Në 17:00 qëndrimi për armët

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
ramafb.jpg


Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi se do të ndajë publikisht qëndrimin e tij sa i përket armëve kimike siriane, pasditen e sotme në orën 17:00.

Këtë njoftimin Rama e shpërndau nëpërmjet profilit të tij zyrtar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, në një kohë kur para kryeministrisë dhe në sheshet e vendit janë paralajmëruar protesta kundër armëve kimike.

Dhjetra persona kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë, duke iu bashkuar grupit të vogël që e gdhiu para godinës në shenjë proteste ndaj armëve kimike.

Pas kthimit nga vizita në Mal të Zi, mbrëmjen e së enjtes mësohet se Rama ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, ndërkohë që po ditën e premte pritet edhe mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të Organizatës së Parandalimit të Armëve Kimike, OPAK që do të vendosë vendet dhe mënyrat e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë.

Mbrëmjen e së enjtes, në Top Story, ambasadori amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar shumë energji për sigurimin e teknologjisë dhe ekspertëve më të mirë botërorë për kryerjen e këtij procesi dhe një “jo” e mundshme do të zhgënjente Uashingtonin.

Po në Top Story, në një lidhje direkte me Uashingtonin, Paul ثalker nga “Green Cross International” deklaroi publikisht se Shqipëria nuk i ka kapacitetet për shkatërrimin e armëve siriane.

/ Top Channel
 
Titulli: Në 17:00 qëndrimi për armët

Shikoni cfare perfitohet.
Ja çfarë përmban paketa amerikane:

1. Ndihmë për sigurimin e Statusit të Vendit Kandidat brenda dhjetorit

2. Ndihmë për aderimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda mandatit të parë të qeverisë Rama

3. Mbulim financiar sa 3-fishi i Buxhetit të Shqipërisë (Buxheti i Shqipërisë ishte 4 miliardë USD për vitin 2012)

4. Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave

5. Propozimin e Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen
Shtuar më 15/11/2013, ora 13:30
/Albeu
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Në 17:00 qëndrimi për armët

Sa me shume te kete premtime, kujtoj se rreziku eshte aq me i madh...ndryshe perse do te na premtonin....
 
Titulli: Në 17:00 qëndrimi për armët

Shikoni cfare perfitohet.
Ja çfarë përmban paketa amerikane:

1. Ndihmë për sigurimin e Statusit të Vendit Kandidat brenda dhjetorit

2. Ndihmë për aderimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda mandatit të parë të qeverisë Rama

3. Mbulim financiar sa 3-fishi i Buxhetit të Shqipërisë (Buxheti i Shqipërisë ishte 4 miliardë USD për vitin 2012)

4. Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave

5. Propozimin e Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen
Shtuar më 15/11/2013, ora 13:30
/Albeu

Pika 3 shum tunduese por me mire jo !
 
Titulli: Në 17:00 qëndrimi për armët

Eh Kila, keto jane premtime me kunj.....
 
Back
Top