Ndreca në polici: Politikanët tani e tutje të kenë kujdes se hanë edhe plumbin

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
gjergj_ndreca-300x224.jpg
Pas deklarimeve të Gjergj Ndrecës, ish- i përndjekuri që u bë i famshëm për sulmet mbi disa zyrtarë, se të enjten do godasë një ministër, ai është shoqëruar në komisariat, ku është marrë në pyetje. Siç raporton e përditshmja Panorama, në komisariat ai ka deklaruar se politikanët tani e tutje duhet të kenë kujdes. “Asnjë pyetje nuk më është bërë në lidhje me incidentet e mëparshme dhe nuk është e vërtetë që jam shoqëruar për detyrim paraqitje, sipas vendimit të gjykatës. Orari që më ka vënë gjykata është e vërtetë që është çdo të hënë, por në orën 12:00. Ndërsa në komisariat më kanë telefonuar në orën 6:00 të mëngjesit, aq sa mu trembën edhe fëmijët. Kur u futa në komisariat më vunë përpara gazetën Panorama dhe nisën të më bëjnë pyetje rreth intervistës. U thashë disa herë që u përmbahem deklarimeve të mia, por u kërkova që të shënojnë edhe diçka tjetër: deri tani i kemi ofenduar politikanët, u kemi dhënë ndonjë grusht. Por tani e tutje të kenë kujdes pasi do t’i vrasim. Do të marrin plumbin në ballë dhe funeralet do të kenë punë për 140 ditë,” ka thënë Ndreca.

TemA
 
Back
Top