Ndarja territoriale dhe llogaritë elektorale

Lauri

Anunnak
Një nga akuzat që opozita i ka bërë mazhorancës në lidhje me ndarjen e re territoriale është ajo e llogarive elektorale që fshihen pas saj. Pra, lihet të kuptohet se pakësimi i njësive vendore, nga 385 në 50-60, do të favorizonte elektoralisht mazhorancën. Por eksperienca na tregon se e kundërta është e vërtetë.
Kështu, në zgjedhjet e 2009-ës, kur PD-ja synonte mandatin e saj të dytë qeverisës, partitë e djathta morën rreth 51% të votave në territorin e komunave, ndërkohë që partitë e majta (PS, LSI, PSD, etj.) morën rreth 49%. Dhe si shpjegohet ky sukses i së djathtës në zonat rurale, në të cilat ajo kishte qenë në disavantazh në 2005-ën?
Në zgjedhjet lokale të 2007-ës, partitë e djathta krijuan një epërsi elektorale në zonat rurale. Koalicioni i djathtë fitoi shumicën dërrmuese të komunave në ato zgjedhje, ndërsa koalicioni i majtë fitoi shumicën dërrmuese të bashkive. Dhe kjo epërsi rurale e së djathtës në zgjedhjet lokale u përkthye në një epërsi elektorale të saj në zgjedhjet e 2009-ës.
Për të kuptuar mekanizmin e këtij suksesi elektoral, zhvillova një analizë statistikore regresioni me të dhënat e 2005-ës dhe 2009-ës. Nga kjo analizë, më rezultoi se sa më e vogël të ishte njësia vendore (bashki/komunë) nën kontrollin e PD-së apo aleatëve të saj, aq më e madhe ishte rritja në përqindje e votave të koalicionit të djathtë në atë njësi.
Kjo ndërvarësi statistikore mund të shpjegohet me faktin se sa më e vogël të jetë njësia nën kontrollin e mazhorancës, aq më shumë ndikim mund të ketë kryetari i saj tek banorët e njësisë.
Kjo ndërvarësi statistikore u vërtetua edhe në 2013 me LSI-në, e cila ishte në pushtet në 4 vjetët e fundit dhe pati një rritje me disa herë të peshës elektorale në njësitë e kontrolluara prej saj. Për shembull, në Bashkinë e Lezhës (një njësi e madhe vendore me kryetar të LSI-së) LSI-ja u rrit nga 2.5% në 15.1%, ndërsa në Komunën e Krrabës (një njësi e vogël vendore me kryetar të LSI-së) ajo u rrit nga 3.7% në 43.2%.
Në fakt, dhënia e kontrollit të disa komunave dhe bashkive të vogla nga PD-ja te LSI-ja në 2011-ën, si dhe marrja e kontrollit nga PS-ja e disa të tjerave, përgatitën terrenin për përmbysjen e madhe të 2013-ës. Kështu në zona rurale, partitë e majta u rritën nga 49% në 2009-ën në 59% në 2013-ën. Ndërsa në zonat urbane rritja ishte më e vogël – nga 53% në 58%.
Bazuar në këtë histori elektorale, mazhorancës do t’i interesonte elektoralisht që të ruante ndarjen aktuale territoriale me 385 njësi. Thënë ndryshe, ndarja e re territoriale (me 50-60 njësi gjithsej) do ta zbehte epërsinë paraprake që do t’i krijonte numri i madh i njësive të vogla në zgjedhjet e 2017-ës.
/EDUARD ZALOSHNJA

Nje propozim i ri

harta_zps179c6337.png
 
Back
Top