Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ndalohen festimet e ditës së Flamurit

Rama ndalon festimet për Ditën e Flamurit, s'ka ndodhur as në kohën e Duçes, Hitlerit dhe Milloshevicit! A jeni dakort me ndalimin ?

Miq e dashamirës, prej 112 vitesh shqiptarët e kanë festuar gjithnjë Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin e lavdishëm e të pavdekshëm. E kanë festuar edhe gjatë pandemisë së gripit spanjoll, e kanë festuar edhe gjatë pushtimit në Luftën e Parë Botërore. Kanë bërë luftën e Vlorës, 1920, me gripin spanjoll nëpër këmbë.

Por, e kanë festuar edhe gjatë pushtimit të Italisë së Duçes, biles me festime madhështore. Po ashtu edhe me trupat e Hitlerit ne çdo qytet.
E kanë festuar edhe nën pushtuesin serb e deri në kohën e Millosheviçit.

Festimet për Ditën e Flamurit nuk i ka ndaluar asgjë, as pandemitë, as tërmetet, as pushtimet, sepse ajo është ditë, që gjithë shqiptarët kudo në Shqipërinë Etnike dhe nëpër botë, festojnë bashkarisht.

Por ja që doli më në fund dikush që i ndalon, Edi Rama.

Po i njëjti person që lejon me dhjetëra njerëz të rrinë kafeneve e restoranteve, qendrave tregtare, biles edhe autobuzat, që i shohim plot, ka vendosur bllokimin e festimeve për Ditën e Flamurit.

Përveç ndalimit, jep edhe leksione patriotizmi, se kush nuk e feston është patriot, për i njëjti ''patriot'' gjendet kafeneve, restoranteve, qendrave tregtare dhe autobuzave bashkë me 50 a 100 të tjerë.

Nëse mendoni se festimet duhen bërë, te paktën duke lejuar 50 apo 100 veta në të njëjtin organizim festiv, atëherë ju lutemi shpërndajeni që të krijojmë një sa më parë një front të përbashkët presioni ndaj Ramës.

Nëse mendoni se Rama ka të drejtë, ju lutemi argumentoni pse 50 veta mund të rrinë në një restorant a kafene për qejfin e tyre dhe jo për festime.
Fondacioni Albania
 
Pa e lexuar temen fare se skam kohe te mjaftueshme.
Dmth eshte me e rendisishme dita e flamurit sesa shendeti jone?!
 
Ka gjithmonë rrugëdallje.
Këtu në DK këtë vit organizohet pranë detit, në ambient të hapur dhe deri 4 orë rrugëtim me veturë. Kur do, mundet gjithçka të bëhet e mundshme.


5EF549EB-63CF-4195-B290-BA173F7CB89F.jpeg
 
Po mire kane bere. Se di a do ndalojne ato te vitit te ri?
 
Epo tani,kete se shof si problem fare.
Bota po mbyllet e tera per mos ta kompensuar me jete njerzore.
Keshtu qe le te bejne dicka online,ku di une.
Por tubumet ,bashkimi i shume njerzve eshte me rrezik mes pandemise.
 

Dita e Flamurit/ Rama e Meta, bashkë në Vlorë por në distancim social, kryebashkiaku i Vlorës apelon: jo grumbullime​

-640-0-5fc114f9a3ecb.jpg

Ilir Meta dhe Edi Rama do të jenë nesër së bashku në Vlorë në një protokoll të përbashkët, por me distancim social për të kremtuar 108-vjetori i Pavarësisë, ku do të jetë prezent edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Kreu u bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka bërë thirrje që qytetarët të mos marrin pjesë në ceremoninë në sheshin e flamurit, e cila diktohet nga rregullat anti-Covid. Leli ka ndërmarrë një fushatë edhe në rrjetet sociale duke bërë thirrje që të shmangen grumbullimet.
“Më vjen keq që këtë vit, për ditët që identifikojnë Vlorën, nuk do të kemi festimin e përvitshëm. Sipas protokollit shtetëror, nesër, në 28 Nëntor, në ngritjen e flamurit, ora 10.00, do të jenë të pranishëm vetëm Presidenti i Shqipërisë, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Prefekti dhe Kryetari i Bashkisë. Jeni të lutur që në emër të shëndetit të të gjithëve, të mos krijoni grumbullime njerëzish! Festat do t'i gëzojmë sërish, si më parë, sot duhet të mbrojmë veten dhe këdo që kemi pranë!”, shkruan kryebashkiaku Leli në rrjetet sociale.
Tashmë Ruçi, Rama dhe Meta do të jenë së bashku e kjo për Ditën e Flamurit, duke e detyruar “të ulin armët”. Mes Ramës dhe Metës ka pasur përplasje të forta sa i përket çështjes së kontrollit të pandemisë së Covid, apo dhe për çështjet e tjera të nxehta të politikës. /GazetaShqip
 

Attachments

  • -640-0-5fc114f9a3ecb.jpg
    -640-0-5fc114f9a3ecb.jpg
    65.3 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5fc114f9a3ecb.jpg
    -640-0-5fc114f9a3ecb.jpg
    65.3 KB · Shikime: 0
Ju qaheni per festen e flamurit, ama kush qan kur nuk mund te shikosh familjen per nje vit te tere?!
Shendet te kemi pa festat aty jane!
 
2020 ja falim gjitha, vetem te rikthehemi ne normalitet vitin tjeter.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back