Në gjurmë të Tiranes së 1700-ës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në gjurmë të Tiranes së 1700-ës
Ne_gjurme_te_Tiranes_se_1700es.jpg
Arkeologët vihen sërish në gjurmë të Tiranës së vjetër. Objekt i gërmimeve këtë herë është një pjesë e rrugës së "Barrikadave", ku pak ditë më parë dolën fragmente pllakash të hershme. Tashmë janë piketuar tri kuadrate, që përfshijnë gjatësinë nga shtëpia e Petrelave deri në fund të oborrit të shkollës së mesme "Sami Frashëri".

Në bazë të ligjit "Për trashëgiminë", është vendosur që në këtë zonë të ketë sondazhe në tri kuadrate. Përfaqësues të Institutit të Monumenteve, Institutit të Arkeologjisë dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, fillon sot gërmimi i plotë i kësaj zone", - shprehet arkeologia Suela Xhyheri. Gërmimi do të udhëhiqet nga arkeologu Skënder Muça dhe do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar. Nesër fillon gërmimi i plotë nën udhëheqjen e Skënder Muçës. Pas gjurmëve të para në këtë zonë, të cilat datojnë në 1785-'86 dhe 1814, janë bërë kontaktet me firmën kontraktuese "Parllaku", dhe me investitorët që në këtë rast është bashkia e Tiranës. Arkeologu Spiro Nika shprehet se mes palëve është gjetur mirëkuptimi dhe gërmimi sistematik do të vazhdojë në këtë zonë deri sa të shihet e arsyeshme. "Rëndësi ka që të dalim në disa konkluzione; çfarë përfaqëson kjo zonë dhe , çfarë janë këto struktura murale që kanë dalë në dritë", thekson Nika. Ndërkohë, në bazë të ligjit Nr. 90048, dt.07.04.2003 "Për trashëgiminë" i ndryshuar, Instituti i Monumenteve të Kulturës e ka shpallur këtë zonë në "Mbrojtje paraprake", duke e konsideruar si site arkeologjik. Kështu, pas rrënojave të Kalasë së Tiranës, gjurmë të tjera në rrugën e "Barrikadave" mund të hedhin dritë për historinë e Tiranës së hershme.
Zbulimet
Vetëm pak ditë më parë, në hapësirën juglindore dhe lindore të shkollës së mesme "Sami Frashëri" janë gjetur elementë të një varreze të vjetër me epigrafe në gjuhën arabe. Sipas arkeologes Xhyheri, nga objektet e gjetura paraprakisht është një stelë varri, e cila daton më 1785-'76 dhe tjetra është pllakë memoriale që vendoset në banesë, në objekt kulti (xhami) apo në ndonjë objekt tjetër. Daton më 1814-1815. Gjithashtu në afërsi të shkollës janë gjetur edhe fragmente kockore, por edhe monedha të ndryshme. Nisur nga të dhënat historike, specialistët shprehen se në këtë zonë ka qenë shtrirë Teqja e Sheh Dyrrit, e cila ekziston edhe sot. Ndërsa afër saj kanë qenë edhe xhamia e "Met Firës" bashkë me varrin e Abdyrrahmanit. "Gjetjet e reja që kanë dalë pranë rrugës kuptohet që janë pjesë e këtij kompleksi social fetar", - shprehet Sulejman Dashi, por gjithçka mbetet të konfirmohet pas gërmimeve që pritet të japin të dhëna të tjera. Edhe historiani Kristo Frashëri në librin "Historia e Tiranës", shprehet për ekzistencën e Teqes së Sheh Dyrrit (Harasanit) dhe xhamisë së Met Firës në rrugën e Barrikadave që dikur mbante emrin rruga e اarshisë. "Hëpërhë mund të thuhet se rruga e sotme e Barrikadave, dikur me emrin rruga e اarshisë përbënte aksion kryesor të strukturës urbanistike të qytetit. Anës saj qenë rreshtuar përveç Xhamisë së Vjetër, gjashtë faltore të tjera islamike. Njëra prej tyre, teqeja e Sheh Muharremit e sektit halveti, ndodhej fare pranë xhamisë, buzë rrugës, në krahun lindor të rrugës së "Barrikadave". Pesë të tjera rreshtoheshin buzë rrugës në anën perëndimore të saj-Teqeja e Sheh Pazarit, Teqeja e Sheh Dyrrit (Harasanit), Xhamia e Firës, Teqeja e Dervish Hatixhesë dhe në fund Xhamia e Kodrës së Kuqe", shkruan Frashëri.
Të dhënat
Datat kanë qenë të vetmet të dhëna që specialistët kanë mundur të marrin nga objektet e gjetura në rrugën e "Barrikadave". Pllakat e gjetura janë dërguar në fondet e Institutit Arkeologjik, ku do të shqyrtohen nga një specialist, njohës i gjuhës otomane. Por, sipas Spiro Nikës, punëtorët kanë gjetur edhe më parë objekte, gjatë rikonstruksionit të rrugës, të cilat i kanë hedhur. "Punëtorët thonë që kanë hedhur objekte të tjera. Me të filluar gërmimet këtu, paralelisht do të kërkojmë edhe të vendi ku janë hedhur mbeturinat, me-gjithëse nuk është shumë e lehtë. Do të shohim nëse do të ketë diçka të vlefshme, edhe pse ato janë jashtë kontekstit", - shprehet Nika.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top