Të dhënat e grumbulluara nga 15.000 pjesëmarrës në një studim, tregojnë se gjinia ka rëndësi të madhe në efektin e ushtrimeve trupore, njoftojnë shkencëtarët amerikanë.
“Journal of Lipid Research” shkruan se ushtrimet javore prej 30 minutash me intensitet mesatar, ndikojnë në rritjen e nivelit të ‘kolesterolit të mirë’ (HDL), dhe njëkohësisht vjen deri te zvogëlimi i pranisë së triglicerideve në gjak- te të dyja gjinitë.
Por studimi, i realizuar nga shkencëtarët pranë Universitetit të North Carolinas, ka treguar se kjo sasi dhe ky intensitet ushtrimesh, kishte ndikuar në uljen e nivelit të ‘kolesterolit të keq’ (LDL-kolesterolit, përgjegjës për formimin e shtresave të rrezikshme në enët e gjakut) vetëm te femrat.
Ekspertët pohojnë se kjo ndodh për arsye të dallimeve hormonale ndërmjet gjinive.
*telegrafi*