Gjirokastër, shembet pallati me 30 familje

Ado

FISEBILIL-LAH
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e diel qytetin jugor të Gjirokastrës. Gërmimet për ndërtimin e një pallati të ri kanë rrëzuar një pallat 4 katësh të banueshëm dhe sipas të dhënave, gjatë këtij momenti në ndërtesë ndodheshin dhjetëra banorë, disa prej të cilëve jane nxjerrë nga rrënojat me plagë të shumta.

Ambulanca të shumta kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, në rrugën nacionale që lidh qytetin e Gjirokastrës me atë të Tepelenës, në lagjen “11 Janari”.

Zjarrëfikësit kanë nisur menjëherë punën në rrënoja duke nxjerrë deri në këto momente 10 persona me plagë të rënda. Ata janë dërguar për në spitalin rajonal të qytetit, por gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Për momentin nuk ka të dhëna për viktima, ndërsa mësohet se në pallat jetonin rreth 30 familje. Sipas dëshmitarëve që i kane shpëtuar vdekjes, në rrënoja ndodhen ende të afërm të tyre. /TCH/
 
Keshtu eshte kur tregohesh kursimtar edhe tek betoni lol

Megjithate, shpresoj te mos kete te demtuar fizikisht.
 
ate po shikoja tani tek news 24...thone se eshte nje familje me 4 veta nen rrenoja e paidentifikuar.
pupupu sa gjynah.
 
Tani sapo degjova televizjonin shteteror grek dhe thote per 3 te vdekur, do meret vesh me vone ishallah nuk ka te vdekur .ps; po ky pallati eshte nga keta pallatet qe jane ndertuar tani apo eshte i vjeter?
 
Ishalla nuk ka te demtuar :(
 
deri tani rezultojne 3 te humbure qe ka mundesi te ndodhen nen germadhate
por problemi eshte se nuk mund te nderhyjne pasi mund te jene dhe gjalle por ka shume rrezike pasi gjysma tjeter eshte gati per rrezim ne te njejtin ane keshtu qe po presin ekspertet nga janina qe ta shembin pallatin ne krahun tjeter
kryeministri SALA ndodhet ne gjirokaster dhe si gjithmone shkaketari do hetohet dhe do vihet pas ligjit -kete na tha sala
dhe rrezimi -sipas asaje qe degjova ne tv tani-eshte pasi ngjiture me te po ndertohej nje pallat tjeter shume afer ekzistusit
 
Tragjedi qenka kjo...as ne shtepine tende nuk je i sigurte dhe rehat.

Edhe ketu tek une, po hapen themelet per nje pallat te ri, shume afer timit...se di sa metra larg do e bejne, duke se asnje meter...se marr vesh se eshte hapur fusha per tani..u rrezuan nja dy shtepi perdhese.
Qenka per te pasur frike....e tmerrshme.
 
Ndertimet pas asnje leje dhe asnje kriter ndertimtarie sjellin deri tek tragjedite e papara. Nje rregull themelor kerkon qe vendi i ndertimit te sigurohet me roja dhe fizikisht, gropimi te betonohet urgjentisht dhe te sigurohet nga shembjet e mundeshme, objekti i ri i filluar nuk guxon te jete me i thelle se sa ojekti paraprak i ndertuar tashme ne afersi,por meqe tek shqiptaret ekziston vetem nje rregull: NUK KA RREGULLA, atehere edhe ndodhin tragjedite per te cilat askush nuk jep pergjegjesi.
 
po si nuk mesuam ndonjehere ne shqiptaret aman??? edhe ne ligj eshte e shkruar qe ndertesat duhet te kene nje nr metrash distance nga njera-tjetra..... por kush e zbaton ligjin thuaj !!
Ishalla dalin gjalle te gjithe banoret qe aty.... :qaj:
 
Kerkimet ndaluan, u gjeten 3 viktima, e fundit ishte 12-vjecarja.

Konkluzioni, do nxjerim perpara drejtesise fajtoret ...

Po jeten kush ua kthen atyre. Disa vjet me pare ishin ankuar per te caren e pallatit dhe heshtje.

Perseri kishin kundershtuar ngritjen e pallatit te ri e perseri heshtje ...

Kush ua kthen jeten atyre viktimave, prinderve te tyre, kush ua rregullon shtepite ... ?
 
Gjirokastër, gjendet trupi i të moshuarës
Gjendet i pajetë trupi i të moshuarës që mbeti nën rrënojat e një pallati që u shemb mesditën e djeshme në Gjirokastër.

Trupi i Parashqevi Zotos u nxor pas kërkimesh intensive të forcave speciale shqiptare dhe ato të Janinës dhe është dërguar drejt morgut të spitalit "Omer Nishani" ne Gjirokastër.

Forcat po vazhdojnë operacionet e tyre për gjetjen e Valbona dhe Anxhela Dalanit, nënë e bijë të cilat rezultojnë të zhdukura prej mesditës së djeshme. /TCH/
 
Nxirret nga rrënojat trupi i 13-vjeçares
Gjendet në rrënoja trupi i 13-vjeçarës Anxhela Dalani, e cila bashkë me nënën e saj Valbona gjeti vdekjen nga shembja e pallatit ku ajo banonte në Gjirokastër.

Nënë e bijë dhe 65-vjecarja Parashqevi Zoto janë tre viktimat e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e djeshme në qytetin jugor të Shqipërisë.

Familjarët kanë pritur me ankth dhe me shpresë deri në momentin e fundit për të mbijetuar, por fatkeqësisht këta tre persona nuk kanë mundur të shpëtojnë gjallë.

Forcat speciale shqiptare në bashkëpunim me ato të Janinës prej ditës së djeshme nisen operacionin e shpëtimit, ndërkohë që tani u takon zyrtarëve të vendosin se kur do të shembet përfundimisht pallati, pasi ndërtesa është rrezik edhe për kalimtarët. /TCH/
 
ky eshte kulmi . te shembet pallati kshu kot .

paska pas te cara dhe nuk eshte marre asnje mase ? Dashkan te gjejne dhe fajtoret pale .
 
une them shyqyr qe nuk e kam shpin ne pallate te reja, por jam akoma ne pallatet e enver hoxhes. rrofte xhaxhi se i ka bo per qejf te vet i ka bo.
 
bobobo,gjynah
qenka dita e shembjeve,ne Itali shembet nje shtepi 2kateshe,edhe ne nje shtet tjeter shembet nje shkolle...
 
Kerkimet ndaluan, u gjeten 3 viktima, e fundit ishte 12-vjecarja.

Konkluzioni, do nxjerim perpara drejtesise fajtoret ...

Po jeten kush ua kthen atyre. Disa vjet me pare ishin ankuar per te caren e pallatit dhe heshtje.

Perseri kishin kundershtuar ngritjen e pallatit te ri e perseri heshtje ...

Kush ua kthen jeten atyre viktimave, prinderve te tyre, kush ua rregullon shtepite ... ?


po ishte vetë kryebashkiaku i cili ndertonet pallatin tjeter ne kush te vinin te gjoret?
 
me vjene keq per ato familje,qe kane pare ,tmer,shpresoje te gjenden te afrmit,e tyre,sa me shpejte
 
Sa tmerr.Te mendosh se pallate te tilla ka dhe ne Tirane.
Une kam degjuar njerezit qe kane punuar neper pallatet e reja dhe tregonin qe pronaret u thonin vazhdimisht qe te mos harxhonin shume beton,te mos fusnin shume hekur.
Rrofshin shtepite e xhaxhi Enverit.
 
une them shyqyr qe nuk e kam shpin ne pallate te reja, por jam akoma ne pallatet e enver hoxhes. rrofte xhaxhi se i ka bo per qejf te vet i ka bo.

S'do te thote gje. Nese perbri pallatit te Enver Hoxhes nderohet nje pallat 13 katsh, te dy vihen ne rrezik :(
 
mua me erdhi shume keq per te babain e asaj goces 12-vjeç
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top