Lauri
Anunnak
Ndoc Gjetja poeti i shëmbëllimeve delikate, zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit
Mes Shkodrës dhe Lezhës u ngjiz ky za kumtues i poezisë, kjo qëndresë e një ngadhnjimtari. Ai njeri i përkorë e mrujti brenda jehonës së shpirtit atë, zërin e shëmbëllimeve delikate, këndimin e ngulmit dhe gufimit të hovshëm. Mes djepit dhe varrit rendi ky shpirt lirie, me trazimin nër flatra e dhimbjen në trajtat e qiellores ku strukej ky kurm. Erdhi dhe iku në paqe. Jetoi në çaste mrazi e hekash, e veç n’kresht e mprehu ballin. Endi kangën e shpirtit “Poeti me fytyr Krishti”, dishepull i zanit të naltë të përjetimit.

“Rrezatim”, “Shqiponja rreh krahët”, “Qëndresa”, “E përdtishme”, “اaste”, “Kthimet”, “Dhjata ime”, “Biri i njeriut”, kjo është diagrama krijuese e poetit Ndoc Gjetja. Rrugëtimi i tij poetik u qas të mbetej kumt i një shpirti dimesionesh lirie, anipse ai u ngjiz në kapërcyell të një diktature që rrekej të kolektivizonte jo vetëm individët, por edhe idetë dhe grindin poetik të një shpirti të kapluar prej një shtërngate kaltërsie, e cila duke u gjegj thirrjeve të shpirtit, diti të përplasej heshturazi mbi brigjet shkëmbore, duke stërpikur me yje sandejmi natën e ngulmeve pasionante.
Vetë jeta e poetit është tharmi i asaj lënde e cila u mrujt e u ngjesh në magjën e një shpirti ndjenjash delikate e një zaemrë puhizash të imëta pjalmimi.
Ndoc Gjetaj ishte i tillë, i predestinuar për të bërë punën e krijuesit. Ai iku, me fytyrën e Krishtit të mbuluar me një dhembje hyjnore (Kolec Traboini), por e shkroi Dhiatën e poezisë shqipe, një shkëndijë që do të gjallojë për jetë e mote, ngase atë nuk mund ta mbuloj terri e as antipoezia, të cilat i luftoi mjeshtërisht. Poezia e Ndoc Gjetjes “është kurora e letërsisë imagjinative, sepse ajo është një mënyrë profetike”(Harold Bloom), e cila parakoncepton jetën e poetit, perceptimet e tij për botën përreth tij, për fenomene tokësor e qiellore, për dashurinë, si toposin themelor të poezisë së tij. Kësisoj, ajo bëhet një shkollë e veçantë poetike, e cila komunikon një gjendje kulturore të posaçme, brenda një konteksti të zymtë poetik nëpër të cilën gjalloj poezia e tij dhe ai vetë. Nëpër këtë ferr, poezia e tij triumfoi, me armët e fuqishme, që janë metaforat e tij goditëse, dashuria e tij e pafundme dhe morali i fuqishëm (Ndue Ukja).