“Ne e ngremë Shqipërinë në këmbë”, Rama publikon fjalimin e Erdogan: Të ndihmojmë vëllezërit tanë

Kresha

A pretty face can never trick me
Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një video, ku shfaqet presidenti turk Erdogan në një fjalim, duke u shprehur se Turqia do të bëjë aq sa të mundet për të ndihmuar Shqipërinë pas pasojave të tërmetit. Në videon e publikuar nga Rama, Erdogan thotë mes tjerash: “Po të bashkojmë fuqitë, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë”. Erdogan shpesh iu referohet shqiptarëve si vëllezër, ndërsa thotë se dy vendet tona janë mike. “Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo pak, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira. Por dëshirat po të mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë, ose ta ndajmë edhe me vëllezërit tanë këtë mjaltë. Ne këtë duhet të bëjmë, të ndajmë mjaltin së bashku. Bota Islamike është ajo që do ta hedhë hapin më të rëndësishëm. Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme. Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve. Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi”, thotë mes të tjerash Erdogan.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ore Rama sot kishte majt hutbe atje.
??
 
Mulla Rama prej sot hahahaha
 
A Ky Edi rama EShte kokrra e Beqirit
Djalli per interesat e tij Lexon dhe Biblen << thote nji llaf i urte kte ka bere dhe ky >>

Ky eshte i pa Fe
i pa Udhe
 
Mbaje veten Vinjol! Lol
 
Cauce Rrij tej se je majre anej
PO na myt ntaksa Ne te Biznesit
 
  • Haha
Reactions: NGU
Uroj te mos jete propagande!!!
Shpresa kam pak qe te behet realitet.
Sidoqofte ketu do jemi, do e shohim.
 
Nuk ka asgje te pamundur ne kete.
Cfare i ka Turqia 500 shtepi?
E cfare i kane dhe vendet arabe 500 shtepi aman.
Madje madje o kane dhene vendet arabe ne Shqiperi o s'ka dhene kush. Po kujt ja japin thuaj. I jepet hipokritit Rama?!

Vendet arabe kane 30 vjet qe mbajne mijera jetima, fonde plot, ndihma dhe si shperblim kane marre vec perbuzje. Sa ndihma ka sjell kuvajti e katari keto 2 jave po qe asnje media nuk i jep. shyqyr qe bejne ndknje story ne fb dhe vihemi ne dijeni.
Por gjthss ata serish do japin. Do japin sepse e bejne per hir te Zotit, edhe pse ne si popull nuk meritojme asgje!

E sa per Ramen, me ka bere me vjell kur shikoja qe komplet arroganca qe ka i ishte shnderruar ne formen e lypsit. Pale u tregonte dhe Kuranin e Zotin atyre.
 
Back
Top