Në kërkim të parajsës së humbur

PiNkY

Anëtar i Nderuar
اdo dëshirë ka hartografinë e saj, çdo hartë ka pikat e saj të nisjes dhe të mbërritjes. Duke u munduar për të gjetur një kuptim në çiftëzimin e pandërprerë të molekulave që na përbëjnë dhe na shpërbëjnë, që prej shumë kohësh imagjinojmë se veprimet tona përkojnë me një kuptim ose një mision, dhe ajo që realizojmë në këtë botë mbart një vlerë morale ose etike, që më pas do të gjykohet nga një Administrues i Lartë, i cili do të na shpërblejë ose dënojë.
Dhe kështu shpirtrat tanë, të çliruar pas vdekjes së trupit, do të shkojnë drejtë përjetësisë në një lloj rezidence për të moshuarit, e bukur ose e frikshme, në bazë të asaj çfarë kanë bërë në jetën e mëparshme. Këtë e dëshmojnë varret e hershme, një shpresë e tillë e ka prejardhjen që nga antikiteti. Për grekët, shpirtrat e të vdekurve udhëtonin të gjithë së bashku drejt atij vendi të quajtur Ade, ku dhe prisnin fatin e tyre në fushat gri të badërshtruara. Ata që kishin ofenduar zotat, ishin të dënuar përjetë në Tartaro, ku dhe torturoheshin, ndërsa ata që kishin bërë mirë dhe kishin qenë të denjë, shkonin në ishujt e bekuar ose në Elize: Ade ndodhej nën tokë ose përtej deteve; në disa raste të veçanta ky vend vizitohej edhe nga njerëz ende të gjallë. Odiseu, Orfeu dhe Enea renditeshin ndër të privilegjuarit. Ky ishte një shembull për varret, por shembuj të tjerë që dëshmojnë besimin në botën e përtejme janë me mijëra. Të gjithë popujt e botës kanë imagjinuar një version të botës së përtejme, në të cilën njerëzit e mirë do të kenë një jetë më të mirë dhe të këqijtë do të ndëshkohen.
Ivo, peshkopi i "Chartres", në një mision të kërkuar nga Shën Luigji, Mbreti i Francës, kishte takuar gjatë rrugës një zonjë me pamje melankolike, e cila në një dorë mbante një pishtar dhe në tjetrën një shtambë. Peshkopi, kureshtar, donte të dinte më shumë dhe e pyeti se çfarë do të bënte më zjarrin dhe ujin. "Uji duhet për të fikur Ferrin", përgjigjet gruaja, "dhe zjarri për të ndezur parajsën. Dua që njerëzit ta duan Zotin vetëm për dashurinë që ai na jep". Sa e admirueshme na duket një sipërmarrje e tillë, sepse nocioni i parajsës, i humbur me magjinë e saj hyjnore, mund të përkufizohet si një vend i së ardhmes, ku do të shkojnë vetëm shpirtrat e mirë dhe të pastër. Por gjithsesi ekziston edhe një tjetër parajsë, më e thjeshtë, ndoshta më e prekshme, një vend në të cilin një herë e një kohë kemi pasur të drejtë të jetojmë dhe prej të cilit kemi dhe prejardhjen. Parajsa e parë është e paprekshme, jashtëtokësore, shpirtërore, e përshkruar me një fjalor plot metafora dhe alegori. Ndërsa e dyta (na pëlqen të besojmë) është konkrete, sensuale, e fshehur në këtë botë dhe ka një hartografi autentike të sajën. Shpesh këto parajsa ngatërrohen me njëra-tjetrën, ajo hyjnore që mendohet se është vetëm për njerëzit e drejtë dhe Edeni tokësor që mendohet si i humbur. Por kjo rrëmujë nuk është diçka e re. Vetë Leopardi ka bërë pyetje mbi këtë parajsë tokësore. Sipas tij, parajsa në të cilën u krijua Adami dhe Eva, ishte një vend i kënaqësive materiale dhe epshore, një vend i cili duhej të ndërtohej dhe të mbrohej. Ndryshe nga parajsa hyjnore, ku njerëzit e mirë shkojnë pas vdekjes së trupit, parajsa tokësore (edhe pse tashmë e humbur) ka diçka të vërtetë, materiale, madje edhe epshore, asnjë padrejtësi në punë, mashtrime ekonomike ose mundime filozofike. Dhe përballë këtyre magjive, parajsa e së ardhmes bëhet abstrakte, madje e pavërtetë. Ndërsa parajsa tokësore, ose ndryshe Edeni, është një kopsht në të cilin dhe vetë Zoti dëshiron të shëtisë. Etimologjikisht është përshtatur me fjalën nga hebraishtja "miquedemche" që ka një kuptim hapësinor ("në lindje") dhe kohor ("fundi i fillimit"). Fjalori Biblik i J.Achtemeier si prejardhje nxjerr fjalën "edemche" që do të thotë "luks, kënaqësi, dëfrim"; gjithsesi Achtemeier nënvizon se filozofët modernë e përshtatin me fjalën "edin" që do të thotë "bimësi" ose "livadh". Me kalimin e shekujve, Edeni ia ka transmetuar karakteristikat e tij magjike një nostalgjie imagjinare: asaj të erës së arit, në të cilën e gjithë bota është një kopsht. Kjo është karakteristika primare e Edenit: bën fjalë për kohën e shkuar, dëshirë e diçkaje tashmë të humbur, të mohuar, e diçkaje që tashmë është e ndaluar.
ثshtë toka ashtu siç do të donim të ishte, siç ëndërrojmë të jetë. Prej kësaj besojmë se një ditë mund ta gjejmë. Kërkimi i parajsës tokësore bazohet në një bibliotekë të gjerë hartografike.
Dhe dëshmitë janë të shumta, udhëtarë, historianë, gjeografë dhe vizionarë kanë deklaruar se Edeni ndodhej (ndodhet) në Mesopotami, Angli, Jerusalem, në Indinë Veriore, veriun e Persisë dhe malet e Libanit. Gjithashtu ka pasur dhe artistë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri të cilët janë munduar të imagjinojnë se si është parajsa dhe e kanë vizatuar atë. Artistë si Hendrikje Kuhne, Beat Klein, Ilya dhe Emilia Kabakos. Gjithsesi, ka edhe një tjetër version të kësaj ideje të pashtershme të parajsës. Në vitin 1615, gjashtë vjet pas dekretimit të vendimit për largimin e njerëzve me ngjyrë nga Spanja (arabët të cilët u detyruan të ktheheshin në të krishterë pas zhvendosjes së parë në vitin 1502) Servantes publikoi në Madrid pjesën e dytë të "Don Kishotit". Në kapitullin 52, Sanço takohet me një fqinjin e tij të vjetër, arapin Rikote, i cili pasi u shpërngul nga Spanja, ishte kthyer në vendlindjen e tij si pelegrin. "Për disa ishte një dënim i drejtë ai i dëbimit, por për ne ishte dënimi maksimal. Kudo që ndodhemi, ndjejmë nostalgji për Spanjën; në fund të fundit aty kemi lindur dhe aty është atdheu ynë natyror; nuk ka asnjë vend tjetër që na mikëpret; madje asnjë vend i Afrikës ku shpresonim se do të na pranonin dhe na trajtonin mirë, pikërisht aty na trajtojnë si mos më keq". Dëbim dhe strehim: Të dyja vizione, një e tokës së braktisur dhe tjetra e tokës së premtuar, që bashkohen në atë Spanjë që refuzon Rikote dhe njëkohësisht për të cilën ndjen nostalgji. Për të Spanja nga e cila u dëbua, parajsa e humbur është vendi në të cilin dëshiron të mbërrijë dhe vendi që nuk do të kishte dashur kurrë ta braktiste. Për të, ashtu si për të parët e tij, shpërngulja, dëbimi dhe mërgimi, themelohen në një gjest të vetëm largimi që e transformon tokën e çdokujt në një tokë të huaj. Ndoshta një tjetër parajsë ekziston përtej deteve por Rikote dhe bashkudhëtarët e tij nuk e gjetën kurrë. Ndërkohë, ata vazhdojnë të ëndërrojnë harta për Edenin e tyre të humbur që quhet al-Andalus, Palestinë, Marok, Shqipëri, Amerika Latine e diktaturave ushtarake, Irak, Kurdistan, اeçeni, Dafur, Eutopi... Për fat të keq, gjeografia e parajsës është një hapësirë më e gjerë se vetë Toka.

Një kopsht kënaqësish, i rrethuar nga mure të zjarrta

Po ku ndodhet parajsa tokësore? ثshtë një pyetje antike, por edhe aktuale. Edhe kohët e fundit, si shumë vjet më parë, studiues të ndryshëm janë munduar ta gjejnë në vende nga më të ndryshmet, në Mesopotami, Arabi, Armeni dhe madje në një ishull të Seishell... Besimi në parajsën tokësore e ka magjepsur krishterimin që në fillimet e tij. Zanafilla tregon se "Zoti krijoi një kopsht në Eden, diku nga Lindja, dhe aty krijoi njeriun e parë", dhe ky hap i parë biblik filloi menjëherë të interpretohej nga literatura. Autoriteti i Shën Agustinit ishte i padiskutueshëm, edhe për sa i përket katër lumenjve që dilnin nga Edeni: Pison (i cili identifikohet me lumin Gang), Ghicon (me Nilin), Tigri dhe Eufrati. "Janë lumenj të vërtetë dhe jo shprehje figurative". Agustini shtonte: Adami kishte një trup lëndor dhe kështu kishte jetuar në një parajsë lëndore. Në ndërtimin e kësaj parajse imagjinare ndihmuan edhe përkthimet antike të teksteve biblike. Për të përkufizuar kopshtin, versioni hebre përdori fjalët "gan-be-Eden" (një kopsht në Eden). Në "Vulgata" Xhirolamo shtoi fjalën "kënaqësi". Përkthyesit e "Shtatëdhjetës" futën fjalën parajsë që në greqisht do të thotë "kopsht i rrethuar me gardh". Gjeografia e parajsës përcaktohet rreth shekullit të shtatë. Isidori i Siviljes e identifikon Lindjen për të cilën fliste zanafilla, me Azinë: "Parajsa është një vend që ndodhet në pjesën lindore të Azisë". Dhe nënvizon faktin se Edeni është një kopsht "kënaqësish": aty rritet "çdo lloj bime dhe peme frutore, ndër to edhe pema e jetës". Edeni është një vend ku nuk bën as ftohtë dhe as nxehtë, gjithmonë mbizotëron një klimë e përshtatshme, por është një kopsht ku nuk mund të futesh, është një vend i cili rrethohet nga mure flakësh që arrijnë deri në qiell. Prej Isidorit u përcaktua në Azi dhe kështu parajsa tokësore mund të figuronte edhe në ndonjë hartë, dhe faktikisht janë të shumta hartat mesjetare të cilat e tregojnë atë. Në to, ajo përfaqësohet në forma të ndryshme si një ishull ose një kështjellë e rrethuar nga mure të mëdha. Papërshkueshmëria e saj identifikohet me lartësinë e mureve rrethues. Parajsa imagjinohet në pikën më lindore të Azisë, por drejt lartësisë si të ishte relativisht përkarshi me qiellin. Edhe Dante e vendosi parajsën në majën e një mali tepër të lartë, mali i Purgatorit. Virgjili i shpjegon Dantes se Jerusalemi dhe mali i Purgatorit ndodhen pikërisht në dy skajet më të largët nga njëri-tjetri. Në hartat mesjetare, duke u nisur nga kryqëzata e parë (1096) Jerusalemi, vendi ku u varros Krishti, vendoset në qendër të botës. Dhe ja pra, parajsa tokësore që mendohej se ndodhej në Azi bëhet hershimi i mishërimit dhe i parajsës qiellore.
Në hartografinë mesjetare gjendet edhe një vend tjetër i rrethuar ku nuk lejohet të shkohet, por që është e kundërta e Edenit: është vendi në të cilin sipas legjendës, Aleksandri i Madh mbylli Gogun dhe Magogun, tributë e frikshme që ditën e Apokalipsit do të shkatërronin botën. Pra hartat mesjetare, të sunduara nga parajsa tokësore, prezantojnë një vizion të krishterë të historisë së botës. Por Edeni është edhe një Eldorado, vend ku temperaturat janë konstante dhe gëzon një bimësi të bollshme ku dhe ajri është shumë i pastër. Pas mesjetës, kjo imagjinatë fillon të s‘behej. Frat Mauro, një nga hartografët e Rilindjes, në hartën e tij të botës (1459) parajsën tokësore e vendos jashtë botës së banueshme. Një shekull më vonë, një tjetër njeri i kishës, Agustin Seuko, prefekti i Bibliotekës së Vatikanit, pranoi se parajsa tokësore u shkatërrua nga përmbytjet e mëdha. Edhe sipas Luterit, parajsa u shkatërrua nga mëkatet. Ndërsa për Kalvinon, katër lumenjtë e Edenit edhe pas përmbytjes mbetën të pacenueshëm, kjo për mirësinë e Zotit. Kjo teori e re fetare tentonte të zgjidhte ekuacionin ndërmjet dogmës së përmbytjes dhe zbulimit të Botës së Re. Por duke iu kundërvënë traditës, ajo u harrua. Madje pikërisht atëherë studiuesit filluan të kërkonin vendin ku kishte jetuar çifti i parë njerëzor, duke propozuar vende si: Babilonia, Arabia, Palestina, Toka e Zjarrit madje dhe Polin Arktik. Kështu parajsa tokësore e humbi funksionin e saj origjinal për të përfaqësuar të shkuarën (nostalgjia për pastërtinë e humbur), të tashmen (jeta e njeriut si pelegrinazh) dhe të ardhmen (rruga drejt parajsës qiellore). Duke u munduar për ta zbuluar me baza "shkencore", kohët moderne e përcaktuan parajsën tokësore në të shkuarën, duke i lënë poetëve (Xhon Milton, 1667) detyrën për të vajtuar parajsën e humbur.

/Gazeta "Shqip"/
 
Titulli: Në kërkim të parajsës së humbur

Po ku ndodhet parajsa tokësore? ثshtë një pyetje antike, por edhe aktuale. Edhe kohët e fundit, si shumë vjet më parë, studiues të ndryshëm janë munduar ta gjejnë në vende nga më të ndryshmet, në Mesopotami, Arabi, Armeni dhe madje në një ishull të Seishell...
/Gazeta "Shqip"/

Ne Shqiperi lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top