Ndërtohet kisha e parë në qytetin e Tepelenës, bekohet nga Janullatos

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


TEPELENE - Krahas objekteve të ndryshme të kultit të besimit ortodoks të ndërtuara 18 vitet e fundit në jug të vendit, kësaj game i shtohet edhe kisha e Shën Thomait në Tepelenë. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos, ka bekuar ceremoninë përuruese të kësaj kishe në qytetin e Tepelenës. Në një ceremoni të masivizuar, është përuruar çelja e kishës së Shën Thomait në qytetin e Tepelenës e para e këtij lloji të ndërtuar në këtë qytet qysh prej kohës së perëndimit të sundimit të Ali Pashë Tepelenës. Një fond gati në 300 mijë euro të akorduara nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë nën mbështetjen e donacioneve të ndryshme, ka bërë të mundur ngritjen e objektit të kultit ortodoks në qendër të Tepelenës disa metra larg kalasë së ndërtuar nga Ali Pashai. Në ceremoninë e djeshme përuruese krahas përfaqësuesve më të lartë të Kishës Ortodokse Shqiptare, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të pushtetit vendor, të deleguar nga Konsullata e përgjithshme greke në Gjirokastër si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Janullatos pohoi dje se krahas mrekullive të shumta që ka ky qytet, i mungonte edhe kisha e re e pagëzuar me emrin e Shën Thomait. "Harmonia mes feve në Shqipëri është e shkëlqyer dhe besoj se kjo dhuratë e kishës do të ndihmojë besimtarët ortodoksë për të kryer liturgjitë e tyre në datat e shënuara", është shprehur për të pranishmit në ceremoni Kryepeshkopi Anastas Janullatos.
*panorama*
 
kush osht ky Shën Thomait tash ? edhe a spat shipec po veq grek ? hmm .
 
BlacK DeviL
Ky Janullatos eshte antishqiptari me i madhe qe ka Shqiperia mbrenda saj.
Shteti shqiptar duhet te kontrolloj aktivitetet e tij.
Ky duhet larguar nga Shqiperia.
 
BlacK DeviL
Ky Janullatos eshte antishqiptari me i madhe qe ka Shqiperia mbrenda saj.
Shteti shqiptar duhet te kontrolloj aktivitetet e tij.
Ky duhet larguar nga Shqiperia.


at'her pse sqohen ortodokst shqiptare te jen kunder ti ? ta hekin si udh'heqes te tyre ? apo deshirojn te i udh'heq nje grek dhe ta ken fen e sllavit ?
 
Back
Top