Ndërron jetë Arbën Xhaferi

Love

βeℓℓe â๓e
Shkup, 15 gusht – Ndahet nga jeta Arbën Xhaferi, kryetar nderi i Partisë Demokratike shqiptare.

arben-270x157.jpg


Xhaferi ka vdekur në spitalin e Shkupit, ku ishte i shtruar prej dy javësh në gjendje të rëndë shëndetësore. “I ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme për shërim, por për fat të keq ndodhi më e keqja”, ka thënë mjeku Sllobodan Damjanoski.
Arben Xhaferi u shtrua në klinikën e Shkupit pas një goditje celebrale që pësoi në banesën e tij në Tetovë, prej ku u transferua ne Klinikën e Shkupit, ku ra në gjendje kome.
Arben Xhaferi lindi në Tetovë më 24 janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme ka kryer në Tetovë, ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri në vitin 1990 ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor.
Pas viteve 90-të kthehet në vendlindje, ku së bashku me Menduh Thaçin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare, të cilën ai e udhëhoqi deri në vitin 2007. Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje.
Kohët e fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga politika aktive dhe më shumë merrej me analiza kombëtare.
Burimi: realitetisot
 
Last edited by a moderator:
Tetovë, i jepet lamtumira e fundit Arbën Xhaferrit

Tetovë, 16 gusht 2012 - Ish liderit të PDSH në Maqedoni, Arbën Xhaferrit, i cili ndërroi jetë ditën e mërkurë, i është dhënë sot lamtumira e fundit nga mijëra qytetarë, personalitet të larta politike nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, si dhe diplomatë të huaj.

arben-xhaferri2.jpg

Ai u përcoll për në varrezat e Tetovës, ndërsa lideri aktual i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij u shpreh se për Arbën Xhaferri flet jeta e tij, puna e tij, përkushtimi dhe vizioni që ai kishte për shqiptarët kudo që ata jetojnë, informojnë mediat kosovare.

“Dhimbja është shumë e madhe, nuk mund të përshkruhet për familjarët e zotit Arbën Xhaferi, për mua si dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Kur një njeri që kemi dashur shumë bëhet mbamendje, ashtu si ne e kemi dashur Arbën Xhaferin, atëherë ajo mbamendje bëhet pasuri. Padyshim mbamendja e shqiptarëve sot është më e pasur duke kujtuar jetën dhe veprën e zotit Arbën Xhaferi. Pushoi së rrahurit një zemër e madhe, zemra e zotit Arbën Xhaferrit”, është shprehur Menduh Thaçi.

Një ditë më parë, ish-kryetari i nderit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbën Xhaferri ndërroi jetë si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

Xhaferri javën e kaluar pësoi gjakderdhje në tru dhe u gjet në gjendje kome nga një i afërm në banesën e tij në Tetovë, ndërkohë që vitet e fundit ai vuante nga sëmundja e parkinsonit.
Burimi: noa
 
Pe: Tetovë, i jepet lamtumira e fundit Arbën Xhaferrit

Ngushellime...familjes...
 
Back
Top