Ndryshimi mes NËNËS dhe BABAIT?!

Kresha

A pretty face can never trick me
?
Ajo e cila të do qysh në Momentin që hap sytë në këtë dunja është NËNA
?
Ai I cili të do pa e shfaqur në sytë e tij është BABAI..(Prandaj I bën padrejtësi atij)
?
NËNA është ajo e cila të solli në këtë botë…
?
BABAI Mundohet që të sjellë tek ti gjithë Botën.. (prandaj rraskapitet)
?
NËNA të dhuron jetën..
?
BABAI të mëson si ta jetosh këtë jetë..(prandaj të lodh)
?
NËNA të mban në mitrën e saj 9 muaj..
?
BABAI ju mban ju të gjithëve pjesën tjetër të jetës (dhe ti nuk e ndjen)
?
NËNA bërtet në lindje e ti nuk e dëgjon atë…
?
BABAI bërtet më pas …(e ti ankohesh prej tij)
?
NËNA qan nëse ti Sëmuresh..
?
BABAI Sëmuret nëse ti qan..(sikur ta dish)
?
NËNA sigurohet se nuk je I uritur…
?
BABAI të Mëson që të mos uritesh ( por nuk e kupton)
?
NËNA të mban në kraharor..
?
BABAI të mban mbi shpinë.. (prandaj nuk e shikon)
?
NËNA burim Dashurie..
?
BABAI pus urtësish..(prandaj I frikësohesh)
?
NËNA e mban përgjegjësinë në vendin tend…
?
BABAI mbjell në ty përgjegjësinë.. (prandaj të lodh)
?
NËNA të ruan të mos rrëzohesh..
?
BABAI të mëson si të çohesh mbasi ke rënë..(prandaj lodhesh)
?
NËNA të mëson si të ecësh me këmbët e tua
?
BABAI të mëson si të ecësh në shtigjet e jetës.. (me këmbëngulje)
?
NËNA reflekton përsosmërinë dhe bukurinë ...
?
BABAI reflekton realitetin dhe seriozitetin .. (dhe fantazia është më e bukur)
?
Dashurinë e NËNËS e kupton qysh në momentet e lindjes..
?
Dashurinë e BABAIT nuk e kupton derisa vetë të Bëhesh Baba… (Prandaj durim të bukur)
?
NËNA…gjithë thesari I botës nuk vihet me të..
?
BABAIN…Nuk do ta përsërisë koha më..
 
cik si pro babave kjo siper ??

Ah nena e baba thuj! Lum kush behet e lum kush i ka!
 
Kur isha e vogel gjyshi im me tregonte qe prinderit e tij kishin ndruar jete shume te rinj. Dhe vazhdonte ne mes te tregimit:
Kur te vdes babai mbetesh fukara kurse kur te vdes nena mbetesh jetim.
Atehere nuk e kuptoja ca donte te thoshte, ndoshta tani po deri diku.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top