Ndodh fenomeni i rrallë, fëmija lind me “këmishë”

Hera

Έτερος εγώ
Ndodh fenomeni i rrallë, fëmija lind me “këmishë”

lg.php




Fotot e publikuara tregojnë momentin e rrallë ku një foshnjë e porsalindur lindi brenda qeses së tij amniotike, gjatë një operacioni me prerie cezariane. Biznesmenja Janaina Fernandes Costa, 34 vjeçe, lindi djalin Lucas Fernandes de Lisboa Costa, në Spitalin “Ana Costa” në Sao Paulo.
Pamjet tregojnë fëmijën Lucas, ende brenda qeses së tij amniotike, pasi nëna e tre fëmijëve iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente, për shkak të hipertensionit gestacional (presionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë).

Kirurgët shihen teksa presin me bisturi qesen e mbushur me lëng, në të cilën shikohen këmbët e vogla të Lucas duke lëvizur brenda. Mjeku, Guilhereme Pereira Martins, i cili ishte i pranishëm në këtë rast, pohoi se një foshnje e lindur brenda qeses së tij amniotike është një fenomen i rrallë që ndodh një herë në 80,000 mijë lindje natyrale. Por gjatë në një operacioni me prerje cezariane, gjithçka varet nga shkathtësia dhe durimi i kirurgut.
“Meqenëse kjo është një manovër e një vështirësie të caktuar teknike dhe nuk paraqet ndonjë rrezik për foshnjën, mjeku rezident i spitalit dhe unë u përpoqëm të bëjmë nxjerrjen e fetusit pa prishur membranën amniotike, dhe ne e bëmë atë”, shpreh mjeku.

Doktori u shpreh se djali Lucas dhe nëna e tij tashmë janë në një gjendje të qëndrueshme dhe i janë bashkuar familjarëve./ top channel
 
Ehh sikur te kish lind dhe me pampersa(pelena)?
 
Shyqyr qe doli ky lajmi ndryshe sdo e dinim qe kishim kaq shume te lindur me kemishe dhe ne forum :p
 
  • Haha
Reactions: NGU
Une mendova se me kemishe i veshur lol
 
  • Haha
Reactions: NGU

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top