Ndjehemi të turpëruara nga fjalët e ‘deputetëve femra’ !

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Ndjehemi të turpëruara nga fjalët e ‘deputetëve femra’ !

Merita-Boroci-238x300.jpg

Tendenca për të qenë në qendër të vëmendjes kanë tejkaluar kufijtë e rrugës që duhet ndjekur.

Buj sot bëhet përmes propagandës AntiIslame e protagonistet e tyre janë servil të pacipë. Më vjen trupë që femrat nuk janë unike , përkrahin antivlera dhe mohojnë e vlerat.

Dua ti rikujtoj Alma Lames për atë që tha mbrëmë në Rrokum TV , se femra është shtylla e shoqërisë edhe pikërisht nga ajo varet e ardhmja e një vendi , nëse femra promovon vlera dhe i kultivojnë ato në shoqëri padyshim se ajo shoqëri do të prodhojë kuadro që do ti shërbejnë të mirës në vende.

اdo herë e më shumë po bindem se propaganda që femrat tona “Intelektuale” po bëjnë kinse për të drejtën e integrimin e femrës në shoqëri e në procese vendimmarrëse , janë vetëm biznese të tyre ngase po të ishte e vërtetë gjithë ajo që thuhet nga to edhe po të punohej sinqerisht të arrihen objektivat edhe qëllimet e propagandave të tyre , sigurisht se gjendja në shoqërinë tonë do të ishte më e mirë .

Në rrethana tjera femrat tona, moshataret e mia do të ishin në gjendje më të mirë emocionale, ekonomike.

Deputete tona janë të obliguara në bazë të pozitës që kanë të mos bëjnë politika përjashtuese ndaj një kategori të vajzave me bindje ndryshe nga ato .

Dëmi më madh që mund të i vije femrës është kurë dëmtohet , paragjykohet nga vetë femra.

Dëshiroj që Vlora Citaku edhe Alama Lames e Teuta Sahatqiut ta marrin këtë mesazh që për të folur për një gjë edhe diskutuar rreth saj duhet ta bëjnë pa paragjykime dhe duke marrë edhe opinion e palës që apostrofojnë .

Ju ftojmë për debate të përbashkëta të shihni se gjykimet e juaja për ne janë jo të kohës sonë, dhe të na njihni më mirë të njiheni me synimet tona të sinqerta dhe inkurajuese për një shoqëri me vlera.

Ne jemi të gatshme për bashkëpunim dhe të ua falim paragjykimet dhe ‘deklarimet e vrazhda’ atëherë kur ju të jeni të gatshme të lëni mbrapa këtë mendësi.



Autor: Merita Boroci
 
Titulli: Ndjehemi të turpëruara nga fjalët e ‘deputetëve femra’ !


Më pelqen ky shkrim gjithsesi nga besimtaret muslimane.

Dhe keto Vlora Citaku, Alma Lama e Teuta Sahatqiu duhet të dijnë kjartë se nuk mjafton vetëm shkolla e ngritur, e morali të lihet fluturim.


Poashtu nëqoftëse nuk i ka prekur ato aq shum në nder ato fjalët e Hoxhës, përse atëher paskan reagu aq shumë?


Ne e kemi te ditur qartë se kur shkon morali, atëher shkon edhe populli. Atëher ç`ka për te kundërshtu?

 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top