Ne gusht Izraeli njeh Kosoven shtet.

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Tel Aviv Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij po përgatitet të njohë Pavarësinë e Kosovës në muajin gusht. Vendimi i tij vjen si rezultat i bisedimeve të fundit me Presidentin amerikan Barack Obama.

SHBA-të vazhdimisht e kanë treguar mbështetjen e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës, duke i dalë në mbrojtje sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Izraeli ka marrëdhënie shumë të mira me Shtetet e Bashkuara, ndërsa kryeministri izraelit ka thënë se ai do të dëgjojë rekomandimet e Obamas për njohjen e Kosovës.

Meqenëse nuk ishte e mundur të arrihej zgjidhja pas negociatave me Serbinë, Netanyahu ka shpjeguar se Izraeli nuk mund të qëndrojë i distancuar për këtë çështje, prandaj së shpejti do ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

///start-telegrafi///
 
Ne gushtin e cilit vit do ndodhe kjo?
Ndoshta ky Izraili e mban fjalen se atyre vendeve nga lindja ( Azia) nuk eshte mbet per tu besuar. Shume nga to na kishin premtuar per njohje te shpejta, perfshi Iranin, madje El-Salvadori kishte caktuar edhe daten 1 qershor per njohje :gjujpeshk:.
Cdo njohje eshte e rendesishme por tani kemi nevoje edhe per njohje nga Afrika dhe Amerika Latine. :gjujpeshk:
 
Izraeli ka hezituar per arsye te veta, por qe padyshim qe ka qene e ditur se do te kene edhe fundin e tyre. Tek e fundit asgje nga interesat e saj nuk i cenohet.

Sa me shume aq me mire.
 
RRen osht kjo qe qka ka thon Ministri i Jashtom i Izraelit :) edhe jom gzu qe spo na njohin !

Qëndrimi i Izraelit ndaj Kosovës nuk ndryshon
Ministria e Jashtme e Izraelit ka hedhur poshtë të dielën raportimet se kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se qeveria izraelite pritet të njohë Kosovën brenda muajit gusht.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Yigal Palmor, ka thënë për Express, nëpërmjet telefonit, se raportimet e tilla “janë fals”. “Kryeministri i Izraelit nuk ka bërë një deklaratë të tillë”, ka thënë Palmor.

Faqja e internetit “palluxo.com” ka raportuar se të shtunën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se kabineti i tij po bëhet gati të njohë pavarësinë e Kosovës në gusht dhe se, ky vendim vjen si rezultat i negociatave të fundit me presidentin Barack Obama. Por, zëdhënësi Palmor mohon atë.

“T’ju sqaroj diçka, të shtunave të gjitha zyrat qeveritare në Izrael janë të mbyllura dhe Qeveria nuk mban takime. ثshtë ditë pushimi. Kryeministri kurrë nuk bën ndonjë deklaratë të shtunave për çështje politikash. Përveç nëse ka ndonjë çështje emergjente, ai mund të flas, dhe atë vetëm në mbrëmje”, është shprehur zëdhënësi.

Ndonëse autoritetet izraelite kanë pritur autoritetet kosovare gjatë vizitave në Telaviv dhe deklaratave inkurajuese e mbështetëse të top-zyrtarëve përpara pavarësisë, Izraeli nuk e ka njohur Kosovën as gati një vit e gjysmë që nga shpallja e pavarësisë.

Zëdhënësi Palmor ka thënë se pozicioni i Izraelit për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar, ndërsa ka mohuar edhe raportin se presidenti Obama ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Izraeli. /Gazeta Express/Telegrafi/
 
edhe eshte dit kjo , sepse eshte ky izraeli qe ka ndihmu edhe perkrah serbin gjat luftes ne Kosove !
 
Shyqyr !
 
Ne gushtin e cilit vit do ndodhe kjo?
Ndoshta ky Izraili e mban fjalen se atyre vendeve nga lindja ( Azia) nuk eshte mbet per tu besuar. Shume nga to na kishin premtuar per njohje te shpejta, perfshi Iranin, madje El-Salvadori kishte caktuar edhe daten 1 qershor per njohje :gjujpeshk:.
Cdo njohje eshte e rendesishme por tani kemi nevoje edhe per njohje nga Afrika dhe Amerika Latine. :gjujpeshk:

Izraeli nuk eshte si shtetet arabe, Izraeli eshte nje shtet serioz.
Izraeli nuk duhet te harroje se ne nje fare menyre ka qene edhe ai
ne kushtet e Kosoves, dhe eshte dashur shume kohe qe te behet
antar i OKB-se. Pastaj lidhjet me Ameriken, si te thuash, te gjitha rruget te çojne ne Rome.
 
Ka ndokush nga ju njohuri se sa shtete e kane pranuar Kosoven deri tani? Gjithsesi u shtofte ai numer :)...
 
Një shtet më shumë nëse do e bëjnë por se besoj se këta mbahen për gënjeshtar mgjt të shpresojmë
 
Ka ndokush nga ju njohuri se sa shtete e kane pranuar Kosoven deri tani? Gjithsesi u shtofte ai numer :)...

Numri i shteteve qe kane njohur Kosoven kane arritur ne 60, dhe branda kesaje vere ndoshta edhe 5 shtete te tjera do t'a njohin. Mesa di une per te pasur aspirata per t'u njohur ne OKB duhet te jete njohur te pakten nga 130 shtete, per kyte eshte e rendesishme njohja nga vendet islamike qe vonon per te ardhur, eshte e rendesishme sepse ato jane 50 shtete. Te njhesh nga 650 shtetet pernjeheresh do te ishte nje kolpo shume e bukur.
 
99 apo 100 shtete duhet te njohin kosoven per me hy ne OKB !
 
Me lart kam dashur te them,"te njhesh nga 50 shtete", dhe jo nga 650, nje gabim nga tastiera ime.
 
Israeli me Shqiperine ka marredhenie te mira , per arsyje se shqiptaret kane vene jeten e tyre ne rrezik per te shpetuar qifutet qe ishin ne shqiperi ne luften e dyte botrore.
mos te harrojme se njekohesisht Israeli ka lidhje te ngushta dhe me Serbine,
por kam besim se do te vendose ashtu sic thone amerikanet dhe anglezet dhe do ta njohe Kosoven..

por cila do kishte me shume peshe njohja nga Izraeli apo Irani?

ju si thoni?
 
Pe: Ne gusht Izraeli njeh Kosoven shtet.

Paskan kaluar ca vite, e si duket, Izraelit nuk po i ngutet...

800px-CountriesRecognizingKosovo.png

Deri më tani 103 shtete e kanë njohur Kosovën!
 
Attachments

  • 800px-CountriesRecognizingKosovo.png
    800px-CountriesRecognizingKosovo.png
    121.2 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ne gusht Izraeli njeh Kosoven shtet.

Jam i bindur qe sdo te na njofin kurre ,por eshte kot te gjitha shtetet e botes po te na pranojne po nuk te pranuan ato 5-6 vende te perheshme qe jan ne OKB prape ki me pas te njejtin problem .
Sepse eshte problem te na pranoje Rusia edhe Kina kjo eshte shume e veshtire te ndodh.
 
Pe: Titulli: Ne gusht Izraeli njeh Kosoven shtet.

Jam i bindur qe sdo te na njofin kurre ,por eshte kot te gjitha shtetet e botes po te na pranojne po nuk te pranuan ato 5-6 vende te perheshme qe jan ne OKB prape ki me pas te njejtin problem .
Sepse eshte problem te na pranoje Rusia edhe Kina kjo eshte shume e veshtire te ndodh.

Hiç mos ta ndin, se kur të vije puna deri aty, mbetet vetëm
si formalitet. "Në politikë nuk ka dashni, por diplomaci...",
e në ato momente secili e shikon interesin e vet, krylartësia
nuk i sjell asgjë!
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top