polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
[BNë pasaportat e reja biometrike në grafën e nacionalitetit vazhdon të figurojë emërtimi “maqedonas”. Radhë të gjata të qytetarëve për t`u pajisur me dokumentin e udhëtimit, mirëpo ata vazhdojnë të shprehin habi për ndryshimin e bërë tek grafa e nacionalitetit apo shtetësisë. ][/B]
Edhe përkundër reagimeve të vazhdueshme, deri tani nuk është bërë përmirësimi i nevojshëm, duke e kthyer emërtimin e vjetër “R.Maqedonisë”, duke mos përcaktuar aspektin kombëtar të asnjë komuniteti.
Se shqiptarët e Maqedonisë në vendet e BE-së do të njihen drejtpërdrejt maqedonas, kjo sipas analistëve shqiptarë komentohet si strategji e qartë e Qeverisë së Nikolla Gruevskit. Skenari i parapërgaditur është forcimi dhe arritja e misionit që Republika e Maqedonisë të njihet si shtet ekskluzivisht i maqedonasve, në sytë e ndërkombëtarëve.
Analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare, prof.dr. Ylber Sela vlerëson se problemi buron nga kushtetuta, ku shqiptarët nuk kanë të përcaktuar se qytetarë të cilës kategori janë.
“Andaj nga Kushtetuta vijnë këto gjëra. Normalisht që sapo të dorëzosh pasaportën në duart e autoriteteve të huaja, në mënyrë të qartë identifikohesh si maqedonas. Dhe kjo është si pasojë e politikës aktuale që na ka përfshirë neve shqiptarëve dhe nuk ngrisim zërin”, ka theksuar ligjëruesi universitar Ylber Sela.
Ndërkohë, analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi ka nënvizuar se këto emërtime bëhen qëllimisht nga Qeveria maqedonase për të forcuar pozicionet e saj me grekët, duke i shpallur të gjithë qytetarët e këtij vendi si maqedonas.
”Kjo po bëhet për forcimin e kulturës maqedonase dhe këtu ka gisht Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, për të realizuar projektin për ndërrimin e të gjitha identiteteve. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pasaportat, por edhe për futjen e gjuhës maqedonase prej klasës parë dhe projektet e tjera kulturore, të trashëgimisë dhe e çka jo tjetër”, ka theksuar analisti Nijazi Muhamedi, duke shtuar se këto marrëveshje dhe projekte antishqiptare dita ditës po dalin në dritë.
Partia shqiptare në pushtet, BDI, edhe pse premtoi se do të ngrisë zërin për këtë çështje në Parlamentin e Maqedonisë, deri tani nuk është bërë asnjë gjë në këtë drejtim, kur po afrohen ditët që një pjesë e madhe e shqiptarëve t`ia mësyejnë vendeve të BE-së. (INA)