Në gjyq grupi, trafikoi 3 këngëtare

eGo0sTyle

System Engineer
dogana-morine-300x224.jpg

Katër persona dërgohen në gjyq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, me akuzën e “rekrutimit dhe detyrimit” të tri vajzave për ushtrim prostitucioni në Kosovë, pasi u premtonin se do t’i punësonin këngëtare në lokale të ndryshme.
Më 15 korrik 2011, prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet
për dosjen penale me nr.85 dhe ka dërguar në gjyq shtetasit Zylyftar Tare, Ilir Saraçi, Agron Sinani dhe Kudusi Oka, të cilët akuzohen se kanë kryer veprat penale të rekrutimit dhe detyrimit të femrave për ushtrim
prostitucioni, neni 114/b i Kodit Penal, si dhe për trafikim të të miturve, neni
128/b i Kodit Penal. Vepra penale, sipas prokurorisë, është kryer nga të dyshuarit gjatë vitit 2010, vit në të cilin ata kanë bashkëpunuar mes tyre me
qëllim trafikimin në Kosovë të tri vajzave nga Shqipëria, për t’i shfrytëzuar ato për ushtrim prostitucioni. Katër të akuzuarit për këtë dosje penale janë arrestuar në korrik të vitit 2010, gjatë aksionit të koduar me emrin
“Premtimi”. Sipas Policisë, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Zylyftar Tare është njohur me tri vajza të cilave u ka premtuar punësim si këngëtare në lokale nate në Kosovë. Me argumentin e përgatitjeve për t’u nisur në
drejtim të Kosovës, në gusht 2010, i akuzuari Zylyftar Tare mësohet se i ka marrë tri vajzat dhe i ka mbajtur për tetë ditë në banesën e tij në afërsi të Shkollës së Bashkuar në Linzë të Tiranës. Dy nga vajzat kanë qenë nga Elbasani, ndërsa e treta ka qenë nga Lezha. Nga hetimi është zbuluar se një prej vajzave ka qenë në moshë të mitur, 15 vjeçe, ndërsa dy të tjerat
kanë qenë respektivisht 18 dhe 19 vjeçe. Prokuroria ka dokumentuar faktin se gjatë kohës që i mbante vajzat në banesën e tij në Linzë, shtetasi Zylyftar Tare është kujdesur të organizonte trafikimin e tyre në drejtim të Kosovës.
Për këtë, ka kryer veprime në bashkëpunim me shtetasit Ilir Saraçi, Agron Sinani, që ranë në pranga gjatë aksionit “Premtimi” dhe shtetasin Kudusi Oka, që u arrestua më pas. Arrestimi i tre shtetasve është bërë pasi nga informacionet operative ka rezultuar se të akuzuarit po përgatisnin terrenin,
duke siguruar transportimin e tre shtetasve në destinacion, duke kaluar pikën e kalimit kufitar me destinacion Kosovën. Gjatë kohës që vajzat mbaheshin në Tiranë, mësohet se të akuzuarit kanë komunikuar me persona të caktuar në Kosovë për pritjen dhe “punësimin e vajzave”.


Burimi : Panorama.
 
Back
Top