spahiu. Gjatë pjesës së parë të vitit 2009 do të ngremë edhe 10 deri 15 ambasada të tjera të Republikës së Kosovës në pjesë të ndryshme të botës.
Zoti Kryetar,
Shkëlqesi,
Përkundër progresit të madh të arritur deri më tash ne jemi thellësisht të vetëdijshëm për detyrat të cilat janë para nesh. Njëra nga më urgjentet është nevoja për të vendosur një sistem unitar të rendit dhe ligjit me perspektivë evropiane. Pikërisht në ditën e shpalljes së pavarësisë autoritetet sovrane të Republikës së Kosovës, përkatësisht presidenti i Republikës së Kosovës ka ftuar BE-në dhe NATO-n që të zbatojnë funksione të caktuara në Kosovën e pavarur. Parlamenti i Republikës së Kosovës, si dhe institucionet e tjera shtetërore dhe qytetarët janë pajtuar dhe kanë mirëpritur themelimin e Zyrës Civile Ndërkombëtare për të vëzhguar zbatimin në terren të dispozitave të Planit të Ahtisarit.
Vendosja e misionit për rend dhe ligj të UE-së, i dizajnuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës në sektorët e drejtësisë dhe policisë, gëzon përkrahjen e plotë të popullit dhe autoritettve shtetërore të Kosovës. Vendosja e EULEX-it në tërë Kosovën është vendimtare, e pazëvendësueshme në çdo pikëpamje. Autoritet qendrore dhe lokale në Kosovë do të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-in me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Prandaj jemi shumë të përkushtuar që të shohim shtrirjen e shpejtë të EULEX-it në gjithë Kosovën në pajtim me mandatin, i cili rrjedh nga këto dokumente: a) Deklarata e pavarësisë së Kosovës, b) pakoja Ahtisari, c) Kushtetuta e Republikës së Kosovës, d) Ligjet e Republikës së Kosovës, e) Plani i Përbashkët i Veprimit i BE-së i 4 shkurtit 2008 dhe f) Ftesat e 17 shkurtit dhe 8 gushtit për vendosjen e EULEX-it.
Në deklaratën e 18 nëntorit institucionet e Republikës së Kosovës e kanë bërë shumë të qartë refuzimin në tërësi të "Propozimit gjashtëpikësh", i cili tash është përfshirë ën raportin e Sekretarit të Përgjithëm të OKB-së. Qëndrimi dhe përgjigja jonë ndaj raportit të Sekretarit të Përgjithshëm mbetet i pandryshuar. Nuk mund të lejojmë asnjë veprim, i cili shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Zoti Kryetar,
Do të bashkëpunojmë me EULEX-in për vendosjen e tij në të gjithë Kosovën mbi bazën e mandatit që rrjedh nga dokumentet e cekura më lart, duke respektuar plotësisht sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës. Theksojmë se komuniteti ndërkombëtar vazhdon të nënvizojë paligjshmërinë e strukturave të ashtuquajtura paralele komunale, zyrtarëve të vetëshpallur komunalë dhe përpjekjeve në disa pjesë të Kosovës me shumicë serbe për të kërcënuar dhe frikësuar ata individë që duan të punojnë me fqinjët e tyre shqiptarë për një të ardhme më të mirë për të gjithë në Kosovë.
Si gjithmonë institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n për të arritur këto qëllime. Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë është i pazëvendësueshme derisa zbatojmë Planin e Ahtisaarit dhe derisa punojmë për të ndërtuar një Kosovë multietnike mbi bazën e vlerave demokratike dhe standardeve më të larta ndërkombëtare.
Edhe një herë zoti Kryetar, Kosova mirëpret EULEX-in dhe pret që të bëhet operacional në dhjetor. EULEX-i do të ndihmojë në përforcimin e perspektivës dhe orientimit evropian që janë qenësore për të ardhmen e vendit tim. Qeveria jonë zotohet për të bashkëpunuar me EULEX-in derisa punojmë për të zbatuar Kushtetutën e Kosovës dhe për të forcuar sundimin e ligjit në tërë Kosovën, objektiv ky në të mirë të gjithë popullit të Kosovës dhe me interes për të gjitha vendet e rajonit.
Derisa në mënyrë të vazhdueshme kërkojmë rrugë për të bashkëpunuar me Beogradin në çështje të shumta të interesit të ndërsjellë në kuadër të strukturave dhe iniciativave për bashkëpunim rajonal, në të njëjtën kohë do të vazhdojmë të reagojmë në mënyrë të matur ndaj provokimeve që vijnë nga Serbia, me besimin se kjo është e vetmja rrugë drejt konsolidimit të shtetit demokratik dhe multietnik.
Në Kosovën e pavarur ka vend dhe mundësi për të gjithë. E ardhmja jonë qëndron plotësisht në rrugën e integrimeve evropiane, të cilën Kosova synon ta ndjekë fuqimisht.
Zoti Kryetar,
Në fund më lejoni të theksoj përkushtimin e fuqishëm të Kosovës që të bëhet anëtare kontribuuese e bashkësisë ndërkombëtare. Republika e Kosovës do të punojë me të gjithë anëtarët e Këshillit për të avancuar objektivat e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare.
Edhe një herë dëshiroj t'ju falënderoj që më dhatë mundësinë t'i paraqes pikëpamjet e Republikës së Kosovës.
Telegrafi.com