Në hartën e vjetër, Kina qendër e botës

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Në Bibliotekën e Kongresit në Washington është ekspozuar një hartë e shekullit të 17, ku Kina prezantohet si qendra e botës, ndërsa harta është punuar nga misionari italian, Matteo Ricco.

Kjo është hera e parë që kinezët ua kanë treguar amerikanëve hartën, ku Florida është e shënjuar si “Shteti i luleve”.
8d1ca675-a024-445a-9d4f-4301e4a3dac7.jpg

Në hartë, Afrika është shënuar si kontinenti me malin më të lartë dhe lumin më të gjatë, ndwrsa në përshkrimin e shkurtër të Amerikës Veriore, gjenden “bullat me gunga”, kuajt e egër dhe një trevë e quajtur “Ka-na-ta”.
f348e95e-02af-460a-958f-f5f6ca895c93.jpg

Edhe disa vende të Amerikës qendrore dhe asaj jugore janë përshirë në këtë hartë, si Guatemala, Yucatan dhe Kili.
f47d60f3-7bb9-4a55-8aed-aadc1ace7f47.jpg

Krahas hartës është prezantuar edhe një dokument i shkruar në gjashtë faqe të letrës delikate nga orizi, që është njëra nga dy kopjet e ruajtura.

Matteo Ricci me disa fjali e ka përshkruar edhe zbulimin e Amerikës: Shumë kohë më parë, askush nuk dinte se ekzistojnë vendet si Amerika Veriore dhe ajo Jugore. Para 100 vjetësh evropianët i kanë zbuluar ato duke lundruar me anijet e tyre”.

Kopjet origjinale të këtyre hartave gjenden në Vatikan dhe te disa koleksionist në Francë dhe Japoni.

Kopja e ekspozuar në Washington është pronë e një koleksionuesi nga Japonia.

Ti Bin Zhang nga ambasada kineze në SHBA-, siç bën të ditur Daily Mail, e ka përshkruar këtë hartë si shumë të rëndësishme, pasi që flet për takimet e para në mes të Lindjes dhe Perëndimit.
•Telegrafi•
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Në hartën e vjetër, Kina qendër e botës

Vatikani si gjithmon din shum gjona dhe nuk i tregon, dhe per ne Shqiptaret kan shum dokumenta po si tregojn sepse do hapen shum polemika rreth origjines tyre!
 
Titulli: Në hartën e vjetër, Kina qendër e botës

Kjo harta paska shume pak vlera .
Ndoshta ndonje pasardhes i atij italianit qe e paska bere , mund te jete i interesuar .
 
Titulli: Në hartën e vjetër, Kina qendër e botës

Vatikani kryeshisht din me shum ne te gjitha gjonat
 
Titulli: Në hartën e vjetër, Kina qendër e botës

Interesante ...........
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top