Ndryshimi fillon nga ty!

Bilderberg

Anëtar i ri
Ndryshimi fillon nga ty!

Shkruan : Kristi Pinderi

Arbër اepani, fituesi i edicionit të parë të Big Brother në Shqipëri ka ndërmarrë së fundmi një fushatë të titulluar “Ndryshimi fillon nga ty”. Kjo fushatë është një grupim vullnetarësh, që me anë të shembujve personale, i dedikohet mesazhit: Me punë dhe vullnet ky vend mund të ndryshojë, thotë ai për revistën MAPO.
Djaloshi i cili beson “tek pasioni, vullneti për të punuar, dëshira për të parë një komunitet ku njeriu respekton njeriun”, ishte një personazh totalisht i panjohur pak muaj më parë, derisa vendosi të merrte pjesë në edicionin e parë të një reality show si ai “Big Brother” në Shqipëri.
I diplomuar në Itali dhe me një përvojë jo shumë të njohur kryesisht në shoqërinë civile dhe në grupime të tjera rinore, Arbri hyri në këtë show për të fituar një eksperiencë më shumë, siç thotë ai vetë.
Por në fakt, doli nga Big Brother jo vetëm me eksperiencën, por edhe me 50.000 euro!
Dhe me lehtësinë për të bërë pas kësaj për vete, çdo media që tek ai filloi të shikonte imazhin që do të përmbushte kërkesat e audiencës së etur për kronikë rozë, por edhe kërkesat e një audience më të kultivuar që lehtësisht zbuloi te ky i ri jo vetëm inteligjencën, por edhe dëshirën për të bërë diçka.
Gjatë prezantimit në Big Brother, ai deklaroi se nëse e fitonte atë edicion, të gjithë shpërblimin monetar prej 50 mijë eurosh do ta shpenzonte për komunitetin dhe për bamirësi. Kur u shpall fitues, nuk priti më gjatë, por filloi pikërisht atë që kishte deklaruar: shkoi në shtëpinë e fëmijëve dhe ndërmori nismën për birësim në distancë, një ditë tjetër me miq të vetët mundësoi mbjelljen e 26 pemëve të ullirit në Gërdec, të nesërmen ngritjen e një fushe sportive në shkollën fillore të fshatit Muçaj, e një ditë tjetër ngriti një kënd lojërash për fëmijët e kopshtit të fshatit Marqinet të Bashkisë së Vorës.
Por njerëzit janë të prirur të jenë kritikë dhe mosbesues ndaj kujtdo që bën diçka ndryshe. Mendojnë: Pse e bën, çfarë synon, ku do të dalë, çfarë përfiton, kë ka nga mbrapa...? “Po bëjmë atë që cdo shqiptar i mirë do të bënte në vëndin tonë”, i përgjigjet Arbri këtij syri kritik, “sepse duam të dalim nga vorbulla e parazitizmit dhe të hyjmë në vorbullën e punës, punës dhe vetëm punës, duke patur mbrapa dashurinë për kombin, që na lejon të përfitojmë dinjitetin e qytetarit të lirë”.
Po t’i shikosh me vëmendje, nuk e ke të lehtë të konstatosh se gjithsesi, hapat e ndërmarra prej tij deri tani, nuk është se kushtojnë shumë. Një tjetër mosbesues, do ta pyeste padyshim Arbrin:
Sa kanë kushtuar gjithë këto angazhime? Dhe çfarë ka mbetur nga shifra monetare e çmimit në Big Brother?
Duke përdorur retorikën e një politikani, por që në këtë rast godet më në shenjë se çdo politikan tjetër, Arbri përgjigjet: Nëqoftëse rrugëtimin e fushatës sonë për sensibilizim do ta krahasonim me ndërtimin e një rruge, atëherë rrugën tonë e kemi nisur, kemi shpenzuar për të asfaltuar vetëm kilometrat e para të saj dhe presim të invesojmë duke asfaltuar edhe kilometrat në vazhdim.

A do t’i hyjë Arbri politikës?
Sepse në fund të fundit, një dritare ballore prej nga gjithnjë e më shumë po preferohet për të hyrë drejt e në politikë, është pikërisht ky lloj angazhimi qytetar! Që nuk bëhet, në fakt, thjesht në lagje, brenda në shtëpi apo në dyqan, apo qoftë dhe vetëm në ambientet e komunitetit të ngushtë ku qytetarët jetojnë, por pikërisht në sytë e medias dhe të televizionit...
Edhe për këtë pyetje, i biri një diplomati të njohur shqiptar, përgjigjet me një retorikë që të tregon se nuk i mungon nuhatja politike dhe as aftësia e të atit: “Personalisht mendoj se është më e rendësishme të jesh një qytetar që i dëgjohet dhe i vlen zëri, më shumë sësa i një politikani. Një qytetar që kërkon të drejtat e tij dhe respekton të drejtat e atij që ka pranë, është indirekt pjesë e politikës, e politikës se ndërgjegjes qytetare”. Dhe e mbyll pastaj me fjalinë: “Koncepti i politikës është shumë më i gjërë dhe fisnik sesa materializimi në një post drejtues”.
Në fund të fundit, ç’të keqe ka të kesh pikërisht këtë koncept për politikën? A nuk do të ishte kjo edhe shpresa se atje tej, në rrugët e rrugicat e qyteteve të pluhurosura shqiptare, enden të rinj që kërkojnë ndryshim, disa prej të cilëve gjejnë edhe mënyra të mençura për ta promovuar këtë ndryshim?!
Në çdo rast ama, kërkohet një televizion, një audiencë.
Me t’i gjetur ato, bujrum... skena është për ty!

اfarë është realisht fushata “Ndryshimi fillon nga ty”?
Fushata sensibilizuese “Ndryshimi fillon nga ty” eshte nje grupim vullnetarësh, qe me anë të shëmbujve personale, i dedikohet nje mesazhi sa të rëndësishëm aq dhe të nevojshëm “Me pune dhe vullnet ky vënd mund të ndryshojë”. Me besimin e plotë se ndryshimi vjen vetëm nga puna dhe vullneti i gjithsecilit prej nesh.

Ti beson te altruizmi?
Unë besoj tek pasioni, vullneti per te punuar, deëshira për te pare nje komunitet ku njeriu respekton njeriun dhe ku të gjithë bashkë shikojnë nga e ardhmja me pozitivizëm.

Gjithë nisma e Arbrit, ka karaktër filantropik, por bëhet nën objektivin e kamerave? Të ndihmon kjo të jesh ne të gjitha spotlightet? A është kjo e fundit qëllimi yt?
Nuk jam nje rockfeller qe po bënë aktin e tij të radhës filantropik…. Jam nje qytetar i thjeshtë i këtij vendi, që me shembullin modest personal, kërkon të krijojë një precedent sado të vogël, duke treguar që „Ndryshimi fillon nga ne“, çelësi i mirëqënies kolektive, jemi vetë ne dhe askush tjetër! Pa ndihmën e kamerave dhe medias që pasqyron aktivitetin tonë, sensibilizimi do të ishte shumë më i kufizuar, me aktivitetet tona ne kërkojmë të sensibilizojmë bashkqytetarët tanë nga Vermoshi në Konispol dhe më gjërë dhe këtë na i lejon vetëm pasqyrimi i mediave, që i përdorur në mënyrat më optimale, mund të konsiderohet si një nga shtyllat më solide të një shoqërie demokratike.

Njerëzit janë te prirur të jenë kritike dhe mosbesues ndaj kujtdo që bën dicka ndryshe. Mendojnë: Pse e bën, cfarë synon, ku do te dalë, cfarë përfiton, kë ka nga mbrapa? Si do i përgjigjeshe secilës prej këtyre pyetjeve? Dhe si do i përgjigjeshe syrit vëzhgues, kritik e mosbesues te shqiptarëve?
Po bëjmë atë që cdo shqiptar i mirë do të bënte në vëndin tonë, synojmë që mesazhi jonë të sensibilizojë sadopak njerëz “Se me punë dhe vullnet, Shqiperia mund te Ndryshojë”, duam të dalim nga vorbulla e parazitizmit dhe të hyjmë në vorbullën e punës, punës dhe vetëm punës, duke patur mbrapa dashurinë për kombin, që na lejon të përfitojmë dinjitetin e qytetarit të lirë.

Një pyetje praktike: Pasi ke organizuar mbjelljen e 26 pemëve të ullirit në Gërdec, ngritjen e një fushe sportive në shkollën fillore të fshatit Muçaj, si dhe krijimin e një këndi lojërash për fëmijët e kopshtit të fshatit Marqinet të Bashkisë së Vorës, që u shkatërrua nga shpërthimi i municioneve të Gërdecit dhe pasi ke ndërmarrë nismën e birësimit ne distancë, e se fundmi nismen per mozaikun me tapat, sa kane kushtuar gjithë keto angazhime? Dhe çfare ka mbetur nga shifra monetare e çmimit në Big Brother?
Nëqoftëse rrugëtimin e fushatës sonë për sensibilizim do ta krahasonim me ndërtimin e një rruge, atëherë rrugën tonë e kemi nisur, kemi shpenzuar për të asfaltuar vetëm kilometrat e para të saj dhe presim të invesojmë duke asfaltuar edhe kilometrat në vazhdim.

اfarë planesh të tjera ke në kuadër të “Ndryshimi fillon nga ty”?
Pasuria natyrore, personat me aftësi të kufizuar, trashegimia kulturore, fshati dhe bujqësia janë vetëm disa nga pikat e planveprimit tonë. Për një vizuale më të gjërë të aktiviteteve dhe planeve tona mund të vizitoni ëebsite-in tonë zyrtare Arber Cepani :: Shqiperia Ndryshon, atje mund të gjeni informacione më të hollesishme për gjithcka i përket kësaj fushate.

Arbri, a është në të vërtetë një personazh që mund të përshtatet me karakterin e një reality show si Big Brother, apo ti hyre atje me synimin për të fituar 50 mijë euro që më pas të nisje fushatën?
Një reality show i organizuar me seriozitet si Big Brother, është në vetvete një studim i mirëfilltë socio-psikologjik, që do ndihmonte, jo vetëm konkurrentët e saj të njihnin aspekte të panjohura të karakterit të tyre, por edhe shikuesit e shumtë që të identifikoheshin në një realitet pa censurë, ashtu si dhe në jetën e perditshme. Në atë lojë nuk hyra vetëm dhe thjesht për të fituar 50.000 euro, në atë lojë hyra për të fituar një eksperiencë më shumë, dhe kam besimin e plotë që me përfundimin e saj gjithsecili nga ne ishte fitimtar.

Ke menduar ndonjëherë të bëhesh pjesë e politikës? Nëse po, si?
Personalisht mendoj se është më e rëndësishme të jesh një qytetar që i dëgjohet dhe i vlen zëri, më shumë sesa i një politikani. Një qytetar që kërkon të drejtat e tij dhe respekton të drejtat e atij që ka pranë, është indirekt pjesë e politikës, e politikës se ndërgjegjes qytetare. Koncepti i politikës është shumë më i gjërë dhe fisnik sesa materializimi në një post drejtues.

Të pëlqen, apo të bezdis te jesh në qendër të vëmëndjes?
Nuk është e rëndësishme të jesh apo të mos jesh në qënder të vëmëndjes, e rëndësishme është që t’i ofrosh diçka komunitetit, të aktivizohesh në çka të rrethon, duke qënë faktor aktiv dhe jo pasiv në vendimet që merren rreth teje. Qëndra e vëmendjes duhet të shikohet si rrjedhojë e këtyre aktiviteteve dhe jo si objektiv dhe fokus ku duhet të drejtojmë energjitë tona.

Link i fushates “Ndryshimi fillon nga ty"
Perse - ShqiperiaNdryshon.com

Marre nga Revista Mapo : Revista MAPO - E prjavshme politike, aktualiteti, ekonomike, sociale, kulturore
 

Attachments

  • arber1.jpg
    arber1.jpg
    8.4 KB · Shikime: 25
Me duket se ky kishte premtuar dicka kur ishte brenda shtepise ,pervec perfitimeve te tija mendoj qe dhe dicka per popullin do beje ,ishte koke inteligjente dhe ja vlen te jete ne krye.
Me pelqen kjo iniciative per vete faktin se eshte vullnetare ,ai qe do te punoje e ben kete edhe vullnetarisht ,uroj te kete rezultate te mira :)
 
Nje shembull eshte sidoqofte qe kur eshte deshira e mire asgje s'eshte e pamundur.

Kristi Pinderi, shoku im ky gazetari :D
 
Nje shembull eshte sidoqofte qe kur eshte deshira e mire asgje s'eshte e pamundur.

Kristi Pinderi, shoku im ky gazetari :D

Pse nuk behesh vullnetar i iniciatives meqe e paske nje mik brenda :D
 
Per moshen qe ka eshte shume i zgjuar , bravo
 
Duhet te pranojm qe ishte djal me bot.Dhe me ne fund doli dikush qe i mban premtimet qe jep.Suksese Arber
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top