Ndryshon ligji kundër duhanit

ida angel

:)
V.I.P
Qeveria ben një tjetër perpjekje per te zbatuar ligjin antiduhan. Nje ligj i ri i sapomiratuar i jep te drejte Ministrisë së Financës te vjele direkt gjoben e vene lokaleve apo mjediseve te tjera nese lejojne pirjen e duhanit.

“Me hyrjen në fuqi të këtij ligji krijohet një mundësi tjetër për të vjelur penalitetin. Bashkia duhet të përfshihet për të realizuar detyrimet e veta. Duhen bërë më shumë fushata sensibilizuese”, u shpreh kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Tritan Shehu.

fumo.jpg

Shqiperia mban vendin e pare ne Europe per konsumin e duhanit me nje tendence ne rritje te konsumatoreve femra. Statistikat tregojne se shqiptaret shpenzohen mesatarisht 1.4 milion dollare ne dite per cigare. Ndaj per frenimin e konsumit te duhanit kerkohet rritja e cmimit dhe e taksave ndaj tij.

Ajo cfare eshte me shqetesuese ne vendin tone eshte konsumi duhanit nga grupmoshat e reja dhe me tendence rritje tek vajzat qe shkollen 9-vjecare. Deri me tani ligji antiduhan nuk ka gjetur zbatim pasi me perjashtim te institucioneve shendetsore ai konsumohet lirshem ne lokale, shkolla dhe ambiente te tjera publike.

TCH
 
Back
Top