Ndihme

Profi

Antarë i ri
TE NDERUAR STUDENT TE FAKULTETIT TE DREJTESIS A KA MUNDESI QE TE ME NDIHMOJ NE GJETJEN E KETYRE INFORMACIONEVE

1.Kush jan institucionet themelore te shtetit shqiptar funksionet dhe kompetencat e tyre.
2.si jan te ndara pushtet shqiperi ,institucionet perkatse te secilit pushtet,roli dhr kompetencat dhe veprimtarin e tyre.
3.tregoni renditjen hirarkike te institucioneve sipas pushteteve perkatse.
4.cilat jan sot institucionet qe perbejn sot qeverin. emertoni institucionet perberse dhe tregoni fushen e veprimtaris se secilit dhe cffar bejn praktikisht keto institucione.
 

dijetari

Anëtar i ri
ooo profi edhe pse nuk jam studenti i drejtesis dot kisha tregue per ktoj pyetje por pytjet kokan per studentet e shqipris
 

Bessy87

Anëtar i ri
Profi besoj se kjo mund te te orientoje mjaftueshem per punen tende:

1) Themelore ne klasifikimin e institucioneve shqiptare eshte parimi i ndarjes se pushteteve( Legjislativi i perfaqesuar nga parlamenti i njohur ndryshe si Kuvendi i Republikes se Shqiperise, Ekzekutivi i perfaqesuar nga qeveria e njohur ne terma juridike me emertimin Keshilli i Ministrave...ketu do te futet dhe e tere administrata ne varesi te saj, dhe pushteti gjyqesor-gjykatat ( Renditja hierarkike e tyre nga baza e siper eshte: Gjykatat e shkalles se pare, gjykatat e apelit, dhe gjykata e larte.I nje lloji te vecante eshte Gjykata Kushtetuese si garante e Kushtetutes.) Krahas ketyre institucioneve themelore te shtetit tone te keshilloj te permendesh dhe institucionin e Prokurorise se Pergjithshme (e cila nuk eshte pjese e Gjyqesorit) Presidentin e Republikes. KLD (garantues i gjyqesorit), Sistemin e qeverisjes vendore (komuna bashki dhe qarkun).Per keto te fundit duhet te te mjaftojne nenet kushtetuese per to. Per 3 te parat merru me ligjet perkatese qe mund ti gjesh shume thjesht tek kjo adresa ligjet.org.Mjafton te kerkosh aty si fjale kyce emrin e institucioneve te siperpermendura. Ne ligjet perkatese do te gjesh organizimin dhe funksionet e tyre.

Te uroj suksese dhe gjitha te mirat.
 
Top