Në 1 korrik, pensionet rriten 167 deri 333 lekë!

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Emirjon Senja

Pensionistët kanë marrë edhe për këtë vit premtimin nga qeveria për rritjen e pensioneve duke filluar nga data 1 korrik e këtij viti, ku më të privilegjuar për nga përqindja e rritjes duket se do të jenë pensionistët e fshatit, të cilët marrin aktualisht përfitime më të ulta krahasuara me pensionistët e qytetit.

Kryeministri Berisha u shpreh pak ditë më parë për një rritje me 4 për qind të pensioneve të qytetit dhe rreth 5 për qind të pensioneve të fshatit. Nga rritja pritet të përfitojnë rreth 570 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

pensioniste.jpg

Qeveria ka miratuar rritje pensionesh vazhdimisht gjatë këtyre viteve të fundit, por çmimet e larta kanë bërë që përfitimi neto i pensionistëve të ishte minimal. Përfitimi real nga rritja e pensioneve është shuma që mbetet pasi i është zbritur inflacion mesatar vjetor.

Këtë vit, gjërat duket se do të jenë disi më ndryshe, të paktën në drejtim të përfitimit real nga rritja. Nëse ekzekutivi do të miratojë rritjen në masën e premtuar për pensionistët, pritet që shuma reale e përfituar nga rritja të jetë më e madhe nga vitet e kaluara. Kjo, për faktin se çmimet kanë të paktën që në fund të vitit të shkuar që po rriten me ritme të ngadalta duke pasqyruar uljen e kërkesës së qytetarëve.

Por sa është rritja reale që përfitojnë pensionistët?

Qyteti

Një pension minimal qyteti është 11 117 lekë. Qeveria ka premtuar një rritje prej 4 për qind për vitin 2012 për pensionistët e qytetit. Nëse kësaj shume i heqim inflacionin mesatar prej 2.5 për qind të parashikuar nga Banka e Shqipërisë për këtë vit, atëherë rritja reale që përfitojnë pensionistët është 1.5 për qind. Pjesa tjetër shkon për të mbuluar efektet e inflacionit. Kështu, rritja që përfiton një pensionist qyteti që merr një pension minimal prej 11 117 lekë është rreth 167 lekë. Kjo është shtesa që përfiton në të vërtetë ky pensionist. Mbi këtë shumë aplikohen edhe subvencione të ndryshme të miratuara ndër vite nga qeveritë, të cilat sipas ISSH-së, për pensionin minimal të qytetit janë 2 150 lekë duke bërë që të ardhurat minimale për një pension qyteti të shkojnë në 13 434 lekë pas rritjes.

Një pensionist që merr një pension të plotë qyteti, përfiton aktualisht 22 234 lekë. Shuma e shtesë e parave që do të përfitojë ai pas rritjes së pensionit pritet të jetë 333 lekë duke e çuar pensionin e tij në 22 567 lekë në muaj. Plus subvencionet (2 150 lekë), të ardhurat maksimale të pensionit të qytetit arrijnë në rreth 24 717 lekë në muaj.

Fshati

Rritja e pensioneve të fshatit është premtuar të jetë rreth 5 për qind. Duke marrë parasysh se inflacioni mesatar për 2012-ën parashikohet nga BSH të jetë 2.5 për qind, atëherë përllogaritjen për rritjen reale që marrin pensionistët e fshatit do ta bëjmë duke i zbritur inflacionin rritjes së premtuar nga qeveria. Pensioni i plotë i fshatit është aktualisht 7 468 lekë. Rritja që do të përfitojnë ata që marrin një pension të tillë pas vendimit të qeverisë do të jetë rreth 187 lekë në muaj. Pas rritjes, pensioni bazë i fshatit arrin në 7 655 lekë. Ashtu si pensionistët e qytetit, edhe pensionistët e fshatit përfitojnë shtesa në formë subvencionesh, të cilat për pensionin e plotë janë 500 lekë. Pas rritjes, të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit do të jenë 8 155 lekë.

Një pension maksimal fshati është aktualisht 11 117 lekë. Me rritjen e premtuar nga qeveria, ai arrin në 11 395 lekë. Pra, shtesa e përfituar nga rritja është 278 lekë. Nëse i shtojmë edhe subvencionet prej 200 lekë, të ardhurat e pensionit maksimal të fshatit arrijnë në 11 595 lekë.


Pensionet pas rritjes (në lekë)

Pension minimal qyteti
Pensioni Rritja Shtesat Total

11 117 167 2150 13 434


Pension i plotë qyteti
Pensioni Rritja Shtesat Shuma

22 234 333 2 150 24 717


Pension i plotë fshati

Pensioni Rritja Shtesat Shuma

7 468 187 890 8545

Pension maksimal fshati

Pensioni Rritja Shtesat Shuma

11 117 278 200 11 595


******

“Duam të dalim nga shtëpia, nuk mundemi. Rritja? Shkon te fatura e ujit”

Meli është 67 vjeç. Kjo tiranase e vjetër gjithë jetën ka punuar mami. I janë bërë 8 vite tashmë që ka dal në pension dhe shuma që merr në varësi të viteve të punës është 150 mijë lekë. Thotë se qindarkat e fundit i konsumon që në gjysmën e muajit dhe për këtë nuk ndihet aspak mirë. Kam punuar dhe meritoj më shumë, – shprehet Meli, – por këto kushte kemi. “Duam dhe ne, në këtë moshë që jemi të dalim, të blejmë ndonjë gjë më shumë se në vitet e rinisë nuk kemi pasur mundësi pasi ashtu ishte koha”.

Ku keni punuar?

Kam qenë infermiere. Kam punuar në Tiranë, në fshatrat e Durrësit, në ato të Tiranës, i kam shëtitur pëllëmbë më pëllëmbë. Kam tetë vjet që kam dal në pension.

Ju me kë jetoni?

Më vajzën dhe bashkëshortin.

Sa pension merrni?

Marrë 150 mijë lekë të vjetra.

Për çfarë e shpenzoni pensionin tuaj?

I shpenzoj për shtëpi.

Për çfarë konkretisht?

Për ekonomin e familjes. Kryesisht bukë, kos, ndonjë zarzavate dhe për ilaçet. Për veten time nuk marr asgjë me lekët e pensionit, me përjashtim të ilaçeve.

ثshtë i mjaftueshëm, të del?

Shiko, ne jemi brez i “djegur”, nuk jemi ushqyer kurrë si duhet. Dikur nuk kishim fare. Sot ka shumë gjëra, por nuk ka lekë. Nuk blen dot asgjë, do llogaritësh deri edhe qindarkat. Ja shembulli konkret, tani po shkoj deri në dyqan, sepse nuk dua tja prish vajzës që më kërkon diçka që bën 9 mijë lekë. Për mua është shpenzimi i dy ditëve. Të shkojë në një kafe më dridhet dora.

Rritja e pensionit, psh prej 5 mijë lekësh të vjetra, ju ndihmon?

Aspak.

Po diçka më shumë do bëni, ku shkon kjo rritje në zërat e shpenzimeve që përmendët?

Nuk na bën punë sepse ngrihen ato të tjerat. Ja është ngritur uji, pyeti të gjithë çfarë faturash uji po marrin.

Po bashkëshorti juaj merr pension?

Po, merr edhe ai, aq sa mua.

اfarë ju mungon më tepër, për të cilën nuk ju dalin lekët?

Kemi edhe ne dëshirë të shkojmë diku, të dalim si të gjithë. Por nuk mundemi, nuk lëvizim dot nga shtëpia, ka shumë shpenzime.


* * *

“Pensioni? Ilaçe dhe kafe, rritja nuk bën punë. ثndërroj llixhat”

36 vjet në arsim dhe Branko Popa merr 165 mijë lekë pension. Edhe pse mund të kem një pension më të lartë se mesatarja, mua nuk me del – shprehet 68- vjeçari Popa. Me çmimet që rriten çdo ditë nuk dalim gjëkundi.


Cili ka qenë profesioni juaj?

Kam punuar 36 vjet mësues në ciklin e ulët në Dibër.

Sa pension merrni?

Marrë 165 mijë lek.

Dhe për çfarë e shpenzoni atë?

Dihet ajo, për ilaçe dhe për ushqime. Ilaçet na thonë që janë të rimbursuara. Ato të rimbursuarat janë 2 mijë lekë të vjetra, ndërsa ato të pa rimbursuarat 40 mijë lekë. Po na duhet të t’i marrim dhe ato, pasi duhet të marrësh gjithë recetën, komplet.

Pensioni shtohet. Psh, tani shtohet rreth 5 mijë lekë të vjetra? Nuk ju ndihmon fare?

Aaaa mos e pyet, do shkojmë në Turizëm tani do hamë bukë (qesh). Nuk bën punë ajo. Jo për inat, por po flasim realitetin dhe ky është i hidhur. Nuk duam luks, por një kafe 500 lekëshe unë do e pi. Po 30 ditë nga 5 bëjnë 15 mijë lekë, ikën këto. Po minimalisht për ushqim duhen 3 mijë lek, 30 ditë nga 3 mijë lek a bëjnë 90 mijë lekë. Më thoni si del ky pensioni edhe me 5 mijë lekë më shumë?!

اfarë ju mungon më shumë që nuk e bëni dot për shkak të mungesës së parave?

Do doja të shkoja në llixha, mosha bën të vetën, po më çfarë të shkoj…!?
 
Titulli: Në 1 korrik, pensionet rriten 167 deri 333 lekë!

Me keto ritje minimale, sdo ndihet asgje. Por sic i thone, se sa fare, mire dhe aq.
 
Berisha: Me 1 korrik rriten pagat dhe pensionet

Sali-Berisha-Mbledhje-Grupi-Janar-2012-NOA-386x386-300x300.jpg


Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë ka bërë të ditur se qeveria do të marrë vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve, vend që do të zbatohet nga 1 korriku. Kreu i qeverisë bëri të ditur se rritja mesatare për pagat do të jetë 5% ndërsa sa i takon pensioneve, rritja për ato në fshat do të jetë me po kaq ndërsa ato në qytet do të kenë një rritje prej 2-3 herë më shumë se sa inflacioni.

Berisha tha se një vendim i tillë dëshmon se ekonomia e Shqipërisë është e suksesshme se në të kundër nuk do të kishte një vendim të tillë. Ai tha se vendimi do të ndikojë në rritje e fuqisë blerëse.

“Shqiptarët janë fatlumë që këto vendime, këto akte madhosh që prekin jetën e gjithsecilit prej tyre, portofolin dhe jetën e përditshme kursime dhe mirëqenien e tyre nuk mund të bllokohen”, tha Berisha para deputetëve të PD-së.

Ai nënvizoi se “po të ishin edhe këto në ligjin e konsensusit, jo që nuk do rriteshin por do uleshin, jo që do miratoheni por do të bllokoheshin siç u tentua për tunelin e Krrabës. Për zotin Rama konsensus do të thotë bllokim”. /F.S/

Burimi:Shekulli
 
Back
Top