Policia rumune ka ndaluar 19 anëtarë të një grupi ndërkombëtar që falsifikonte karta krediti bankare me veprimtari në Zvicër, Itali, Francë dhe Sh.B.A.
Drejtoria Kombëtare Kundër Krimit të Organizuar rumune ka kryer 23 tentativa arrestimi, shumica e tyre në qytetin Kraiova, sipas Gazeta de Sud.
Policia ka gjetur pjesë të rreme ATM, lexues kartash, 5 makina luksi, shumë para, 100 karta të klonuara, dokumenta që tregojnë transferta bankare, dhe të paktën një armë zjarri.
Policia kishte 9 muaj që monitoronte në fshehtësi bandën, dhe u vu në lëvizje pasi kishte kapur të martën një pako që përmbante 31 qarqe të vegjël të projektuar për të kapur dhe ruajtur në fshehtësi të dhëna nga kartat e kreditit duke u përdorur.
Viedoja e publikuar nga policia:
[youtube]Hl3LHWzHcbo&feature[/youtube]
S’është hera e parë që rumunët përfshihen në aktivitete të tilla, vetëm në muajt e fundit në Sh.B.A. janë arrestuar disa rumunë që përdornin skema të njëjta me këtë për të vjedhur para. krokodili.com