Niveli i ndotjes në Tiranë kapërcen normat e Bashkimit Europian me mbi 20 për qind.
Matjet më të fundit janë bërë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në Rrugën e Durrësit, ku prane Ministrisë së Mjedisit është instaluar një stacion monitorimi, por dhe në rrugën 'Sami Frashëri', ku ndodhet Agjencia e Mjedisit, çka deshmojnë për nivel të lartë të ndotjes së ajrit nga grimcat e pluhurit.
"Përsa i përket cilësisë së ajrit urban, mund të them që ne kemi bërë matjet në dy stacione. Rezultatet e para të grimcave të pluhurit në ajër tregojnë për një nivel 20-30 për qind më të lartë se normat e Bashkimit Europian. Ky është rezultati për muajin mars. Fluksi dhe muajt e nxehtë, muajt e verës mund të paraqiten edhe me një situatë akoma më të keqe se kjo", thotë Julian Beqiri, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ne rritjen e nivelit te ndotjes ne kryeqytet ndikon trafiku i automjeteve, ndertimet, por dhe menyra e pastrimit te qytetit ende me fshesa dhe jo me makineri me ujç, siç behet ne vende te tjera.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thekson se çdo muaj do te behet monitorim rigoroz i ajrit ne 9 qytete të vendit dhe sipas parametrave te Bashkimit Europian, nderkohe qe deri me tani eshte bere vetem ne 3 apo 4 qytete.
"Si asnjëherë në Shqipëri do të bëhet një monitorim i cilësisë së ajrit urban në 9 qytete. Të gjitha këto do të jenë të një standardi absolutisht europian, pasi edhe vetë stacionet e monitorimit janë stacione të gjeneruara nga projekte të Bashkimit Europian", thotë Beqiri.
Ne dispozicion te Agjencisë Kombëtare të Mjedisit eshte tashme nje stacion monitorimi i levizshëm, i cili do te dergohet ne zonat e nxehta qe konsiderohen te ndotura por edhe neper biznese qe ndikojne ne ndotjes e ajrit, si furra te gelqeres, fabrika cimentoje dhe të tjera.
Ministria e Mjedisit eshte angazhuar per uljen e nivelit te ndotjes me mbi 30 %, ne te gjithe vendin duke disiplinuar te gjithe faktoret qe ndikojne ne rritjen e cilesisë së ajrit.
/ Top Channel