Në kampin e ferrit të romëve

ida angel

:)
V.I.P
Fëmijët janë të semurë me temperaturë dhe të vjella. Uji që pinë është i ndotur dhe për ta nuk ka ilaçe. Kjo është gjendja në disa nga familjet që janë strehuar tek ish-godina e një Reparti Ushtarak në Kombinat.

Por nuk mjaftojne vetem kushtet e veshtira. Familjet rome qe jetojne ne keto godina kercenohen vazhdimisht nga banoret e zones qe pretendojne pronesine mbi truallin, ku eshte ndertuar Reparti Ushtarak. Per kete arsye, gjate gjithe kohes romet ruhet nga nje njesi e policise.
ROMET-TEK-PISHINAT.jpg

Banorët e këtij komuniteti thonë se jetojnë me frikë, se natën gratë dhe fëmijët mblidhen në një dhomë, ndërsa burrat qëndrojnë jashtë duke ruajtur.

Te zhgenjyer nga premtimet e shumta, ata kerkojne siguri, pune dhe kushte per femijet e tyre. Ministria e Punes para disa muajsh tha se keto godina do te rikonstruktohen teresisht para se te futen familjet rome, te cilat protestuan per disa dite ne ambientet e Avokatit te Popullit. Zgjidhja per ta, jane ambientet, ku nuk ka as energji elektrike apo ujë të pijshëm.

Ne Ministrine e Punes, sqarojne se diten e marte do te behet nje takim me donatoret e huaj për përmirësimin e situates së romëve që jetojnë në ish-Repartet Ushtarake.ToPCH
 
Titulli: Në kampin e ferrit të romëve

Takova javen qe kaloi tek dentisti nje vajze qe kishte qene me misjon ne Shqiperi pikerisht
per te ndihmuar romet dhe kishte vizituar kampet e tyre .
Ishte shokuar fare . Kam pare skena varfrie ekstreme me tha , dhe as qe e mendoja qe nje varferi e tille ekzistonte
ne Evrope , kaq afer nesh .
I thash qe romet kan nje menyre te veçant jetese dhe deri diku ju perqen jeta qe bejne dhe nuk bejne asnje perpjekje per te
dale nga ajo gjendje , prandaj eshte e veshtire te ndihmohen .
Ne Shqiperi ka plot shqiptare ne kushte ekstreme varferie , por qe luftojne me shpirte per te permirsuar gjendjen e tyre .
Eh varferia eshte e veshture te zduket me nje brez pune , duhet puna e disa brezave per tu pare rezultatet ,
e pikerisht ne kete pike jemi te dobet fare .
 
Back
Top