Ndeshja me Maqedoninë, 2 gola 2 tifozë kuqezi të vdekur

legjenda

Tetova
Dëshira për të parë ekipin e tyre kombëtar ka rezultuar fatal për dy tifozë kuqezi.

Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa kishin ardhur për të parë ndeshjen e Shqipërisë me Maqedoninë.

Rasti i parë ishte i një tifozi nga Tirana i cili vdiq në Shkodër si pasojë e një ataku në zemër.

Ndërsa rasti i dytë është regjistruar në në Kukës, ku ka ndodhur një aksident me motor në afërsi të Kukësit, duke humbur jetën motoristi i Klubit “Plisat“, Ramiz Isenaj.


ImageFoto galeri

Më poshtë është njoftimi i Klubit “Plisat” në Zvicër:



“Me pikëllim e thellë të trishtuar ju njoftojmë se mbrëmë në një aksident të rëndë me motor ne afërsi të Kukësit ka ndërruar jetë anëtari, miku, vllau ynë, Ramiz Isenaj!

I ndjeri rrugën për Shqipëri e ka marrë për të parë lojën Shqipëri-Maqedoni!

Ramizi apo baci ynë do të mbahet mend si një humanist i madh që nuk ka hezituar asnjëherë t’ju dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Së fundi ai ka qenë para finalizimit në ndërtimin e një shtëpie për një familje të pastreh.

Baci po ashtu e ka përkrah fuqishëm aksionin e Plisave në ndërtimin e shtëpisë për familje e pastrehë nga fsh. Zhegoc qe u finaliziar vitin e kaluar.

Ne shokët e tij do të ruajmë kujtimet më të mira për të si një burrë i fjalës nderit e besës.

Një burrë human që na ishte shembull si respektohet familja, miqtë e shoqëria!

Lusim Zotin që ta bekoj shpirtin e shokut tonë!

Lamtumirë mik e qoftë i përjetshëm kujtimi për ty! Po na le me lot në sy, por krenarë që të kishim!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dheu Shqipërisë mëmë“.
auto_53003344-655x3561473173682.jpg
auto_14199643_489946247860628_6780288790191984527_n1473174104.jpg
http://botasot.info
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top