Ndërron jetë nga Covid ish-trajneri i kombëtares shqiptare
COVID-19 shuan një tjetër ikonë të futbollit europian. Koronavirusi i merr jetën ish-trajnerit të kombëtares shqiptare, krotatit Oto Baric. Mediat kroate bëjnë me dije se 87-vjecari ka ndërruar jetë ditën e diel në një klinikë në Dubvravë.
Ai e mbylli karrierën si trajner në vitet 2006-2007 me Shqipërinë. Bariç pati një karrierë të pasur në 43 vite duke stërvitur ekipe në Kroaci si: Dinamo Zagrebin, Lokomotivën; në Austri stërviti LASK-un, Rapid Vjenën, Sturm Grazin. Bariç stërviti dhe kombëtare Austrinë, Kroacinë dhe karrierën e mbylli me Shqipërinë.
Bariç drejtoi Kroacinë në EURO 2004. Ai pasoi gjermanin Hans Peter Brigel te Shqipëria dhe drejtoi ekipin kuqezi në eliminatoret e EURO 2008.
g.shqip