Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Në bisedime vetëm si palë e barabartë
Prishtina nuk do të hyjë në bisedime me Beogradin, përderisa Serbia të mos e pranojë pozicionin e barabartë të Kosovës në këtë dialog, kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë zyrtarët kosovarë.
Sipas tyre, gatishmëria e shefit të ICO-së, Pieter Feith, që t’i ndihmojë bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, është për t’u çmuar, por tërhiqet vërejtja se Kosova tash i ka institucionet e veta shtetërore dhe vetëm ato mund të vendosin për formatin e bisedimeve, në të cilat Prishtina eventualisht do të përfshihej.
Zëdhënësi i presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri, ka thënë se përgjegjësinë për dialogun dhe formatin e tij mund ta kenë vetëm institucionet e Republikës së Kosovës. “Ne e çmojmë punën e deritanishme të Pieter Feithit, mirëpo për çdo temë që ka të bëjë me Kosovën, përgjegjësinë ekskluzive e kanë vetëm institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Beqiri.
Një pozicion edhe më të prerë e mban Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi Memli Krasnqi tha se me Beogradin mund të bisedohet vetëm nëse Serbia e pranon Kosovën si palë të barabartë dhe në asnjë formë tjetër. Për këtë pozicion të prerë të Prishtinës, nënvizon zëdhënësi Memli Krasniqi, Kosova e ka edhe mirëkuptimin e partnerëve nga bashkësia ndërkombëtare.
Dialogu Prishtinë-Beograd parashihet në një plan 6-pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, dhe kjo përgjegjësi i është mveshur shefit të UNMIK-ut. /REL/Telegrafi/