Ndëshkohen me gjoba, bllokim dhe ndjekje penale 124 bizneseve

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Tatimet e bashkisë: Me dhjetëra biznese nuk i binden ligjit


Kanë nisur sanksionet për 124 subjekte të biznesit të vogël në qytetin e Fierit, të cilët nuk kanë kryer pagesat tatimore ose nuk janë riregjistruar. Gjoba, bllokim aktiviteti, procesverbale sekuestrimi kanë qenë masat e marra për pjesën më të madhe të bizneseve që janë ndëshkuar. Ndërkohë që shumë të tjera do të dërgohen për ndjekje penale në bashki.

Rreth 30 subjekte janë bllokuar pasi rezultojnë se kanë shkelur të gjitha procedurat tatimore dhe afatet për shlyerjen e detyrimeve. Drejtuesja e kontrollit të Tatim-Taksave në Bashkinë e Fierit, Olimbi Prifti, deklaron se për të gjitha ato subjekte që kanë qenë të pabindura, tashmë do të nisin edhe kallëzimet penale.

"Për periudhën janar-korrik të vitit 2009, pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave nuk janë paraqitur për të shlyer detyrimet tatimore, si dhe për t‘u regjistruar dhe riregjistruar, 124 subjekte. Me këto biznese, që duhet thënë se janë subjekte të vogla, është punuar në mënyrë të diferencuar, duke u kontaktuar, duke u bërë procesverbale bllokimi, duke i çuar edhe njoftim-detyrimi për taksat që ata kanë për të shlyer jo vetëm për kohën e shkuar, por edhe në vazhdimësi", ka thënë Olimbi Prifti, drejtuesja e kontrollit pranë departamentit të Tatim-Taksave në Bashkinë e Fierit.

Drejtuesja Prifti sqaron se, "gjatë muajit korrik si drejtori taksash kemi bllokuar rreth 25 subjekte dhe shumë të tjera janë bllokuar periudhën e mëparshme, duke e çuar kështu shifrën edhe më të lartë. Nga subjektet e bllokuara vetëm 15 kanë ardhur për të shlyer detyrimet tatimore. Për pjesën tjetër që i kemi pajisur me procesverbalet e gjobës na mbetet që t‘i drejtohemi prokurorisë për procedim penal. Në atë rrugë është duke ecur departamenti i tatim-taksave të bashkisë".

Po ashtu, në ndjekje penale do të dërgohen të gjitha ato subjekte, të cilat janë përballur me procedurat e tatimeve, por që i kanë anashkaluar ato. Kjo rrugë, sipas Priftit, do të vijojë deri në fund të vitit, në të gjitha ato rastet kur drejtuesit e biznesit do t‘u shmangen detyrimeve tatimore.

Muaji shtator është cilësuar si muaji i patolerueshëm për të gjitha subjektet e biznesit të vogël që janë debitorë në degën e tatimeve të bashkisë. Edhe për debitorët premtohet që do të ndiqet e njëjta rrugë me sanksione në gjoba dhe bllokim aktiviteti deri dhe në prokurori.



*shqip*

 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top