Arfenilla
Themelues i Forumit
I joshte femrat, kryesisht ato të moshës minore, me para. Kishte raste kur të njëjtave u ofronte edhe role në filma që kurrë s’i realizonte.
Këto veprime të një shtetasi anglez që jeton në Gjakovë bënë që prindërit e vajzave ta denoncojnë rastin në polici. Tash ai është arrestuar dhe për anglezin, që nuk dihet përse qëndronte në Kosovë, rëndon akuza për keqpërdorim seksual me të mitur.
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas anglez me dyshimin për keqpërdorim seksual të personave të mitur nën moshën 16 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare rasti është denoncuar nga prindërit e dy vajzave të mitura shqiptare, të cilat nga i dyshuari janë joshur me gjësende të ndryshme me vlerë dhe kinse për xhirime të një filmi.
Arrestimin e anglezit 75 vjeçar, A. Ashdowv e ka konfirmuar për RTK –në, kryeprokurorja Shpresa Bakija.
Sipas kryeprokurores Bakija ,një kohë të gjatë janë mbledhur prova të cilat i vertetojnë veprimet kundërligjore të të dyshuarit.
Sipas burimeve të RTK-së, shtetasi anglez, Ashdoëv edhe në vendin e origjinës prej nga vjen, për vepra të tilla penale ka qenë i dënuar tri herë, ndërsa në Gjakovë jeton që prej vitit 2000 B expres