Zyrtarisht i titulluar Marshi Civil për Halepin, lëvizja pritet të bëjë bashkë me dhjetëra aktivistë nga vende të ndryshme evropiane të cilët do të ecin këmbë për në Halep. Marshi do të fillojë për pak orë nga ish-aeroporti i Berlinit, Tempelhof, i cili tani shërben si shtëpi për qindra refugjatë, kryesisht sirianë.
Që kur Alboth dhe miqtë e saj njoftuan mbi planin e tyre në Facebook muajin e kaluar, më shumë se 13 mijë njerëz kanë shprehur mbështetje për nismën dhe më shumë se 2 mijë e 500 thonë se do t’i bashkohen marshit në ditën e parë.
Alboth tha se iniciativa nuk ka lidhje me ndonjë parti politike apo një organizate, por thjesht bashkon njerëzit e zakonshëm që duan të bëjnë diçka për të ndaluar vuajtjet humanitare në Siri.
“Unë jam një nënë, jetoj në Berlin, dhe kam dy fëmijë të vegjël. Kur kam shikuar videot nga Halepi, unë pashë te fëmijët e atjeshëm fëmijët e mi. Dhe kjo është arsyeja pse jam kaq shumë e prekur”, tha ajo duke shtuar se ideja e organizimit të një marshi lindi gjatë bisedave të saj me miqtë në Facebook.
“Kam shprehur ndjenjën time që ndjehem aq i vetmuar para kompjuterit tim duke shikuar ngjarjet atje… kam shkuar në demonstrata apo kam dërguar para për organizata, kam bërë të gjitha këto, por unë mendoj se nuk është e mjaftueshme. Dhe pastaj e kuptova se në gjithë Evropën ka shumë njerëz si unë, që gjithashtu rrijnë para laptopëve të tyre. Kështu që edhe ata u përgjigjën… Pra, ne jemi të gjithë si unë, njerëz të cilëve gjithë kjo situatë u ka ardhë në maje të hundës; njerëz krejtësisht të zakonshëm, të cilët nuk kanë zgjidhje për konfliktet e mëdha, por që megjithatë nuk duan të qëndrojnë të heshtur”, tha ajo.
“Ne duam të detyrojmë politikanët që të marrin vendime”, shtoi më pas.
Alboth tha se me organizimin e marshit, ata do të përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin për tragjedinë humanitare në të gjitha zonat e rrethuara në Siri, dhe që të rrisin presionin mbi politikanët për të ndihmuar civilët sirianë.
Organizatorët theksuan se marshimi do të jetë i hapur për të gjithë, përfshirë anëtarët e organizatave politike apo palëve që ndajnë shqetësimet e tyre në lidhje me Sirinë, por atyre do t’u lejohet të mbajnë vetëm flamuj të bardhë gjatë ecjes së tyre.
Rrugëtimi i aktivistëve do të kalojë nëpër Republikën اeke, Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Maqedoni, Greqi, dhe më në fund Turqi, pastaj në Halep. Udhëtimi pritet të zgjasë tre muaj e gjysmë. /tesheshi.com/