Ndikimi negativ i ushqimit yndyror

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Hulumtimi i zhvilluar në kafshë ka nxjerrë se ushqimi me përbërje të lartë të yndyrave për pasojë mund të ketë edhe memorien e dobët dhe prirje më të pakët ndaj aktiviteteve fizike.

Shkencëtarët britanik nga University of Cambridge kanë potencuar se një ndikim i tillë i sasive të mëdha të yndyrave në ushqim është vërejtur madje pas 10 ditëve.

Tashmë janë mirë të njohura pasojat afatgjate të këtij ushqimi, sikur obeziteti, diabeti, dhe sëmundjet e zemrës, por ky studim është i pari që tregon edhe disa efekte afatshkurta negative.

Minjtë e hulumtuar të cilët kanë marrë 55% të kalorive nga yndyrat, që pas 4 ditëve kanë pasur aftësi më të ulët të shfrytëzimit të oksigjenit, të nevojshëm për lëvizjen e muskujve, që për pasojë ka pasur edhe mundime më të mëdha të zemrës.

Pas nëntë ditësh ushqimi i tillë ka çuar edhe në zgjatjen e kohës së nevojshme për kalim nëpër labirint, në krahasim me minjtë që kanë konsumuar vetëm 7,5% të kalorive nga yndyrat.
*telegrafi*
 
Back
Top