Titulli: Ndërroi jetë një nga të burgosurit e Brodecit
OVL e UاK-së shqetësime për vdekjen e të burgosurit të Brodecit
Organizata e Veteranëve të Luftës të UاK-së ka shprehur shqetësime dhe keqardhje për vdekjen e të burgosurit nga fshati Brodec, Hanif Dervishi në rrethana të pasqaruara në burgun e Manastirit.
“Fatkeqësisht, dy vite më pas, fshati Brodec mori dhe goditjen e dytë, kur njëri nga të burgosurit, Hanif Dervishi, ndërroi jetë, duke vuajtur dënimin e shqiptuar, edhe pse ai dhe bashkëfshatarët e tij, janë të pafajshëm. Ky rast shton pikëllimin për këtë tragjedi, prandaj, ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë اlirimtare Kombëtare, familjes së të ndjerit, i shprehim ngushëllimet tona, duke dashur që të ndajmë dhimbjen bashkë me të afërmit e Hanif Dervishit”, ka nënvizuar OVL e UاK-së.
Sipas saj, vdekja e mistershme e tij bën që të hidhet hije dyshimi mbi këtë rast, andaj si[ nënvizohet shprehet indinjatë për heshtjen e vazhdueshme të deputetëve shqiptarë.
“Ata edhe për këtë rast, ashtu si edhe deri më sot, nuk kanë bërë as më pak e as më shumë se një HIا për Brodecin dhe të burgosurve të këtij fshati. Madje, këta deputetë bëhen aq të paskrupullt sa që, i vetmi angazhim i tyre është vetëm ruajtja e kolltukut të ngrohtë të një deputeti, duke heshtur para padrejtësive që drejtpërsëdrejti rëndojnë mbi supet e popullit shqiptar që i ka votuar. Për të qenë më skandalozë, këta deputetë jo vetëm që nuk angazhohen për lirimin e të pafajshmëve nga burgu, por rastet e tilla si këtë të Brodecit, apo edhe ate të Sopotit, i kanë shëndrruar në një tregti politike mes partnerëve të koalicionit qeveritar”, theksojnë veteranët e UاK-së.
OVL-UاK-së po shqyrton mundësinë e përgatitjes së një ekipi prej afër 200 veteranëve, të cilët do të jenë të gatshëm të angazhohen drejtpërsëdrejti në ndihmë qytetit të Shkodrës, në rast përkeqësimi të situatës së tmerrshme që po kalon kjo zonë, si rezultat i përmbytjeve të shkaktuara nga moti i ligë.
(A.Mehmeti/INA)