Titulli: Ndihme: Ndryshimi mes pronarit dhe bashkpronarit
Personat juridik
Krijesat e tilla të cilave iu është njohur cilësia e subjektit juridik quhen persona juridik. P.sh kur blejmë ndonjë send prej primusit midis nesh krijohet raporti juridik. Secili prej net ë dyve në këtë raport ka të drejta dhe detyrime. Në jetën tonë të përditshme takojmë shumë shpesh persona juridik. Nëse në mëngjes blejmë gazetën, vihemi në raport juridik me përfaqësuesin e ndërmarrjes për shpërndarjen e shtypit që gjithashtu është person juridik, vozitemi me trenin që I përket ndërmarrjes elektrike komunikatave etj. Person juridik është vetëm ai kolektiv njerëzish të cilët kanë një farë pasurie dhe masë pasurore d.m.th tubim të vlerave ekonomike me qëllim të kryerjes së ndonjë veprimtarie ekonomike. Në të drejtën borgjeze ekzistojnë dy lloje themelore të personave juridik: shoqatat dhe institucionet.
Shoqatat – Ekzistojnë atëherë kur kemi shumë persona dhe bashkohen me qëllim të arritjes së ndonjë qëllimi ekonomik, kulturor, sportive. Bashkimi I këtillë I individëve paraqet atëherë një organizim të veçantë që në të drejtën civile njihet si tërësi një subjekt unik. Shoqata ka anëtarët e vet, qëndrimin e tyre ndaj shoqatës si tërësi si dhe marrëdhëniet reciproke midis shoqatës si tërësi si dhe marrëdhëniet reciproke midis shoqatës I caktojnë rregullat themelore ose statusi I shoqatës.
Institucioni - Tek institucioni ekziston një masë e caktuar pronësore d.m.th tubim I vlerave ekonomike, që ka qëllim të caktuar. Ajo gjithashtu I është kushtuar arritjes së qëllimeve dhe interesave të disa njerëzve por ata njerëz të cilët plotësojnë disa qëllime, interesa të veta nëpërmjet kësaj mas nuk janë organizativisht aq të fuqishëm sa shoqata. Kjo masë pasurore shfrytëzohet në bazë të aktit të caktuar mbi themelimin.
Krijimi i personit juridik – që personi juridik të ekzistoj e drejta pozitive duhet të njohë këto marrëdhënie shoqërore: uniteti organizativ dhe masën pasurore që përbëjnë personin juridik. Kjo njohje nga ana e së drejtës pozitive është e mundshme në dy mënyra: nëpërmjet të paraqitjes dhe nëpërmjet lejes. Sistemi i paraqitjes ekziston atëherë kur për njohjen e personit juridik nga ana e së drejtës pozitive nevojitet që ai person juridik ti paraqitet pushtetit përkatës administrative. Organet e pushtetit kanë për detyrë të marrin në dijeni ekzistimin e personit juridik, përveç atëherë kur qëllimet e tij janë antiligjore ose përgjithësisht të pa lejueshme.
Mbarimi i personit juridik – Paraqitet atëherë kur zhduken ato elemente që janë të domosdoshme për ekzistimin e tij. D.m.th në qoftë se zhduket uniteti organizativ, në qoftë se zhduket edhe pasuria e personit juridik si dhe në qoftë se veprimtaria e personit juridik nuk kryhet sipas rregullave të paraqitura ose të lejuara, prandaj ai bëhet anti - juridik gjegjësisht organ administrative që ka dhënë lejen atëherë heq atë leje dhe ndalon punën e personit juridik.
Shoqatat si persona juridik – Te shoqata janë esenciale anëtarësia dhe qëllimet e caktuara në rregullat themelore që ajo anëtarësi me ndihmën e masës pasurore të shoqatës dëshiron të realizoj. Organ karakteristik I shoqatës është kuvendi I anëtarëve si organ më I lartë. Ai mbahet të paktën një herë në vit dhe jep synimet e përgjithshme për punën e tyre. Në qoftë se shoqata është e madhe për kuvend zgjedhën delegatët të cilët përfaqësojnë anëtarët. Kuvendi sipas rregullit zgjedh një organ operativ I cili udhëheq punën e përditshme të shoqatës, zakonisht është kolektive dhe quhet këshill drejtues ose ekzekutiv dhe një organ mbikëqyrës. Kuvendi mund të zgjedh edhe organin individual – kryetarin, e kryetari mund të zgjedh edhe vetë këshilli drejtues prej anëtarëve të vet. Gjithmonë duhet të caktohet ndonjë person, zakonisht kryetari apo më shumë persona të caktuar, të cilët përfaqësojnë shoqatën në pikëpamje civile juridike sipas vetë statusit dhe në emër të shoqatës kryejnë veprime dhe punë juridike.
Fondacionet si persona juridik – Në drejtësinë tonë të paraluftës fondacionet kanë qenë formë e rëndësishme e personit juridik. Ato janë në të vërtetë institucione private. Për themelimin e fondacionit janë nevojitur: deklarata e vullnetit mbi themelimin e fondacionit dhe leja e organeve kompetente. Në drejtësinë e sotme, gjithashtu mund të ekzistojnë fondacionet, Për themelimin e fondacionit nevojiten po ato kushte të paraluftës, deklarimi i vullnetit dhe leja. Ato janë krijuar që dikush ta lë me testamentin e vet ndonjë masë pasurore për arritjen e ndonjë qëllimi të lejuar.