Ndarja e "tortës" së pushtetit, tension në PD

Зngjεll

___________
Ndarja e "tortës" së pushtetit, tension në PD

Meritat, të gjithë duan të jenë ministra
Nga:
Erjon Ajazi

Ndarja e "tortës" së pushtetit po e rrit dukshëm tensionin brenda Partisë Demokratike. Ministria e Drejtësisë, Ministria e Jashtme, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Kulturës janë katër dikasteret për të cilat do të zhvillohet edhe "beteja" më e madhe në kampin demokrat. Dyshja Xhaferraj-Rusmali kanë përqendruar vëmendjen te Ministria e Drejtësisë. Ferdinand Xhaferri, i cili kryesoi listën e Durrësit, që i solli PD-së 6 mandate në Parlamentin e ardhshëm kërkon "shpërblimin" nga PD-ja për t‘u ulur në karrigen e ministrit të Drejtësisë. Nga ana tjetër, deputeti Ilir Rusmali, i vendosur i nënti në listën e demokratëve në Tiranë, është një tjetër emër. Ai ishte njëkohësisht edhe hartuesi i Kodit të ri Elektoral, duke i sjellë në këtë mënyrë PD-së fitoren e mandatit të dytë qeverisës dhe tashmë kërkon të rimarrë mandatin e lënë përgjysmë në vitin 2007. Demokratët janë vetëm me tre vota më shumë se socialistët në Parlament, por pavarësisht kësaj diference që provokon krizë politike për një "gabim" të vogël, PD-ja duhet të shpërblejë personat që vunë pikat mbi ‘i‘ në sistemin e ri elektoral, proporcional rajonal. Zërat në PD sqarojnë se dyshja Rusmali-Xhaferri kanë edhe opsionet rezervë për ngritjen e tyre në karrierë. Ndërsa për Rusmalin, e gjithë vëmendja është përqendruar te kabineti i drejtësisë, karrigia e kryeparlamentarit është "ëndrra nën sirtar" për të cilën do të sakrifikonte mospjesëmarrjen në qeveri. Kurse për Ferdinand Xhaferrin, Ministria e Mbrojtjes është opsioni rezervë.

Dy juristët e PD-së, Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha, konsiderohen si dyshja më favorite përballë njëri-tjetrit për të drejtuar diplomacinë shqiptare. Posti i ministrit të Jashtëm është kthyer në PD si "një minë me sahat", për të cilin nuk "luftojnë" vetëm demokratët, por edhe aleati më i ri i të djathtës, Lëvizja Socialiste për Integrim. Premtimi i demokratëve përgjatë fushatës, por edhe pas saj, është se shqiptarët do të lëvizin pa viza në vendet Shengen në vitin 2010. Dilema e Kryeministrit Berisha është nëse duhet të ndryshojë ose jo ministrin që ka nisur tratativat për liberalizimin e vizave, apo duhet të fillojë një "luftë të ftohtë" me bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Në kampin demokrat, ekziston kureshtja e personave të cilët e ndiejnë veten larg portofolit ministror. Shumë prej demokratëve presin me padurim shtatorin për të parë nëse nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, do të ulet apo jo në karrigen e saj të preferuar. Megjithëse e gjithë vëmendja politike është përqendruar kohët e fundit drejt kampit socialist, temperatura politike te deputetët demokratë, të cilët presin të ulen në karrigen e ministrit, është tepër e lartë. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është dikasteri për të cilin kanë shfaqur ambicie dy aktorë që fituan mandatin e deputetit më 28 qershor. Ministria e Kulturës, e cila aktualisht drejtohet nga Ardian Turku, ka shumë gjasa të lihet nën drejtimin e Rajmonda Bulkut. Ndërsa në pikëpyetje është prezenca e shefit aktual të kabinetit të Kryeministrisë, Arben Imami në qeveri.

Imami ishte i vetmi i djathtë që bënte pjesë në një kabinet të majtë. Ai dha dorëheqjen nga qeveria e Fatos Nanos më 1998-ën, për arsye të një masteri jashtë vendit, por që në të vërtetë ishte një ftohje e tij me të majtën. Burime nga kampi demokrat paralajmërojnë një rikthim të Fatmir Mediut në qeveri dhe posti i ministrit të Bujqësisë pritet të ndezë përplasjen e radhës mes Jemin Gjanës dhe kryerepublikanit Mediu. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zgjedhur strategjinë e pritjes, duke deklaruar publikisht se do të rezervohet në vendime deri në muajin shtator, për të ndërtuar kabinetin e tij të ri. Për të shmangur shpërthimin e pakënaqësive, shefi i mazhorancës ka evituar çdolloj negociate me të vetët. Sipas zërave në kampin blu, shkak i kësaj shmangieje janë negociatat mes PD-së e LSI-së dhe demokratët që kanë ambicie për karrigen e ministrit duhet të presin muajin shtator.

 
kjo tregon se sa ju ha suma per popullin cdo gje behet per karrike
 
Po te ishte pune lopate e jo karrike a do ziheshin valle keto vampira :D ??? zgjohuni njerez zgjohuni se ka ren zilja e mengjesit ka koh ...
 
Po te ishte pune lopate e jo karrike a do ziheshin valle keto vampira :D ??? zgjohuni njerez zgjohuni se ka ren zilja e mengjesit ka koh ...

Po nuk u punon zilja njerezve....
Tani dua te shikoj se si do sillen??? Se me duket do ndodhe e njejta gje qe ndodhi me PS para sa kohesh....Hengshin kokat e tyre ishalla.
 
Puuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu. Ku ka tension tek PD mer?
Aty ka shtet, me liri dhe demokraci mendimi. Jo si tek PS qe shkarkohen njerzit pa prit e pa menduar nga Edvin Rama qe o kok qifuti duke na drejtuar ne Nje Tirane Thua se skemi ne SHqiptare.
PD njesh PD njesh PD njesh !
_________________________________________________________________________
By redi
 
Back
Top