Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, asocim

cent

...Lontano
60416_2.jpg

Rreth 15 gjuhëtarë janë ngujuar dje në një hotel pranë Fakultetit të Mjekësisë për të diskutuar në “shtet-rrethim” disa propozime mbi rishikimin e standardit. Mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën, u mbajt me dyer të mbyllura, por burime të “Gazeta Shqiptare” pranë këtij organi thanë se shumë nga kërkesat e parashtruara për miratim kanë rënë poshtë. Kështu, është ruajtur ë-ja e patheksuar në shumë prej fjalëve që pritej të binte. Kjo ka qenë dhe tema kryesore dhe më e nxehtë e mbledhjes, dhe sigurisht që debatet nuk kanë munguar. Në va-zhdë të kësaj ideje, nuk bie kjo shkronjë tek fjalët vetëvendosje, vetëvrasje, vetëvarje, ndërsa është kërkuar që të shtohet tek fjalët si vet(ë)vetiu, etj. Përveç ë-së, Këshilli Ndëraka-demik (i cili merr vendime jo të detyrueshme për zbatim) është marrë edhe me: drejtshkrimin e disa fjalëve me l ose me ll; drejtshkrimin e disa fjalëve që kanë dyshkro-njësha dhe disa fjalëve me togje zanoresh, ua, ue, oo, si zooteknik; si dhe me drejtshkrimin e shkronjës së madhe në disa raste.
Mbledhja
Ka filluar në orën 9 të mëngjesit dhe ka zgjatur deri në orën 19:30 të mbrëmjes. Kanë qenë të pranishëm 15 gjuhëtarë, ndërsa kanë munguar për arsye personale, Shezai Rrokaj, Besim Bokshi, Shaban Demiraj, Emil Lafe (i dorëhequr), Idriz Ajeti etj. Disa vendime kanë qenë të njëzëshme e disa të tjera pas shumë debatesh. Burime të “GSH” bënë me dije se në përgjithësi fryma ka qenë paqësore dhe vendimet e marra nuk bien në kundërshtim me shtyllat e standardit, porse kanë të bëjnë me fjalët që janë përjashtime nga rregulli. Pra, është kërkuar që të ketë sa më pak përjashtime e veçanti, në mënyrë që t’iu jepet zgjidhje përmes përmi-rësimit, dhe që rregullat të jenë sa më të përgjithshme.
Janë diskutuar sigurisht, dy rastet e ë-së së patheksuar.
E para, tek disa fjalë që mbarojnë me -një, si për shembull: foshnjë, ose tek disa emra paratheksorë të tipit opera-operë, kamera-kamerë; në të dy modelet ë-ja ruhet…
E dyta, tek disa mbiemra që ë-ja sipas modelit nuk është në vendin e duhur, si tek fjalët: i prapmë, i sivjetmë. Ato bëhen: i prapëm, i sivjetëm…
Vendimet
Në takimin e mbajtur dje, janë diskutuar këto çështje dhe janë marrë këto vendime:
-shkrimi i ë-së fundore tek fjalët Lushnjë, Zaloshnjë, foshnjë, nëse duhet të mbetet ë, apo duhet të bëhet –e. Pas diskutimeve është vendosur të mbetet me–ë; (Kjo është shoqëruar me debate);
- nëse disa fjalë duhen shkruar me r apo me rr, si fjalët kitarë, e mërkurë etj., dhe në fund është vendosur të ruhet r-ja, jo siç qe propozuar rr-ja;
- është ruajtur l-ja në fjalë që propozohej që të shkruheshin me ll, si, balonë e jo ballonë;
- fjala ngadhënjej bëhet nga-dhënjej (mbetet e paqartë nëse ka raste të tjera si ky);
- një pjesë të mirë të kohës për diskutim e ka zënë drejtshkrimi i emrave të përveçëm;
- kanë mbetur pa u diskutuar toponimet dhe nuk janë diskutuar fjalët përrallë, kërrabë, gërryej, kërrus – nëse do ta ruajnë ë-në e rrokjes së parë, apo do ta humbin;
- është diskutuar nëse duhet thënë bulmet apo bylmet (s’u mor vendim);
- u diskutua nëse duhet shkruar mobilie apo mobilje etj.;
- u diskutuan fjalë me shkronjat: l-ll, r-rr, z-zh, x-xh, rastet kur duhet përdorur njëra e tjetra.
Këshilli Ndërakademik
Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe u themelua më 2004-ën nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (AShSh) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK), si organ me autoritet shkencor për shqyrtimin e të gjitha çështjeve që lidhen me përdorimin dhe zhvillimin e shqipes standarde. Këshilli drejtohet nga një Kryesi prej pesë akademikësh, (tre akademikë nga AShSh dhe dy nga AShAK). Këshilli përbëhet nga 22 anëtarë, profesorë, akademikë e studiues të njohur të gjuhës shqipe.
Nga AShSh janë anëtarë: Shaban Demiraj, Jani Thomai, Ethem Lika, Kolec Topalli, Seit Mansaku, Enver Hysa, Emil Lafe (i dorëhequr); Shezai Rrokaj, Gjovalin Shkurtaj; Tomorr Osmani dhe Mehmet اeliku. Nga AShAK janë anëtarë: Rexhep Ismajli, Besim Bokshi, Idriz Ajeti, Shefkije Islamaj, Bardh Rugova, Isa Bajçinca, Fadil Raka, Abdullah Zumberi, Imri Badallaj. Shqiptarët e Maqedonisë përfaqësohen nga Remzi Nesimi dhe arbëreshët e Italisë nga Francesco Altimari.
/Balkanweb
 
Titulli: Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, as

Gje e mire kur nuk ndryshohet si puna e e-se dhe e-se(me dy pika siper)
Te te bjere mundi i gjithe atyre viteve vetem per disa analfabet qe e ndryshojne...

Sa per keto te tj gjithsesi jane fjale te huaja dhe ska ndonje ''rendesi' te madhe
 
Titulli: Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, as

- u diskutuan fjalë me shkronjat: l-ll, r-rr, z-zh, x-xh, rastet kur duhet përdorur njëra e tjetra.

Këta nuk janë në terezi, nga llampa do themi lampa .. nga zhavor do themi zavor apo havor ..
Mirë që nuk kanë shqyrtuar dh se nga dhia do themi dia ose hia ..:esp:
 
Titulli: Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, as

Une nuk e kuptoje se pse nuk e hjeqin fare shkronjen NJ

Seq kam nje pershtypje se nuk eshte e domosdoshme. Sa here qe e shkruaj N dhe J (njera pas tjetres) ajo vetvetiu do lexohej NJ, andaj pse te egzistoje si shkronje e vecant?????
 
Titulli: Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, as

Kitra, me duket se nuk tingellojne njesoj si te jete n+j dhe nj
Ne sigurisht qe mund ta lexojme automatikisht njesoj se jemi rritur me kto, por nese dikush vjen meson gjuhen shqipe (ose brezat qe do vijne) sdo mund ta bej dallimin

me duket budallik te haen shkronjat e alfabetit, ato pasurojne gjuhen tone
 
Degjo Yellow ne se paku nuk jemi mesuar as me evolimet e gjuhes e as me ndryshimet e saj pozitive andaj ne mendojme se ceshtjet e tilla jane budallallek me brire. Kombet tjera kete ceshtje e zgjidhin thuajse cdo dite dhe kete pune e bejne ekspertet gjuhesor dhe jo kushdo. Shume gjuhe boterore evulojne, pasurohen e qe bes edhe ndryshojne (here me pak e here me shume) kohe pas kohe. Ne nuk jemi mesuar as ta pasurojme e as ta evulojme ngase me kete ceshtje mirren kryesisht ata qe nuk kan te bejne me te.

Pra, te ta them me pergjegjesi me te larte se gjuha kroate brenda ketyre dy dekadave ka nderruar thuajse rrenjesisht. Kete munde ta vertetosh ku te duash, por ka edhe gjuhe tjera.

Une konsideroje se gjuha jone duhet te pasurohet dhe te evuloj por me kete ceshtje duhet te mirren ekspertet.
 
Titulli: Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, as

Edhe ketu ka arrit degjenrimi shqipetar ...
Po si mund ti shkruajme disa fjale pa zanore apo pa shkronja te bashkuara (shifeni vet si tingellon fjala ''vakum'').Perderisa ne kemi nje theks me shkronjat e bashkuara si mund ta perdorim ndryshe sepse kjo gje me duket e pakuptimte.
Lexova ketu ketu per nje shkronje ''NJ'' dhe me beri pershtypje.Nje pyetje kam per ty i nderuar,nese ti nuk e shqipton si shkronje ''NJ'' si mund ta shkruash?
 
Titulli: Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, as

Ndaj te njejtin mendim me Yellow, kur kemi kete alfabet perse duhet ta nderrojm?
Te heqim germa..ne cdo shtet mundohen ti mbrojn keto gjerat neve jemi te vetmit
qe mundohemi ti heqim. Ah mendje moj mendje!!
 
Titulli: Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, as

Na iste sec na iste n je stepi ne n je pyl te eret dhe te mad atje jetonte n je strige e keqe me floke te barda de me n je hunde te made .... striga kiste kycur ne burgun e saj prej druri de guri n je sorkade te bukur etj etj etj etj se pertoj te skruaj me sume per kete cestje qesarake .......

Vetem mua me beri pershtypje qe ishin mbledhur nje grup matufesh ne nje hotel dhe bisedojne mbi te ardhjen e gjuhes shqipe ??? Ne vend te ishin ne nje fakultet duke biseduar madherfakerat tallin b...... Po dridhen kockat e Naim & Co mbi keto trashesira qe po behen sot
 
Titulli: Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, as

Edhe ketu ka arrit degjenrimi shqipetar ...
Po si mund ti shkruajme disa fjale pa zanore apo pa shkronja te bashkuara (shifeni vet si tingellon fjala ''vakum'').Perderisa ne kemi nje theks me shkronjat e bashkuara si mund ta perdorim ndryshe sepse kjo gje me duket e pakuptimte.
Lexova ketu ketu per nje shkronje ''NJ'' dhe me beri pershtypje.Nje pyetje kam per ty i nderuar,nese ti nuk e shqipton si shkronje ''NJ'' si mund ta shkruash?

Do e spjegoje se pari ceshtjen e NJ ashtu siq e shof une.

Shkronja e tingulli N dhe shkronja e tingulli J, ma ha mendja se ne cdo situate te mundshme krijojne shkronjen dhe tingullin NJ. Pra nuk se krijojne ndonje shkronje apo tingull tjeter.

Kjo nuk se qendron me dyshkronjat tjera te ngjitura:

Shkronja e tingulli D dhe shkronja e tingulli H, ne cdo situate te mundshme krijojne shkronjen dhe tingullin tjeter pra DH. Pra rijojne nje shkronje dhe tingull tjeter. Kjo qendron edhe me SH, ZH, TH, XH, GJ..

Kush tha se kan hjequr zanore apo shkronjat dyfishe. Po flitet per gjerat qe kan qene diskutabile ne fjale te caktuara dhe te vecanta. Po qe se bene Akademiket tane kush dreqin do e beje??????

Cfare lidhje ka kjo me Naimin????? Cfare lidhje kan shkronjat shqipe dhe gjuha standarde shqipe me Naimin?????

Une pashe se ne kete takim paskan qene pjese e emrave te njohur te gjuhesise sone. Une jam qe keta te takohen sa me shpesh dhe te marrin vendime profesionale lidhur me zhvillimin e gjuhes shqipe. Nuk munde ta ngujojme dhe ta burgosim shqipen ne burgun e '72. Nuk po them se atehere eshte vepruar keq por as munde te themi se gjuha shqipe nuk duhet te zhvillohet me tutje.

Une begasohem ne menyren se si e shihni ju. Ju thoni nuk bene pa dhene ndpnje zgjidhje se cfare duhet te behet pra dhe deri kur duhet te qendroje gjuha shqipe e pa zhvilluar dhe e pa evoluar. Pra jeni per burgosjen dhe ngulfatjen e saj?????

Une ju kam sjellur nje shembull adekuate te dekadave te kaluara te nje kombi qe e kemi thuajse fqinje qe ndryshoi mjafte gjuhen. Po ju jap edhe nje shembull tjeter. Le te na spjegon dikush nga ketu se si evulon dhe ndryshon gjuha Angleze apo Gjermane ne dekada. Le te flasin ama le te flasin njerezit qe jane njohes te zhvillimeve dhe jo te tipit: Une se di si eshte mire por keshtu nuk bene!
 
Titulli: Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, as

Do e spjegoje se pari ceshtjen e NJ ashtu siq e shof une.

Shkronja e tingulli N dhe shkronja e tingulli J, ma ha mendja se ne cdo situate te mundshme krijojne shkronjen dhe tingullin NJ. Pra nuk se krijojne ndonje shkronje apo tingull tjeter.

Kjo nuk se qendron me dyshkronjat tjera te ngjitura:

Shkronja e tingulli D dhe shkronja e tingulli H, ne cdo situate te mundshme krijojne shkronjen dhe tingullin tjeter pra DH. Pra rijojne nje shkronje dhe tingull tjeter. Kjo qendron edhe me SH, ZH, TH, XH, GJ..

Po e bejme te kryer kete fakt ok.I shkrim keto shkronja NJ edhe DH,tani problemi qendron se une edhe ti i dijme keto si te ndara si bashke.Neser femijet e tu apo une kur te kem shkojne ne shkolle edhe keto shkronja jane te ndara si mund ta bejne ata jo bashkimin e ketyre shkronjave,por tingullin e atyre dy shkronjave.Pra cdo shkronje ka nje tingull te caktuar,qofte shkronja e ndare apo dyshe ku ti vet e ke permendur tingull me siper.Une e kuptoj cfare do te thuash ti,por ajo qe ti mendon mund te ndodhe vetem nese shkronja NJ qendron ne fillim te fjalise,sepse nese qendron ne mes te fjalise nuk mund te shqiptohet sic duhet.Tani nese duam gjuhem shqipe ta bejme dialektore ka shkronja te tjera qe mund ti ndajme.Ose mos ta prekim e ta lejme sic eshte nese duam te ruajme nje shqipe te paster si ne shqiptim ashtu edhe shkrim.
 
Titulli: Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, as

kur po kerkohet me ndryshu historine dikujt po i pengon kjo sepse po e vret realiteti a kur dalin e ndrrojne gjuhen qudi kujt as qe po i ban pershtypje.
quditem si ne kete radhe nuk po reagon prej korrneri laureati per nobel Kadare apo ai e din vetem letersine ndersa gjuhen nuk e di.
a te quditshem jemi ne si popull kemi nevoje per nje studim te thelle.
 
Une nuk kam permendur asku shkronjen dhe tingullin DH per ta bashkuar, por per shkronjen dhe tingullin NJ kam shprehur mendimin ngase mua me duaket se si ne fillim, mes apo funde te fjalise shkronja e tingulli N dhe shkronja e tingulli J krijojne shkronjen e tingullin NJ. Ja disa shembuj:

NJثENJثZث; NJANJث; NJثANSHMERI;

Asku nuk kam shprehur gatishmeri per nderrim te gjuhes dhe kthim te dielektores, perkundrazi duhet te bejme perpjekje per zhvillim gjuhe ne aspektin pozitiv ngase kjo behet ne te gjitha vendet e botes dhe me te gjitha gjuhet e botes. Nuk dua ta perserise me sepse me lart ju kam sjellur shembuj se si kan evoluar edhe gjuhet me te perhapura ne bote. Edhe gjuha jone do evoloje dhe evulimi sjell ndryshim dhe zhvillim gjuhesor ndersa stagnimi ne te cilin po thirresh ti sjelle vetem vdekje te nje gjuhe.

kur po kerkohet me ndryshu historine dikujt po i pengon kjo sepse po e vret realiteti a kur dalin e ndrrojne gjuhen qudi kujt as qe po i ban pershtypje.
quditem si ne kete radhe nuk po reagon prej korrneri laureati per nobel Kadare apo ai e din vetem letersine ndersa gjuhen nuk e di.
a te quditshem jemi ne si popull kemi nevoje per nje studim te thelle.

Gaf, e paarsyeshme shume ne cdo kontest kjo kerkesa yte. Ne si komb, munde te ndryshojme edhe gjuhen edhe historine aty ku ne e kemi te nevojshme per ta pasuruar, pasqyruar, freskuar dhe zhvilluar edhe gjuhen edhe historine, por ajo qe ngelet eshte ne nuk duhet te ndryshojme gjuhe e as histori per arsye se kete e kerkon nje shtet tjeter kushdo qe te jete ai.
 
Titulli: Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, as

NJثENJثZث; NJANJث;

Te them te drejten nuk i kuptoj keto fjale as i kam degjuar ndonje her,mos ma mer per keq qe po ta them kete.Tani ne mes ne gjuhen shqipe mund te jet tek fjala ''Genjeshter,Dinjitoz,Shkronje,Xixellonje etj''... Po ta them edhe nje here qe nuk mund te behet nje darje sepse tingellon keq,sic te kam shkruar edhe me pare neve na eshte thyer veshi edhe e loxojme apo e shqiptojme tani.Por nese nje femije e meson me shkronja te ndara asnjehere nuk mund ta shqiptoje si ne.Te kam shkruar dicka me siper ne lidhje me dialektin (pa paragjykuar njeri ne kete shkrim) kam ven re se shume persona nuk shkruajne (cfare por qfare) (nje por ni) e shume raste.Nuk e di nese keta persona keshtu e kane mesuar ne shkolle apo e shkruajne me lehte ne kete menyre.Pra nje shqipe letrare sic quhet,pershembull sic e perdorin gazetaret ne shkrimet e tyre,besoj se eshte me e kuptueshme edhe me e lehte per te gjithe ata qe flasin gjuhen shqipe,qofshin keta shqipetar te veriut,shqiperise se mesme,jugut apo te kosoves.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top