Në 2010 do të rritet çmimi i energjisë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Vitin e ardhshëm faturat e energjisë elektrike do të jenë më të kripura. Ndryshe nga ky vit, në 2010-ën çmimi i energjisë elektrike do të pësojë rritje. Ende nuk dihet se sa do të jetë masa e rritjes së çmimit të dritave, por kjo rritje pritet të jetë më e lartë se ajo e 2008-ës.
اmimi
Në një prononcim për mediat, kreu i Entit Rregullator i Energjisë Elektrike, Bujar Nepravishta, tha se në rritjen e çmimit të energjisë ndikojnë një sërë faktorësh. Së pari, në momentin që do të ketë një furnizim me energji pa ndërprerje, atëherë edhe çmimi i saj do të jetë më i lartë.
“Sasia e importit dhe koniunktura e tregut ndërkombëtar për importin e energjisë elektrike janë sërish një faktor që ndikojnë negativisht në çmimin e energjisë elektrike. Niveli i humbjeve, aktualisht tani, ndikon në rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Faktor tjetër që ndikon janë investimet, duke qenë një subjekt privat OSSH do të ketë dhe një normë fitimi të caktuar, e cila natyrisht do të jetë në rendin normal, nuk mund të jetë pra, më e vogël se sa interesat bankare. Kështu që në këtë aspekt dhe kjo do të ndikojë. Nga ana tjetër, kushtet e mira hidrologjike, prodhimi i vendit ndikon në zvogëlimin e çmimit”, shprehet ai. Deri në fund të muajit shtator Enti do të presë aplikimet për rritjen e çmimit, por këtë vit ndryshe nga vitet e tjera procedurat janë më të komplikuara. Kjo pasi sipas atij këtë vit do të përcaktohet çmimi i keq-gjenerimit, përcaktohet çmimi i furnizuesit publik me shumicë, i cili ia shet furnizuesit publik me pakicë që është OSSH-ja. Nga ana tjetër përcaktohen tarifat e transmetimit dhe të shpërndarjes dhe në fund përcaktohet dhe çmimi fundor i konsumatorëve. Në fakt rritja e çmimit të energjisë është kërkuar shpesh herë edhe nga ndërkombëtarët. Por për këtë vit Qeveria vendosi që të mos ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike. Tarifat ekzistuese të energjisë hynë në fuqi në mars të vitit 2008-ë. Sipas vendimit të marrë atë vit nga ERE, për familjarët që konsumojnë deri 300 kwh, çmimi i energjisë nuk pësoi rritje, tarifa për këtë kategori konsumatorësh vazhdoi të jetë 7 lekë/kwh. Sipas përllogaritjeve, gati 76 për qind e familjeve shqiptare konsumojnë deri në 300 kwh energji në muaj. Pjesa tjetër konsumojnë më shumë se 300 kwh energji. Për këtë kategori familjesh që nuk e kursejnë energjinë çmimi është 12 lekë/kwh. Pra, për bandën deri në 300 kilovat rritja e çmimit ishte zero, ndërsa për bandën e dytë mbi 300 kwh rritja ishte 71.4 për qind. Për herë të parë që nga marsi i vitit të kaluar paguajnë para edhe ata konsumatorë që nuk konsumojnë energji. Pra, nëse fatura mujore shënon “zero kwh” konsum, tarifa që do të paguhet është 200 lekë në muaj dhe kjo shumë paguhet për shërbimet që kryen OSSH si lexim i matësit, shpërndarja e faturave etj., për sa i përket bizneseve, çmimi i energjisë nuk u rrit vetëm për furrat e bukës apo fabrikat e prodhimit të miellit. Në bazë të kontratës së shitjes, kompania çeke “اez” ka derdhur për llogari të qeverisë shqiptare në fund të transaksionit 102 milionë euro. Përsa i takon humbjeve, në kontratë është parashikuar, që “اEZ” të ulë me 8 % humbjet në 2 vitet e para. Kompania çeke ka blerë aksionet e qeverisë shqiptare, çka do të thotë se nuk merr përsipër të mbulojë borxhet e akumuluara për shkak të humbjeve apo edhe ndërhyrjeve në rrjet, apo si rezultat i mospagimit të faturave nga abonentët.
*panorama*
ossh.gif
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top