Ajo e cila të do qysh në Momentin që hap sytë në këtë dunja është NËNA
Ai I cili të do pa e shfaqur në sytë e tij është BABAI..(Prandaj I bën padrejtësi atij)
NËNA është ajo e cila të solli në këtë botë…
BABAI Mundohet që të sjellë tek ti gjithë Botën.. (prandaj rraskapitet)
NËNA të dhuron jetën..
BABAI të mëson si ta jetosh këtë jetë..(prandaj të lodh)
NËNA të mban në mitrën e saj 9 muaj..
BABAI ju mban ju të gjithëve pjesën tjetër të jetës (dhe ti nuk e ndjen)
NËNA bërtet në lindje e ti nuk e dëgjon atë…
BABAI bërtet më pas …(e ti ankohesh prej tij)
NËNA qan nëse ti Sëmuresh..
BABAI Sëmuret nëse ti qan..(sikur ta dish)
NËNA sigurohet se nuk je I uritur…
BABAI të Mëson që të mos uritesh ( por nuk e kupton)
NËNA të mban në kraharor..
BABAI të mban mbi shpinë.. (prandaj nuk e shikon)
NËNA burim Dashurie..
BABAI pus urtësish..(prandaj I frikësohesh)
NËNA e mban përgjegjësinë në vendin tend…
BABAI mbjell në ty përgjegjësinë.. (prandaj të lodh)
NËNA të ruan të mos rrëzohesh..
BABAI të mëson si të çohesh mbasi ke rënë..(prandaj lodhesh)
NËNA të mëson si të ecësh me këmbët e tua
BABAI të mëson si të ecësh në shtigjet e jetës.. (me këmbëngulje)
NËNA reflekton përsosmërinë dhe bukurinë ...
BABAI reflekton realitetin dhe seriozitetin .. (dhe fantazia është më e bukur)
Dashurinë e NËNËS e kupton qysh në momentet e lindjes..
Dashurinë e BABAIT nuk e kupton derisa vetë të Bëhesh Baba… (Prandaj durim të bukur)
NËNA…gjithë thesari I botës nuk vihet me të..
BABAIN…Nuk do ta përsërisë koha më..